A e mbron zemrën çokollata e zezë?
Sipas sondazheve të shumta, çokollata përmban antioksidantë të quajtur flavonoidë të cilat mund të ndalojnë kolesterolin e keq (LDL) që të shkaktojë arteriosklerozë. Kardiologët rekomandojnë që nëse hani çokolladë të zezë. Çokollada e zezë konsiderohet të jetë e dobishme për zemrën.
Cilat yndyrna e mbrojnë shëndetin e zemrës?
Vaji i ullirit luan një rol të veçantë për sëmundjet e zemrës dhe kancerit falë acideve yndyrore të ngopura. Kjo është për shkak të efekteve të antioksidantëve, polifenolit dhe veçanërisht oleuropenit të cilët gjenden tek vaji i ullirit. Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët konsumojnë 25 mg vaj ulliri në ditë kanë nivele të ulëta të kolesterolit të keq (LDL). Sipas studimeve të bëra në SHBA në lidhje me personat të cilët konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë kanë rrezik më të ulët për sëmundjet koronare.
A ndikojnë kilogramët e tepërt tek sëmundjet kardiovaskulare?
Të jesh mbipeshë është një rrezik i madh për sëmundjet koronare. Në vendet e zhvilluara, obeziteti është konsideruar si një problem i madh shëndetësor. Mbipesha është faktori kryesorë për rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe hipertensionit. Nëse meshkujt me mbipeshë trupore humbasin 10% të peshës së tyre, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%. Studimet shkencore tregojnë se humbja e peshës prej 5%, rrit cilësinë e jetës, zvogëlon rrezikun e diabetit dhe ka efekte pozitive në gjak. Indeksi ideal i peshës trupore duhet të jetë nën 25.
A është i mirë çaji për zemrën?
Çaji përmban flouride dhe mangan, të cilat janë dy mineralet më të rëndësishme. Gjithashtu përmban një substancë të quajtur katehinkoja e cila ndikon pozitivisht për shëndetin. Polifenolët në çaj stimulojnë enzimat jo toksike të cilat kanë efekt antioksidantë, pengojnë rritjen e qelizave abnormale, ulin nivelin e kolesterolit të keq (LDL), dhe ndihmojnë për rritjen e numrit të baktereve të favorshme në zorrën e hollë. Studimet e kryera kanë treguar se konsumimi i çajit 700 ml në ditë zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër me 11% . [shtë provuar se personat të cilët konsumojnë çaj jeshil, kanë një peshë normale trupore, jetojnë më gjatë dhe janë të mbrojtur shfaqja e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve malinje.