Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Karcinoma e gjëndrës tiroide

Karcinoma tiroide shfaqet atëherë kur qelizat në gjëndrën tiroide pësojnë ndryshime gjenetike (mutacione). Zakonisht shfaqen nyje, të cilat mund të ndihen gjatë prekjes së lëkurës në qafë, por mund edhe të mos preket nëse shfaqet në dimensione të vogla. Nyja mund të ndryshojë madhësinë, ajo është e përbërë nga qeliza që ndryshojnë karakteristikat e tyre.  Është e nevojshme që të kryhen diagnostikime të tjera, siç është ekzaminimi ultrasonografik i gjëndrës tiroide, më tej skanimi i gjëndrës tiroide, si dhe biopsia me gjilpërë të hollë nën kontrollin e ultratingullit. Skenografikisht, nyjat mund të klasifikohen në të nxehta dhe të ftohta. Më seriozisht duhet të veprohet ndaj nyjave të ftohta pasi 15% e tyre mund të jenë kancerogjene.  Specialisti i mjekësisë nukleare Dr. Biljana Crcareva nga spitali klinik “Acibadem Sistina”, me rastin e muajit të karcinomës së gjëndrës tiroide, këshillon pacientët të cilët kanë nyje skenografike të ftohta të bëjnë biopsinë me gjilpërë të hollë, me qëllim për të përcaktuar nëse nyja është kancerogjene apo jo.

Llojet e karcinomës tiroide dhe trajtimi i tyre

Tipi i karcinomës papilare të gjëndrës tiroide është lloji më i shpeshtë.  80% nga llojet e përgjithshme të rasteve të diagnostikuara. Zakonisht diagnostikohet tek pacientët prej moshës 20 deri në moshën 50 vjeçare dhe për tre herë më shumë shfaqet tek gratë. Kancinoma mund të mos tregojë simptoma për vite (ndonjëherë mund të kalojnë edhe 30 vjet) pasi që zakonisht mbetet me madhësi në diametër nën 1 cm dhe ndodh që të mos rritet kurrë. Mund të vërehet rastësisht gjatë heqjes kirurgjikale të gjëndrës. Përcaktimi i këtyre nyjave gjatë ekzaminimeve parandaluese është përmirësuar gjatë viteve të fundit falë pajisjes ultrasonografike me sensitivet të lartë. Ky lloj i karcinomës trajtohet në mënyrë operative. Nëse bëhet fjalë për mikrokancer, më të vogël se 10 mm, pas operacionit, pacienti mund të vazhdojë vetëm me marrjen e barnave me hormone tiroide.  Por, në rast se karcinoma është me dimensione më të mëdha ose ndoshta është përhapur tek nyjat limfatike apo në organe të tjera, atëherë pacienti i nënshtrohet trajtimit me jod radioaktiv, zakonisht gjashtë javë pas operacionit.

Karcinoma folikulare tiroide– Ky lloj i karcinomës  zakonisht shfaqet tek gratë e moshës  40 deri në moshën 60 vjeçare dhe paraqitet  me 10%  të llojeve të përgjithshme të diagnostikuara të karcinomës. Në mes të karcinomave tiroide, karcinoma folikulare tiroide diagnostikohet në mënyrë më të vështirë.  Për të marrë vendimin nëse bëhet fjalë për sëmundje malinje është e nevojshme që të vëzhgohet nëse qelizat hyjnë në kapsulën e cila  rrethon  nyjën e përbërë nga qeliza normale.  Në rastet kur kapsula është e dëmtuar, bëhet fjalë për karcinoma folikulare,  ndryshe diagnostikohet si formacion beninj folikular. Trajtimi i këtij karcinomi është i njëjte me trajtimin e karcinomës papilare pra tireoidektomia e plotë.  Pavarësisht nga madhësia e këtij lloj karcinoma, pas operacionit pacienti trajtohet me jod radioaktiv.

Tumoret medulare bëjnë pjesë me 5% nga të gjitha karcinomat e diagnostikuara tiroide.  Tipi trashëgues i karcinomës medulare zakonisht shfaqet në moshën nga 1 deri në moshën 20 vjeçare, ndërkohë që tipi jotrashëgues, zakonisht shfaqet në formën e metastazave të gjëndrave limfatike.  Trajtimi është përsëri i njëjte me tireoidektomia të plotë me disekcion të nyjave limfatike. Pas operacionit, pacienti nuk trajtohet me jod radioaktiv, sepse qeliza e cila dallohet nga qelizat e tjera tiroide  nuk është e ndjeshme ndaj jodit radioaktiv.  Pacienti kontrollohet me kontrollin e nivelit të kalcitoninit në gjak dhe tumor markerin CEA.

Karcinoma anaplastike tiroide Ky lloj i karcinomës shfaqet  me 5%  nga të gjitha karcinomat tiroide.  Më shpesh shfaqet  tek personat më të moshuar (rreth moshës 60 vjeçare). Karcinomat papilare apo folikulare të cilat nuk kanë qenë trajtuar gjatë viteve në mënyrë të papritur ndryshojnë sjelljen e tyre biologjike duke u shndërruar shpejtë në karcinomë anaplastike tiroide.  Në raste të tilla operacioni nuk është opsion për trajtim.  Megjithatë,  vazhdon trajtimi me terapi radio-onkologjike  për shkak të përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientit.

Shpërndaj