Morrat janë insekte të vogla të cilat mund të shfaqen në kokën e njeriut. Ato ushqehen me një sasi të vogël të gjakut të cilën e thithin nëpërmjet lëkurës së kokës, dhe lindin vezë të vogëa të bardha të quajtura thërija. Shfaqja e thërijave, është tregues për praninë e morrave. Shumimi I tyre është quajtur pedikuloza.
Cilat janë simptomat e morrave?
Simptoma më e zakonshme për praninë e morrave në kokë është kruarja, sidomos në pjesën e prapme të kokës, afër veshëve – zonat në të cilat zakonisht jetojnë morrat. Kruarja intensive, mund të shkaktojë plagë në kokë dhe infeksion. Ndonjëherë mund të kalojnë 2-3 javë nga shumimi I morrave dhe pastaj të fillojë kruarja e kokës.
Si transmetohen?
Morrat e kokës nuk kërcejnë dhe nëk fluturojnë, ato përhapen nëpërmjet kontakti direkt kokë më kokë, dhe ndonjëherë nëpërmjet përdorimit të artikujve të njejtë me personat të cilët kanë morra (krëhër, shall, kapele, kapse flokësh apo llastik, jastëk, batanije, etj).
Sa të zakonshëm janë morrat e kokës?
Morrat e kokës shfaqen shpesh. Shfaqen tek 6-12 milionë njerëz në vit, por më të prekur janë fëmijët të cilët shkojnë në shkollë. Tek këta fëmijë, kontakti I afërt dhe ndarja e gjërave personale me njëri-tjetrin ndodh shumë shpesh. Më tepër të prekur nga ky insekt janë vajzat për shkak të flokëve të tyre të gjata,në krahasim me djemtë, por jo vetëm fëmijët e kësaj moshe janë të prekur nga morrat, sigurisht edhe më të rriturit ndodh që të kenë morra.
Si mund ti lokalizojmë dhe si duhet ti largojmë ato nga koka?
Nëse shikojmë nga afër, mund ti vërejmë thërizat ngjitur në flokë. Këto thëriza janë të ngjashme me zbokthin, por nuk mund të mënjanohen aq lehtë me anë të një furçe apo me larje, si në rastin e zbokthit. Morrat e rritur, lëvizin shumë shpejtë dhe për këtë arsye nuk është e lehtë të lokalizohen. Për ti larguar më lehtë ato, duhet të përdorni shapo të posaçme mjekësore dhe shpërlarës për flokët të cilat përmbajnë substanca të quajtura piretrin dhe mund ti merrni ato pa recetë. Përdorimi I krëhërit të shpeshtë ndihmon në largimin e thërijave nga flokët. Pas çdo larje të kokës me shapo kundra morrave, duhet të lani edhe krëhërat, kapelet apo peshqirët.
A mund të parandalohen morrat?
Parandalimi më I mirë është që të mos I ndani gjërat tuaja personale të përmendura më lartë, të shmangni kontaktet e drejtpërdrejta me personat të cilët kanë morra. Gjithashtu, nëse fëmija juaj ka morra, duhet të njoftoni në shkollë për mungesën e fëmijës për një periudhë të caktuar, derisa ta keni zgjidhur këtë problem me fëmijën, në mënyrë që edhe fëmijët e tjerë të mos kalojnë të njejtin problem.