Kanceri metastatik i prostatës

Termi metastaza ka të bëj me procesin e përhapjes së kancerit jashtë pikës nisëse.  Atëherë kur kanceri i prostatës është përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit tuaj, mjekët thonë se kanceri është metastazuar. Sipas teorisë, kanceri i prostatës mund të përhapet në të gjitha pjesët e trupit, por në praktikë, shumica e rasteve të këtij kanceri shfaqin metastaza tek nyjet limfatike dhe kockat.  Mundësitë e trajtimit janë të njejta si me kancerin e prostatës, përveç rastit kur është bërë intervenim kirurgjik për heqjen e prostatës. Kanceri metastatik i prostatës, përfaqëson formën më të përparuar të kancerit, mund të trajtohet dhe të kontrollohet, duke e lehtësur në këtë mënyrë jetesën e njerëzve.  Shumica e meshkujve të cilët janë të prekur nga forma më e avancuar e kancerit të prostatës, bëjnë një jetë normale për vite me rradhë. Sipas Prof. Dr. Ljupco Lekovski, kirurg –urolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, qëllimi i trajtimit është që të mund të kontrollohen simptomat dhe të ngadalësohet procesi i rritjes së  kancerit.

Si përhapet?

Metastaza shfaqet atëherë kur qelizat e kancerit ndahen nga tumori dhe nëpërmjet gjakut dhe nyjeve limfatike  udhëtojnë drejt pjesëve të tjera të trupit.  Pas një periudhe ato ndalen në pjesë të caktuara të trupit, duke u ngjitur me ndonjë kapilar të vogël. Më pas, qeliza kancerogjene e depërton murin e enës së gjakut, dhe i ngjitet indit të parë që gjen. Këto shumohen dhe formojnë një enë të re gjaku, e cila dërgon lëndë ushqyese deri në vendin ku ndodhet tumori i ri. Përveç kockave dhe nyjeve limfatike, kanceri i prostatës mund të përhapet edhe në mushkëri, mëlçi, tru dhe në raste të rralla edhe tek gjendrat mbiveshkore, tek gjinjtë, sytë, veshkat, muskujt, pankreasi, gjendrat e pështymës.  Shumica e qelizave kancerogjene, të cilat janë ndarë nga qelizat primare, krijojnë tumore të reja. Pjesa tjetër e mbetur nuk mund të mbijetojnë në qarkullimin e gjakut, vdesin në vendin e tumorit të ri, ose mbeten joaktive  për vite me rradhë.  

Sa të mëdha janë shanset për zhvillimin e kancerit metastatik të prostatës?

Rreth 50% e meshkujve të cilët janë të diagnostikuar me kancer të prostatës, janë në rrezik për zhvillimin e kancerit metastatik të prostatës, gjatë jetës së tyre.  Gjetja në kohë e diagnozës dhe kryerja e trajtimit në kohë, mund ta ulin këtë normë. Një numër i vogël i meshkujve, madje nuk kanë të vendosur diagnozë deri në momentin kur kanceri është bërë metastatik.

Si diagnostikohet kanceri metastatik?

Kur të vendoset diagnoza e kancerit të prostatës, doktori do t’ju bëjë disa teste siç janë:

  • Radiografi
  • Tomografi kompjuterike
  • Rezonancë magnetike
  • Skanim të kockave

Me ndihmën e këtyre testeve, doktori mund të fokusohet në të gjitha pjesët e trupit tuaj, dhe të shikojë nëse është përhapur dhe ku është përhapur kanceri.  Në rast se keni simptoma, siç është përshembull dhimbja e kockave pa arsye, doktori juaj mund t’ju rekomandojë që të bëni skanim të kockave, gje e cila do të përcaktojë nëse keni kancer metastatik të kockave.

Në qendrën për onkologji dhe radioterapi në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është e disponueshme gjenerata më e fundit citostatike e cila jep rezultatet më të mira ë trajtimin e kancerit. Këto citostatikë bashkëkohorë, kanë më pak efekte anësore ndaj pacientëve, ndërkohë që efektet e trajtimit janë më të mëdha.  Gjithësesi, terapia rrezatuese kryhet me anë të akseleratorit linear TRILOGY, i cili ofron mundësi për  një terapi rrezatuese të saktë dhe efektive në trajtimin e kancerit.

Shpërndaj