Çfarë është pneumonia?
Shkurti është muaji i gripit, ftohjes por edhe i pneumonisë. Pneumonia është një inflamacion i fluskave të ajrit (alveolave) në mushkëri, dhe mund të shfaqet në një pjesë, segment ose në më shumë vende në të dy krahët e mushkërive. Shkaktohet nga mikroorganizma, zakonisht nga baktere por edhe nga viruse dhe myku i baktereve atipike (mikroorganizma të cilat kanë karakteristika të baktereve dhe viruseve). Përsa i përket pyetjeve nëse duhet të kemi frikë nga pneumonia, kur të kërkojmë ndihmë mjekësore dhe si të mbrohemi, përgjigje morëm nga dr. Kamelija Bushljetiq, pulmo-alergologe në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.
Mikroorganizmat në mjedisin e jashtëm, e thyejnë mbrojtjen normale të organizmit, nëpërmjet hundës, mukozës dhe rrugëve të frymëmarrjes të cilat me anë të sekretimit që prodhojnë i ngjitin mikroorganizmat në vetvete, dhe qimet të cilat ndodhen në hundë shërbejnë si mbrojtje për ti hedhur këto mikroorganizma në momentin kur e lëshoni frymën jashtë. Kur mikroorganizmat janë në një numër më të madh, ose mukoza është e dëmtuar nga tymi i cigareve , nga ndotësit e ajrit, irritues të ndryshëm kimik, nga infeksioni i mëparshëm viral (grip ose ftohje) apo nëse sistemi ynë mbrojtës është dobësuar, barrierat janë shpuar (depërtuar) alveolat janë acaruar dhe mbushen me lëng. Këto baktere të cilat ndodhen në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, në momentin e reduktimit të imunitetit, shtohen në mënyrë intenzive dhe zbresin në rrugët e poshtme të frymëmarjes, nga aty zbresin tek aveolat duke shkaktuar në këtë mënyrë pneumoni.
A duhet në ditët e sotme të kemi frikë nga pneumonia?
Sigurisht, ajo është shkaku i vdekjes së një milion fëmijëve nën moshën 5 vjeçare në vitin 2013. Kjo nuk ka ndodhur vetëm tek vendet në zhvillim por edhe tek vendet tashmë të zhvilluara. Në ditët e sotme, në kushtet spitalore ka më tepër raste të vdekjes nga pneumonia se raste të vdekjes nga ataku në zemër, 14 % kundrejtë 5%.
Si është e mundur kjo kur tashmë jetojmë në epokën e antibiotikëve?
Përdorimi i pakontrolluar dhe i papërshtatshëm i antibiotikëve, dhe krijimi i rezistencës ndaj tyre, çojnë në shfaqjen e pneumonisë. Edhe përdorimi i ilaçeve të cilat ulin imunitetin ka ndikim siç janë kortikosteroidet dhe citostatikët. Vazhdimi i jetës së njeriut, mosha mbi 65 vjeç, rrit rrezikun e pneumonisë për shkak të pranisë së sëmundjeve kronike tek kjo pjesë e popullatës, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, sëmundja e sheqerit, goditjet në tru, demenca dhe sëmundjet malinje.
Kur duhet të kërkojmë ndihmë mjekësore?
Në rast se keni më shumë se tre ditë temperaturë mbi 38 ° C, në rast se kollitja përkeqësohet, në rast se shfaqet ndjesia e mungesës së ajrit gjatë kohës kur jeni duke ngjitur shkallët të cilën nuk e keni patur më parë, në rast se keni përshpejtim të frymëmarrjes, në rast se keni dhimbje në kraharor gjatë marrjes frymë thellë apo gjatë kollitjes, nëse simptomat e ftohjes përkeqësohen me kalimin e kohës në vensd që të përmirësohen, por edhe në rast të përkeqësimit të sëmundjeve kronike, në raste të tilla duhet patjetër të kërkoni ndihmë mjekësore.
A mund të mbrohemi?
Po, para së gjithash duhet të fillojmë me mënyrën e shëndetshme të jetesës. Është e nevojshme larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht para ngrënies pasi nëpërmjet duarve mund të futen në gojë apo në hundë shkaktarët e pneumonisë, dhe duhet të flini të paktën 7 orë në ditë. Tregoni më tepër kujdes gjatë gripit apo ftohjes, për shkak se shpesh këto kushte virale mund të përparojnë dhe të shkaktojnë pneumoni, apo të ndiqet nga një infeksion bakterial. Është e rëndësishme që të kryhet edhe vaksinimi vjetor kundra gripit, si dhe vaksinimi kundër baktereve pneumokok tek të gjithë personat mbi moshën 65 vjeçare, por edhe tek personat më të rinj të cilët kanë sëmundje kronike e cila rrit rrezikun e shfaqjes së pneumonisë pasi ajo çon në përkeqësimin e sëmuindjeve kronike, dhe mund të jetë edhe shkak i vdekjes. Asnjëherë nuk duhet ta nënvlerësojmë pneumoninë për të cilën më parë mendonim si ishte vetëm pjesë e historisë mjekësore. Pneumonia është një gjendje e cila kërkon metodë dhe zgjidhje të re dhe kërkon vlerësim të shpejtë të rrezikut dhe intervenimit.