Prerja cezariane paraqet lindje me operacion kirurgjikal, ku nën anestezi të përgjithshme, epidurale ose spinale, zakonisht me prerje transversale në pjesën e poshtme të stomakut, nxirret foshnja. Me rritjen e përqindjes së prerjeve cezariane rritet edhe numri i përsëritjes së këtyre ndërhyrjeve. Shtatzënia dhe lindja pas çdo prerjeje cezariane janë të lidhur me rrezik të rritur si për nënën ashtu edhe për fëmijën, shpjegon Dr.Mirosllav Temelkovski.
Ndërhyrja zgjat rreth 20 minuta deri në gjysmë orë. Foshnja zakonisht nxirret nga 4 deri në 5 minuta nga fillimi i ndërhyrjes. Prerja cezariane paraqet një ndërhyrje komplekse kirurgjikale, prandaj për shërim të plotë nevojiten disa javë. Pacientja pas lindjes qëndron në spital tri deri në pesë ditë.
Komplikimet gjatë çdo prerjeje cezariane
Në dekadën e fundit numri i lindjeve natyrore ulet, ndërsa rritet numri i lindjeve me prerje cezariane. Çdo ndërhyrje kirurgjikale është me rrezik të rritur, ashtu që edhe gjatë lindjes së dytë me prerje cezariane ekziston një rrezik të rritur për nënën dhe frytin. Rritet morbiditetit dhe mortaliteti te nënat për dy herë në raport me lindjen natyrore.
-Infeksionet- me incidencë të rritur për më shumë se 15 për qind, siç janë endometrisi, dehiscenca e fascisë dhe plagës, si edhe infeksionet e traktit urinar.
-Tromboembolia në një deri në dy promilë paraqitet te gratë shtatzëna, por rreziku është për tri deri në pesë herë më të madh gjatë prerjes cezariane. Këto janë: tromboza e thellë venoze dhe tromboflembitisi septik pelvik, që janë nga sëmundjet më të rënda dhe kërkojnë terapi afatgjate.
-Komplikimet siç kanë lëndimet kirurgjikale: çarja e uterusit, fshikëza urinare, zorrët dhe ureterit janë lëndime më të rralla, por janë komplikime serioze. Atonia e fshikëzës urinare është për dy herë më të zakonshme për dallim nga pacientet pas lindjes natyrore.
-Komplikime anesteziologjike: atonia e uterusit , funksioni i vonuar i zorrëve, atonia e fshikëzës urinare, placenta accrete-percreta ( placenta e ngjitur gjatë shtatzënisë së ardhshme) janë komplikime serioze që e rrezikojnë jetën e gruas shtatzëne. Heqja e mitës pas lindjes së dytë me prerje cezariane nuk është një intervenim shume e shpeshtë por është një ndërhyrje shumë serioze.
Rritet numri i prerjeve të përsëritura cezariane
Përqindja e prerjes së përsëritur cezariane në botë është 80-90 për qind. Numri i rritur është për shkak të faktit se gjithnjë e më shumë gra vendosin të lindin pas moshës 30 vjeçare e madje edhe pas moshës së 40 vjeçare. Me këtë rritet përqindja për lindje të përsëritur me prerje cezariane gjatë shtatzënisë së ardhshme të kësaj popullatës.
Lindja me prerje cezariane në mënyrë të dyfishtë rrit qëndrimin e spitalit në raport me lindjen natyrore, prandaj me prerjen e përsëritur cezariane rriten edhe ditët për qëndrim në spital dhe paralelisht me këtë rriten edhe shpenzimet materiale. Kujdesi pas prerjes cezariane është më intensiv dhe më frekuent me që rriten shpenzimet për hospitalizim.