Kontrolli i rregullt gjinekologjik është i rëndësishëm në uljen e rrezikut të aborteve spontane

Aborti spontan është humbja e hershme e shtatzëninë para javës së 22-të të gestacionit. Megjithatë më shumë se 80% e aborteve ndodhin në javën e 12-të të shtatzënisë. Dr. Aleksandar Bojaxhiev, gjinekolog- obstetër shpjegon se rreth 12-15% e shtatzënive të konfirmuara përfundojnë si abort spontan. Rreziku për humbje të hershme të shtatzënisë rritet me moshën e gruas. Gratë mbi 35 vjeç kane rreth 20% risk, dhe ne moshën 40 rritet deri ne 40%, ne 45 vjeç arrin 80%. Një prej shkaqeve të rrezikut më të lartë të humbjes së shtatzënisë tek gratë shtatzëna më të moshuara konsiderohet cilësia më e dobët e qelizave vezore në vezoret, dmth. paraqitja e abnormaliteve të kromozomit në qelizat vezore, që normalisht bëhet me plakjen e gruas. Kjo tregon pse nënat më të moshuara janë me rrezik më të lartë të fitojnë foshnjë me anomali në kromozomet.

ME MOSHËN E GRUAS RRITET RREZIKU PËR ABNORMALITETE GJENETIKE

Shumica e rasteve të humbjes së hershme të shtatzënisë ndodhin për shkak të zhvillimit jonormal të shtatzënisë së bashku me abnormalitetet koromozomale ose gjenetike gjatë zhvillimit të embrionit. Më së shpesh bëhet fjalë për gabime sporadike ose mutaicione gjatë zhvillimit që nuk janë të trashëguar nga prindërit. Me moshën e gruas rritet rreziku për abnormalitete gjenetike. Më shpesh janë gabime të rastësishme në formimin e shtatzënisë që nuk do të thotë se do të përsëriten në shtatzëninë e ardhshme. Gati të gjitha embrionet kanë abnormalitete të tilla, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për paciente të reja ose më të moshuara, e ndërpresin zhvillimin e tyre akoma në fillim të shtatzënisë. Ky proces konsiderohet si kontroll i cilësisë ose selektim natyral dhe është më mirë të ndodhet në shtatzëninë e hershme sesa të zhvillohet një fryt me anomali. Vetëm në 2-4% të rasteve të aborteve spontane shkaqe janë çrregullimet gjenetike të trashëguara që vijnë si pasojë e çrregullimeve të kariotipit nga një prind ose nga të dy prindërit. Nëse ekziston dyshim për ndryshime trashëguese, atëherë bëhet kariotip nga të dy prindërit.
Përveç faktorëve gjenetikë, faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë humbjet e hershme të shtatzënisë janë: problemet me koagulimit të gjakut të çrregulluar tek nënat, faktorë anatomikë, probleme infektive, endokrinologjike si dhe ndikimet e mjedisit të jashtëm. Në shumicën e këtyre faktorëve mund të ndikojmë me terapi të drejtë për ta parandaluar përsëritjen e aborteve spontane.

FAKTORËT HEMATOLOGJIKË

Përqindja e madhe e shkaqeve për një abort spontan lidhen me çrregullimin e koagulimit të gjakut të nënës. Në shtatzëni të hershme zhvillohet procesi i formimit intensiv të enëve të reja të gjakut, si dhe proceset e koagulimit intensiv dhe fibrinoliza. Nëse kjo balancë pëson çrregullime formohen trombë në enët e gjakut të placentës dhe shfaqet gjakderdhja, që është një shkak për një abort spontan. Çrregullime të caktuara trashëguese në procesin e koagulimit tek nena rrisin rrezikun e trombozës dhe mund të shprehen veçanërisht gjatë shtatzënisë. Autoantitruoat e fosfolipideve janë përgjegjës për sindromën e ashtuquajtur sindorma antifosfolipide që mund të jetë shkaku për përfundimin e keq të shtatzënisë, siç është aborti spontan, insucicenca kronike e placentës me rritje të rregulluar intrauterine të frytit, abrupcioni (shkëputja e parakohshme e placentës) dhe vdekja intrauterine e frytit. Sistemi imun tek disa gra krijon antitrupa kundër disa yndyrave në gjak, të ashtuquajtur fosfolipide. Kjo e bën gjakun më të dendur, më ngjitës dhe të prirur ndaj mpiksjes. Ekzistojnë teste laboratorike për detektimin e defekteve koagulacione dhe antitrupave antifosfolipide. Nëse zbulohen si terapi jepet heparinë me peshë të ulët molekulare dhe Aspirin (veçanërisht ose se bashku në varësi nga gjetjet laboratorike).

FAKTORËT ANATOMIKË JANË NJË NGA SHKAQET KRYESORE PËR ABORTET SPONTANE

Vëllimi i trupit të mitrës mund të jetë i zvogëluar ose anormal për shkak të ndonjë anomali kongjenitale ose të fituar. Qafa e mitrës është një lloj mbështetje statike të shtatzënisë dhe mund të jetë e dobët ose insificiente si pasojë e ndonjë operacioni të mëparshëm (konizim). Anomalitë kongjenitale në mitër shfaqen si pasojë e moszhvillimit, mosbashkimit ose çrregullimet në procesin e formimit të organeve gjenitale tek gratë.
Kështu merren format e ndryshme të mitrës siç janë mitra njëbrirëshe, me dy brirë, të dyfishuar ose me septum. Këto gjendje i shkaktojnë infetilitetin, abortet spontane ose lindjet e parakohshme. Anomila më e shpeshtë është mitra me septum (perde). Septumi është me furnizim të keq të gjakut dhe nëse embrioni implantohet në të vend për shkak të ushqimit të keq shkaktohet aborti spontan. Diagnoza vendoset me ultrasonografi, histerosalpingografi HSG dhe laparoskopi. Në shumicën e rasteve trajtimi i anomalive bëhet në mënyrë kirurgjikale. Për korrigjimin e defekteve anatomike përdoren procedurat endoskopike si histeroskopia operatve ose laparoskopia. Nga anomalite e fituara në mitër më të sheshta janë fibroidet (miomët), polipet endometriale, si dhe pasojat e intervenimeve të caktuara kirurgjikale që shkurtojnë qafën e mitrës si konizimi dhe trakelektomia. Miomët janë tumore beninje dhe ekzistojnë disa lloje të ndryshme në varësi të lokalizimit të tyre. Jo të gjithë miomët shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë. Me rëndësi është madhësia e miomëve në lidhje me përsëritjen e aborteve spontane, por gjëja më e rëndësishme është lokalizimi i tyre. Miomët që deformojnë dhe zvogëlojnë hapësirën e kavitetit të mitrës mund të shkaktojnë çrregullim në implantimin dhe ushqimin e embrionit. Polipet endometriale zvogëlojnë kapacitetin e mitrës, shkaktojnë reagim inflamator kronik në kavitetin e mitrës, dhe me këtë krijojnë një mjedis të papërshtatshëm për implantim. Duhet të hiqen nëse diagnostikohen tek një grua me anamnezë të abortit spontan ose tek një grua që trajtohet për sterilitet.

INFEKSIONET BAKTERIALE DHE VIRUSALE

Infeksionet bakteriale dhe virusale janë faktori që mund të shkaktojë aborte spontane, por është edhe një prej faktorëve kryesor për lindjen e parakohshme dhe plasjen e parakohshme të ujrave. Ekzistojnë protokolle të definuar si të zbulohen dhe trajtohen në kohë me qëllim të përjashtohet përfundimi i padëshiruar.

MOSBALANCIMI I HORMONEVE KONSIDEROHET PËR NJË FAKTOR TË RREZIKUT

Çrregullimet e ndryshme në sistemin endokrin mund të jenë shkak për një abort spontan. Këtu janë përfshirë çrregullimet në funksionin e gjëndrës tiroide, diabeti i pakontrolluar, hiperprolaktinemia, insuficienca e trupit të verdhë (niveli i ulët i progesteronit). Përqindja e lartë e aborteve spontane diagnostikohet tek pacientet me sindromën e vezoreve policistike. Diagnoza vendoset me analizën laboratorike të gjakut për përcaktimin e nivelit të hormoneve të caktuara.

ME KONTROLLIN E RREGULLT GJINEKOLOGJIK MUND TË PARANDALOHET SHKAKU PËR ABORT

Duke njohur historinë e detajuar të pacientes me kontrollin e rregullt gjinekologjik dhe ultrasonografi ndihmon në zbulimin e shkakut që ndikon mbi abortet spontane. Më tutje bëhen teste të përshtatshme mikrobiologjike, endokrinologjikem hematologjike, imunologjike dhe gjenetike. Trajtimi bëhet sipas shkakut që i ka shkaktuar abortet spontane dhe nëse ka defekt anatomik duhet të korrigjohet në mënyrë kirurgjikale. Terapia hormonale me rekomandim të endokrinologut nëse ka mosbalancim në hormonet. Terapi antikoagulante me heparinë me peshë të ulët molekulare dhe asipirin në rastet e trombofilisë dhe sindromës antifosfolipide. Diagnoza e drejtë dhe terpia e caktuar janë të domosdoshme për një shtatzëni të suksesshme.

Shpërndaj