Kanceri i fshikëzës urinare

Më së shpeshti paraqitet te njerëzit e moshës mbi 65 vjet dhe karakterizohet me gjakderdhje të padhembshme, gjegjësisht gjak në urinë. Rreziku i faktor më i njohur për kancerin në fshikëzën urinare është pirja e duhanit.

 

Çfarë paraqet?

Fshikëza urinare është organ që e depoziton urinën nga veshkat deri te eliminimi i saj nga trupi. Sipërfaqja e brendshme e fshikëzës është e mbështjellë me një shtresë të caktuar të qelizave. Qëllimi i kësaj shtrese është ta mbrojë fshikëzën urinare nga ndikimet e urinës. Te kanceri i fshikëzës urinare këto qeliza fillojnë të shumohen në mënyrë të pakontrolluar dhe i zëvendësojnë indet e shëndosha.

Cilat janë simptomat?

Kanceri i fshikëzës urinare shpesh manifestohet me gjakderdhje të padhembshme në urinë. Megjithatë, kjo gjakderdhje mund të jetë e dukshme vetëm me mikroskop. Ndonjëherë mund të zbulohet në urinë krahas ekzaminimeve tjera. Shumë rrallë, por ndonjëherë djegia gjatë urinimit ka të bëjë me kancerin e fshikëzës urinare. Megjithatë, nuk ekzistojnë teste të cilat përdoren si skrining për kancerin e fshikëzës urinare.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

•Pirja e duhanit: llogaritet si faktor rreziku më i madh për zhvillimin e kancerit të fshikëzës urinare. Te duhanxhinjtë rreziku nga kanceri i fshikëzës urinare është dy herë më i madh se sa te ata që nuk janë duhanxhinj. Substancat kimike të cilat shkaktojnë kancer gjenden në tymin e cigareve, absorbohen përmes mushkërive në gjak, prej këtu filtrohen dhe arrijnë deri te fshikëza urinare. Prandaj këto substanca kimike përmbajnë efekte kancerogjene mbi fshikëzën urinare.

•Profesione të caktuara: tumoret e fshikëzës urinare shpesh paraqiten te të punësuarit në industrinë për ngjyra, punëtorët që punojnë me substanca kimike siç janë benzedini dhe betanftilamini, si dhe goma, lëkura, prodhuesit e tekstilit, molerët, makinistët, floktarët, vozitësit e kamionëve. Faktorët e rrezikut, bashkë me rrezikun nga pirja e duhanit, te profesione të caktuara në mënyrë drastike rritet.

•Faktorë tjerë rreziku: kanceri i fshikëzës urinare paraqitet në moshën mbi 65 vjet. Për 4 herë më i shpeshtë te meshkujt për dallim nga femrat. Infeksioni kronik i traktit urinar, gurit në veshkë dhe në fshikëzën urinare, defekte të rralla të lindura të fshikëzës urinare, sasitë e pamjaftueshme të lëngjeve në trup, historia familjare e kancerit të fshikëzës urinare, pirja e ujit me arsen, të gjitha këto numërohen si faktorë rreziku në zhvillimin e kancerit të fshikëzës urinare.

Si diagnostikohet?

Kur ekziston gjakderdhje në urinë bëhen procedura diagnostifikuese moderne të fshikës urinare. Po ashtu, për diagnozën mund të ndihmojë edhe fitopatologjia urinare. Megjithatë, vlera diagnostifikuese e këtyre studimeve në diagnozën e tumoreve të fshikëzës urinare është më e ulët. Metoda më e mirë për këtë diagnozë është cistoskopia. Cistoskopia futet përmes kanalit të jashtëm urinar drejtpërdrejt në brendinë e fshikëzës. Ky është instrument në formë gypi me “dritë të ftohtë” dhe thjerra optike të inkorporuara, nëse vërehen disa ndryshime anormale, mjeku mund të marrë një copë nga indi. Me cistoskopi mundësohet diagnoza patologjike. Sipas rezultateve nga patologjia, mund të ketë nevojë për terapi plotësuese, trajtime.

Si mjekohet?

Sipas rezultateve nga patologjia, caktohet faza dhe stadiumi i sëmundjes, sipas çka caktohet metoda e mjekimit. Pa progresion në indin muskulor të fshikëzës urinare, mjafton të zbatohet TUR (BT) (mënjanimi i tumorit me metodë endoskopie). Më tej, pacientët kontrollohen me cistoskopi në intervale të rregullta. Vëzhgimi është i rëndësishëm pasiqë tumori i fshikëzës urinare përsëritet për 75 për qind në dy vitet e para. Te tumoret me rrezik të lartë duhet administrohet ilaç në fshikëzën urinare.

Tumoret që kanë avancuar deri te indi muskulor, por të cilët nuk janë përhapur në nyejt limfatike dhe organet mënjanohet me cistektomi radikale. Gjatë këtij trajtimi të fshikëzës urinare mënjanohet prostata dhe nyejt limfatike fqinje. Pastaj bëhet fshikëz e re urinare ku do të depozitohet urina e pacientit ose përdoret gyp që do të lidhet me qese dhe do të vendoset drejtpërdrejt në lëkurë. Te disa pacientë trajtimi përbëhet prej: intervenim kirurgjik, radioterapi ose hemoterapi.

Në mënyrë metastaze (nëse është përhapur në organet tjera ose nyejt limfatike) gjatë trajtimit të sëmundjes përdoret hemoterapia.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura