Cili është ndryshimi midis rinitit alergjik dhe të ftohtit?

Jemi në pranverë, dhe temperaturat janë në rritje, ndërsa juve ju janë zënë hundët apo ju rrjedhin hundët ujë, teshtini shpesh dhe ju rëndon koka. Gjëja e parë që do të mendoni është se jeni ftohur. Por këto simptoma paralajmërojnë dhe inflamacion në mukozën e hundës – rinitit alergjik.

Riniti alergjik është një inflamacion kronik I mukozës së hundës I cili manifestohet me simptoma të ngjashme me të ftohtin.

Jemi në pranverë, dhe temperaturat janë në rritje, ndërsa juve ju janë zënë hundët apo ju rrjedhin hundët ujë, teshtini shpesh dhe ju rëndon koka. Gjëja e parë që do të mendoni është se jeni ftohur. Por këto simptoma paralajmërojnë dhe inflamacion në mukozën e hundës – rinitit alergjik.

Riniti alergjik është një inflamacion kronik I mukozës së hundës I cili manifestohet me simptoma të ngjashme me të ftohtin.

Këto simptoma janë të shkaktuara nga reaksioni alergjik I alergeneve, nga të cilët më të njohur janë: poleni, pluhuri në ambientet e brendshme, qimet e kaqfshëve, dhe të tjera si këto. Për disa persona, këto simptoma janë të pranishme përgjatë gjithë vitit, ndërkohë që për disa të tjerë, situate përkeqësohet në periudha të caktuara të vitit (pranverë, vjeshtë).

Ekzistojnë dy teori për shfaqjen e rinitit alergjik, higjenike dhe ekologjike.

Teoria higjenike bazohet në ekspozimin e pamjaftueshëm të organizmit ndaj infeksioneve bakteriale dhe virale.

Teoria ekologjike është e bazuar në ekspozimin e tepërt ndaj  faktorëve të mjedisit të cilët janë alergenë potencial (psh: lëndë për ruajtjen e higjenës, ruajtja e kafshëve shtëpiake, niveli I lartë I konservantëve në ushqim, etj).

Cilat janë simptomat e rinitit alergjik?

Siptomat zakonisht shfaqen menjëherë pas ekspozimit ndaj alergeneve të veçanta, dhe manifestohen me:

–          Rrjedhje të ujshme të hundës
–          Bllokim të hundës
–          Teshtitje
–          Kollitje
–          Kruarje të fytit, hundës dhe mishrave të dhëmbëve
–          Ndjesi të mbushjes së sinuseve, dhimbje në pjesën e ballit dhe të mollëzave
–          Reduktim të ndjenjës së shijeve dhe aromave

Edhe pse riniti alergjik mund të ndodhë në çdo periudhë të jetës, ai zakonisht zhvillohet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Me kalimin e viteve, simptomat e rinitit alergjik fillojnë të zhduken tek shumica e personave.

Simptomat e rinitit alergjik mund:

  1. Ta dëmtojnë seriozisht cilësinë e jetës, dhe të ndikojë në aftësinë e kryerjes së detyrimeve të përditshme në punë apo në shkollë.
  2. Të ndikojë në cilësinë e gjumit, dhe I sëmuri zgjohet I pa ngopur me gjumë, I lodhur dhe I papërqendruar.
  3. Riniti alergjik çon edhe në përkeqësimin e shqetësimeve asmatike deri në ndryshimin e pjesës së brendshme të hundës dhe sinuseve me zhvillim të sinuseve dhe poliposit të hundës, si dhe rritje të rrezikut të zhvillimit të inflamacionit në vesh, veçanërisht tek fëmijët.

Si diagnostikohet riniti alergjik?

Në rast se dyshoni për rinit alergjik, është e nevojshme kryerja e një ekzaminimi klinik dhe endoskopi në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Si mund të shërohet?

Procedura bazë për shërimin e rinitit alergjik është shmangia e alergenit  nëse kjo është e mundur.

Parakusht themelor për këtë parandalim është përcaktimi I saktë I alergenit. Nëse bëhet fjalë për alergji të shkaktuar nga qimet e kafshëve, atëherë nuk duhet të ruani kafshë shtëpiake në ambientet tuaja të banesës. Nëse bëhet fjalë për pluhur në ambientet e brendshme të shtëpisë, duhet të siguroni të paktën një pastrim minimal të ambjetit ku jetoni. Pastrim të rregullt me një leckë të lagur pa pasur nevojë të përdorni substanca kimike të cilat zakonisht përdoren për pastrim.

Për alergjitë e shkaktuara nga poleni (që gjenden tek lulet) rekomandohet që gjatë procesit të lilëzimit në pranverë t’I mbani mbyllur dritaret dhe të ventiloni me kondicioner me filtra të posaçëm për polen. Gjatë shfaqjes së simptomave duhet menjëherë të merrni terapinë e duhur.

Për format më të rënda përveç antihistamineve  përdoren edhe  preparate kortikosteroide në formë spraji.  Pikat për hundën duhet të përdoren për një kohë të shkurtër (disa ditë), kur simptomat janë më të theksuara.

Shpërndaj