Fryrja e këmbëve ndodh si rezultat absorbimit të ujit tek nyjet dhe në pjesën e poshtme të këmbëve. Ekziston një numër i madh gjëndjesh dhe sëmundjesh të cilat shkaktojnë shfaqjen e ënjtjeve. Shkaqet më të shpeshta janë: mbipesha trupore, dobësimi i zemrës apo i veshkave, osteoartriti, cirroza, fraktura, të ushqyerit keq, presioni i lartë, reduktimi i funksionit të gjendrës tiroide, PMS, qarkullimi jo i mirë i gjakut, sëmundjet e enëve të gjakut … Nën ndikimin e hormoneve, ënjtjet shfaqen edhe gjatë shtatzënisë.
Shfaqja e ënjtjeve në këmbë dhe në shputat e këmbëve, është një ndjenjë e pakëndëshme e cila shkakton pengimin e lëvizjes së lirshme. Me praktimimin e këshillave të mëposhtme mund të kontribuoni në reduktimin e ënjteve dhe dhimbjeve të cilat shfaqen në pjenën e këmbëve dhe të nyjeve.
- Përdorni çorape mjekësore për shtrëngimin apo ngjeshjen e venave. Përdorimi i tyre do t’ju ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve dhe në parandalimin e absorbimit të ujrave në këmbë apo tek nyjet e këmbëve. Është e rëndësishme përzgjedhja e madhësisë së çorapeve, pasi ato nuk duhet t’ju shtrëngojnë së tepërmi.
- Mbajini këmbët në një nivel më të lartë. Gjatë qëndrimit ulur këmbët tuaja qëndrojnë poshtë, për këtë arsye, gjithmonë duhet të keni parasyshë që ti ngrini apo ti mbështetni ato në një nivel më të lartë në mënyrë që të keni një qarkullim më të mirë të gjakut. Pozicione të ndryshme të jogës (veçanërisht ai gjatë të cilit qëndroni shtrirë në dysheme me këmbët e ngritura dhe të mbështetura në murë) mund të ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes së tyre.
- Kryeni ushtrime. Qëndrimi në këmbë apo ulur në një vend, mund të rrisë shfaqjen e ënjtjes së këmbëve. Sporti i cili është veçanërisht i dobishëm dhe i cili rekomandohet për këtë problem, është noti.
- Reduktoni peshën trupore. Një nga faktorët kryesorë të rrezikut për shfaqjen e ënjtjes së këmbëve është mbipesha. Me reduktimin e peshës trupore , reduktoni edhe ënjtjet.
- Shmangni ushqimin e kripur dhe me erëza. Konsumimi i ushqimeve të kripura dhe me erëza, shkakton absorbimin e ujit në trup, duke bërë të mundur shfaqjen e ënjtjes.
- Shtoni magnez. Supozohet se marrja e magnezit zvogëlon mbajtjen e ujit në trup si dhe redukton dhimbjen e këmbëve.
- Mos vishni këpucë të ngushta. Nëse ndjeni se këpucët janë të parehatshme apo ju shtrëngojnë, atëherë zëvendësojini ato me një palë këpucë të tjera të rehatshme dhe që j’ua bëjnë ecjen më të lehtë. Këpucët e shtrënguara i shkaktojnë presion këmbëve duke shkaktuar dhimbje dhe ngadalësim të qarkullimit të gjakut gjë e cila rezulton me ënjte.
Në rast se ënjtja shfaqet vetëm në njërën këmbë, duhet menjëherë të kryeni kontroll tek mjeku, pasi kjo mund të jetë një nga shenjat e shfaqjes së trombozës së venës së thellë. Nëse përveç ënjtjeve shfaqen edhe fllucka apo plagë në këmbë, gjithashtu duhet të kontaktoni mjekun pasi mund të bëhet fjalë për shfaqjen e ndonjë infeksioni.