Kafeina mund të ketë ndikim pozitiv në organizëm, por në të njejtën kohë mund t’I shkaktoj atij probleme. Mësoni sa kafeinë është e nevojshme në ditë, dhe zvogëloni atë nëse e kalon dozën e nevojshme.
Nëse jeni të varur ndaj kafeinës, për zgjimin tuaj në mëngjes apo për të qënë aktivë gjatë ditës, duhet të dini që nuk jeni vetmit. Kafeina stimulon sistemin qendror nervor, lehtëson lodhjen, rrit përqëndrimin dhe ju mban zgjuar.
Kur duhet të filloni me zvogëlimin e dozes?
Për shumicën e njerëzve, doza mesatare e kafeinës është 200-300mg në ditë, ose 2-3 filxhanë kafe në ditë, dhe kjo nuk është e dëmshme. Megjithatë, për shkak të ndonjë rrethane, ju mund të keni nevojë të zvogëloni dozën apo të merrni në konsiderate heqjen dorë nga pirja e kafes. Pak më poshtë ju do të gjeni këshilla në lidhje me sasinë e kafes që duhet të pini:
Pini 4 apo më shumë filxhanë kafe në ditë
Konsumi I matur I kafes nuk do t’ju shkaktojë dëme, por konsumi I tepërt I saj mund t’ju shkaktojë efekte anësore të pakëndshme. Nëse pini 50-60mg kafe në ditë, mund të keni:
- Pagjumësi
- Nervozizëm
- Shqetësim
- Problem me stomakun
- Rrahje të shpeshta të zemrës
- Tension
Disa persona janë më të ndjeshëm ndaj kafeinës. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës mund të ndodhë që të keni efekte të pakëndshme edhe në doza të ulëta të saj, si shqetësime në trup apo pagjumësi. Sasia e kafeinës që merrni në ditë, ndikon në djeshmërinë tuaj ndaj saj. Personat të cilët nuk pijnë rregullisht kafe, janë më të ndjeshëm ndaj kafeinës se ata persona të cilët konsumojnë kafe rregullisht. Studimet tregojnë se meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës se sa gratë.
Nuk flini mjaftueshëm
Të rriturit kanë nevojë për 7-8 orë gjumë gjatë natës. Sigurisht, kafeina mund të ndikojë në mungesën e nevojës për gjumë. Shmangia e vazhdueshme e pushimit për shkak të obligimeve në punë, udhëtimet, stresi apo të konsumuarit tepër kafeinë, shkaktojnë mungesë të gjumit e cila akumulohet çdo ditë duke e bërë fjetjen akoma më të vështirë.
Nëse pini kafeinë me qëllim që të qëndromi zgjuar, mund t’i shkaktoni vetes probleme të padëshiruara. Me përdorimin e pijeve me përmbajtje të kafeinës, për shkak se nuk mund të qëndroni zgjuar gjatë ditës, shkurtoni gjatësinë e gjumit për të cilin keni nevojë të pushoni në mënyrë që më pas të jeni në gjendje për të funksionuar normalisht.
Mësoni ta kontrrolloni dëshirën tuaj për kafe
Reduktimi I dozes së përditshme të kafes apo heqja dorë krejtësisht prej saj, mund të jetë një sfidë e vërtetë, por justifikojeni atë për shkak të arsyeve të lartpërmendura, ose thjeshtë për të zvogëluar kostot. Heqja dorë e menjëhershme ndaj dëshirës dhe nevojës për kafe mund të shkaktojë dhimbje koke, lodhje apo nervozizëm. Por, për fat të mirë, këto simptoma zbuten shpejtë, madje zhduken plotësisht pas disa ditësh.
Në mënyrë që të hiqni dorë gradualisht nga varësia juaj ndaj kafes, duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme:
Lexoni deklaratat
Filloni të bëni kujdes me marrjen e sasisë të kafeinës të cilën e merrni gjatë ditës. Ndoshta numri është më I lartë nga ç’mendoni ju. Lexoni deklaratat me kujdes. Ndonjëherë numrat nuk janë të vërtetë pasi deklaratat e një numri të madh produktesh të cilat përmbajnë sasi të vogla kafeine, nuk e shënojnë numrin e sasisë të kafeinës, si psh: çokollata.
Zvogëloni sasinë e marrjes së kafeinës
Zvogëloni sasinë e kafeinës , por gradualisht. Për shembull: pini gjysëm filxhani kafe ose gjysëm gote pije të gazuar e cila gjithashtu përmban kafeinë. Mundohuni t’I shmangni kafet apo pijet me përmbajtje të kafeinës gjatë mbrëmjes. Në këtë mënyrë do ta përgatisni trupin tuaj dhe do ta mësoni atë me sasi të vogla të kafeinës, dhe do ta bëni trupin tuaj më pak të ndjeshëm ndaj efekteve negative të kafeinës , madje kështu do të arrini të hiqni dorë krejtësisht prej saj.
Pini kafe pa kafeinë
Shumica e pijeve të cilat nuk përmbajnë kafeinë kanë shije të njejtë me ato të cilat kanë kafeinë.
Bëni çaj më të hollë ose zëvendësoeni atë me bimorë
Kur bëni çaj, hiqeni më shpejtë qesen nga uji I nxehtë në mënyrë që çaji të mos jetë tepër I fortë, duke zvogëluar sasinë e kafeinës në të. Por, shumë thjeshtë ju mund të konsumoni çaj bimor pa përmbajtje të kafeinës.
Para se të blini diçka sigurohuni që të mos përmbajnë kafeinë
Disa analgetikë të cilat shiten pa recetë, përmbajnë kafeinë në përbërjen e tyre, madje deri në 130 mg në një dozë të vetme. Në vend të tyre kërkoni analgetikë të cilët nuk kanë përmbajtje të kafeinës në përbërjen e tyre.