Kondicioneri duhet të ftohë ambientin tuaj, por jo juve

Gjatë temperaturave tepër të larta në periudhën e verës, qëndrimi në ambient të freskët ju relakson. Sapo mbërrini në shtëpi, menjëherë drejtoheni drejt telekomandës së kondicionerit. Gjetë periudhës së verës, rritet së tepërmi përdorimi i kondicionerit. Pothuajse  çdo shtëpi, vend pune apo makinë është e pajisur me kondicioner. Meqënëse, të tre këto hapësira janë pjesë e përditshmërisë në jetën tonë, formojnë një zinxhir të pashkëputur të qëndrimit në ambient të freskët  gjatë këtyre ditëve të nxehta të stinës së verës.

Gjatë temperaturave tepër të larta në periudhën e verës, qëndrimi në ambient të freskët ju relakson. Sapo mbërrini në shtëpi, menjëherë drejtoheni drejt telekomandës së kondicionerit. Gjetë periudhës së verës, rritet së tepërmi përdorimi i kondicionerit. Pothuajse  çdo shtëpi, vend pune apo makinë është e pajisur me kondicioner. Meqënëse, të tre këto hapësira janë pjesë e përditshmërisë në jetën tonë, formojnë një zinxhir të pashkëputur të qëndrimit në ambient të freskët  gjatë këtyre ditëve të nxehta të stinës së verës.

Kondicioneri gjithashtu redukton lagështinë

Një nga kushtet më të pashëndetshme është ajri i nxehtë dhe i lagësht. Kondicioneri jo vetëm që redukton temperaturën, ai gjithashtu redukton edhe lagështinë.  Por nuk duhet të harrojmë se po aq sa është i dëmshëm ekspozimi ndaj ajrit të nxehtë dhe të lagësht  po aq i dëmshëm është edhe ekspozimi i drejtpërdrejtë i ajrit të kondicionuar në trupin tuaj. Një nga gabimet më të mëdha gjatë ditëve të nxehta të verës është kalimi i menjëhershëm nga një mjedis shumë i nxehtë në një tjetër  shumë të ftohtë.  Kjo mund të jetë tepër e rrezikshme për shëndetin e njeriut, pasi në këtë mënyrë rritet rreziku i shfaqjes së sulmit në zemër (atakut).  Gjithashtu, rrymat e ndryshme të ajrit, mund të shkaktojnë migrenë.

Temperatura e shkaktuar nga ajri i kondicionuar

Ajri i kondicionuar mund të shkaktoj shkaktoj dobësi dhe temperaturë trupore.  Temperatura e shkaktuar nga ajri i kondicionuar nuk do të thotë se keni infeksion. Kjo është një gjendje gjatë të cilës organizmi  është tepër i ndjeshëm ndaj baktereve të ndryshme. Myku dhe bakteret  gjenden në rezervarin e kondicionerit apo aparateve të tjera të ngjashme dhe nëpërmjet ajrit arrijnë  deri në mushkëritë tona. Temperatura e shkaktuar nga ajri i kondicionuar shfaqet si një sëmundje inflamatore vetëm disa orë pas ekspozimit. Simptomat e kësaj gjendje janë: temperaturë e lartë, ethe, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, lodhje, infeksion në traktin e sipërm respirator, etj. Terapia e përgjithshme dhe përdorimi i duhur i kondicionerit janë ilaçi kundër dhimbjeve duke e përmirësojnë gjendjen tuaj vetëm pas disa ditëve. Nëqoftëse gjendja juaj nuk përmirësohet apo përkeqësohet, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj .

Ndikimet negative të ajrit të kondicionuar

Përdorimi i pakujdesshëm i kondicionerit  mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, mund t’ju shkaktojë dhimbje koke, ngërç apo ngurtësim në pjesën e qafës apo të kurrizit, si dhe probleme të tjera si legionella e shkaktuar nga bakteret.

Çrregullime të shkaktuara nga ajri i kondicionuar:

Çrregullime të përgjithshme: dobësi, lodhje

Çrregullime të lidhura me sistemin nervor: dhimbje koke, mungesë të përqëndrimit, migrenë, paralizë në fytyrë

Çrregullime të sistemit musku-skeletal: ngurtësim në qafë dhe në kurriz, dhimbje dhe vështirësi gjatë lëvizjes (zakonisht prek ato zona të cilat janë më të ekspozuara ndaj ajrit të kondicionuar).

Infeksione dhe çrregullime të tjera të ngjashme: kolaps i papritur i sistemit imunitar dhe funksionimit të tij jo të mirë si rezultat i ndryshimeve të papritura të temperaturave të shkaktuara nga kondicioneri. Gjithashtu, mikroorganizmat me të cilat përballet organizmi të shkaktuara nga sistemet e ajrit të kondicionuar dhe të ventiluar, shkaktojnë sëmundje si Legionella pneumophila. Gjithashtu mund të shfaqen infeksione të veshit dhe sinuseve.

Probleme të tjera me sistemin e frymëmarrjes: personat të cilët vuajnë nga astma alergjike, sëmundjet kronike obstruktive pulmonare (HOBB), janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimit të papritur të nxehtësisë dhe të ftohtit.  Tek këta persona mund të shfaqet sulm i astmës. Këto probleme  und të shmangen duke pasur parasushë disa gjëra gjatë përdorimit të kondicionerit:

  • Gjatë përdorimit të kondicionerit, temperatura e dëshiruar në ambient duhet të arrihet gradualisht.
  • Nuk duhet të ekspozoheni drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar.  Kondicioneri nuk duhet të jetë asnjëherë  në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin. Mos harroni se roli i kondicionerit është që të ftohë ambienti dhe jo juve.
  • Nuk duhet ta neglizhoni pastrimin e kondicionerit. Në fillim të stinës së pranverës dhe vjeshtës thërrisni personin i cili merret me pastrimin dhe mirëmbajtjen e kondicionerit.  Nëse kondicioneri nuk ruhet siç duhet, temperatura dhe lagështia  e ambientit është më e lartë apo më e ulët se ajo që dëshironi. Gjithashtu, bakteret e mbledhura në filtër janë bazë e shfaqjes së sëmundjeve infektive.
  • Tregohuni të kujdesshëm gjatë përdorimit të kondicionerit në makinën tuaj. Temperaturat ekstreme dhe lagështia mund të dëmtojnë përqëndrimin  dhe reagimin e shoferit. Ky ndikim është veçanërisht i theksuar gjatë trafukut të madh apo udhëtimeve të gjata. Prandaj, përdoreni me kujdes kondicionerin në makinën tuaj. 

Shpërndaj