Kujdesi intenziv – një shans për jetën për pacientët në gjendje kritike

Departamenti i kujdesit intenziv është një nga segmentet më të rëndësishme të për një siptal të madh dhe bashkëkohorë siç është spitali klinik “Acibadem Sistina”.  Në departamentin e kujdesit intenziv trajtohen pacientë të cilët janë të sëmurë, të lënduar apo kanë komplikime të cilat mund ta vënë në rrezik jetën e pacientit.  Kjo njësi e veçantë përbëhet nga një staf I veçantë profesionistësh të trajnuar të cilët janë në dispozicion të pacientit 24/7, e ndjekin atë dhe në çdo moment janë të përgatitur për ta shpëtuar jetën e pacientit t sëmurë në gjendje kritike.

Departamenti i kujdesit intenziv është një nga segmentet më të rëndësishme të për një siptal të madh dhe bashkëkohorë siç është spitali klinik “Acibadem Sistina”.  Në departamentin e kujdesit intenziv trajtohen pacientë të cilët janë të sëmurë, të lënduar apo kanë komplikime të cilat mund ta vënë në rrezik jetën e pacientit.  Kjo njësi e veçantë përbëhet nga një staf I veçantë profesionistësh të trajnuar të cilët janë në dispozicion të pacientit 24/7, e ndjekin atë dhe në çdo moment janë të përgatitur për ta shpëtuar jetën e pacientit t sëmurë në gjendje kritike.

Monitorim i vazhdueshëm i të gjitha funksioneve vitale

Dr. Natalija Çakar Georgievska,anesteziologe,  shpjegon se pacientët e kujdesit intenziv  duhet të monitorohen vazhdimisht. Vetë fjala monitorim do të thotë, ndjekje të parametrave jetësore, domethënë ndjekje e vazhdueshme e presionit të gjakut, EKG, temperatura, si dhe ndjakje e furnizimit të gjakut me oksigjen. Përveç monitorimit 24 orësh të këtyre parametrave, monitorohet edhe marrja e përgjithshme e lëngjeve, diureza e përgjithshme, domethënë sasia e urinës në 24 orë. Gjithashtu, në varësi të gjendjes së pacientit, monitorihen edhe parametra të tjera.

Qasje multidisiplinare

Departamenti i kujdesit intenziv drejtohet nga një ekip mjekësh profesional dhe me përvojë, ku përfshihen anesteziologë, mjek për reanimim, si dhe infermiere të trajnuara posaçërisht dhe me përvojë në punën e tyre. Për shkak të gjendjes së rënduar të këtyre pacientëve është e domosdoshme prania e mjekëve  specialist në fusha të ndryshme, si: kardiolog, nefrolog, neurolog, transfuziolog, endokrinolog, mikrobiolog dhe nutricionist. I gjithë ky ekip kujdeset për ta shëruar dhe për ta mbajtur gjallë pacientin. “Ekipi i mjekëve  specialistë në fusha të ndryshme, është një segment i rëndësishëm  për të përmbushur të gjitha kriteret globale për trajtimin intenziv bashkëkohorë. Qasja multidisiplinare  ku përfshihen shumë specialist, mundëson  rritjen e përqindjes së pacientëve të shëruar, duke mundësuar gjithashtu uljen e rasteve të vdekshmërisë. Kjo qasje aplikohet prej vitesh në departamentin e kujdesit intenziv, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, ku shifrat tregojnë një linjë në rritje të trajtimit të suksesshëm të pacientëve” – shpjegon Dr. Çakar.  

       

Protokolle të rrepta në punë

Pajisjet mjekësore të cilat përdoren në njësinë e kujdesit intenziv  janë pajisjet  më të shtrenjta dhe më bashkëkohore, si rrjedhojë edhe vetë trajtimi në këto njësi në të cilat ruhet dhe shpëtohet jeta e dikujtë, kërkon më tepër fonde financiare. Në këtë njësi do të gjeni pajisjet më bashkëkohore për monitorimin e funksioneve vitale, respiratorë të cilët ndihmojnë për ruajtjen e frymëmarrjes, aparate për dializë, defibrilatorë deri tek dyshekë të veçantë prej uji dhe dyshekë me ajër. “Aparatët e shumtë të cilët përdoren në kujdesin intenziv mund të duken të frikshëm për pacintët dhe personat e tyre të afërt, por ato pajisje janë të domosdoshme për të mbajtur për ruajtjen e përditshme të pacientëve të cilët janë në gjendje kritike. Në këtë department çdo ditë mund të vërehet se sa ndikon teknologjia e avancuar, në shpëtimin e jetës së pacientit” – shpjegon Dr. Çakar, e cila thekson se përveç  pajisjeve, një segment tjetër tepër i  rëndësishëm është  zatimi I protokolleve të rrepta në punë, të cilat para së gjithash  lidhen me reduktimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve intra-spitalore.

Mbështetja na personat e afërt, pjesë e trajtimit

Për këta pacientë është shumë e rëndësishme mbështetja e personave të tyre të afërt, veçanërisht kur vijnë për ti vizituar dhe dëgjojnë zërin apo ndjejnë  prekjen e tyre.  Është e rëndësishme që pacientët dhe personat e tyre më të afërt, të informohen vazhdimisht për gjendjen dhe për rrjedhën  e trajtimit, si dhe për vazhdimin e trajtimit në kushtet e shtëpisë pas lëshimit nga spitali. Çdo pacient pas lëshimit nga departamenti i kujdesit intenziv, përgatitet dhe merr instruksione rreth kujdesit dhe trajtimit në shtëpi: cilat janë ilaçet që duhet të marrë në shtëpi, në çfarë doze, në çfarë mënyre dhe në çfarë orari duhet ti marrë, çfarë diete duhet të mbajë, si të përballet me dhimbjet, si ti mjekojë plagët, si të mbrohet nga infeksionet, çfarë ushtrimesh duhet të përdorë gjatë procesit të shërimit, si dhe si duhet ti përdorë pajisjet për rehabilitim.

      

Cilat sëmundje trajtohen në departamentin e kujdesit intenziv?

Kujdesi intenziv është një degë e mjekësisë e cila merret me diagnostikimin dhe trajtimin e gjendjeve të cilat janë të rrezikshme për jetën. Këtu bëjnë pjesë pacientët të cilët kanë marrë lëndime të rënda, siç është politrauma , që ka të bëjë me lëndimin e shumë organeve dhe sistemeve, me dëmtim të rrugëve të frymëmarrjes, lëndime në kraharor, me një seri frakturash në brinjë, dëmtim të veshkave, aritmi të zemrës potencialisht vdekjeprurëse, efekte komulative të dështimit të shumë organeve pas infeksioneve të rënda të quajtura sepsa. Gjithashtu kujdesi intenziv zbatohet pas përfundimit të operacionit të rëndu ku pacienti mendohet se nuk është ende në gjendje të qëndrueshme.

Parandalimi i infeksioneve intra-spitalore

Departamenti i kujdesit intenziv në “Acibadem Sistina” disponon 9 dhoma të veçanta ku  zbatohet monitorimi i specializuar dhe sofistikuar për shërimin e pacientëve.  Sipas statistikave zyrtare, ky system mundëson reduktimin e rrezikut të shfaqjes së infeskioneve intraspitalore , të cilat janë një kërcënim zerioz për shëndetin, veçanërisht atëherë kur gjendja  shëndetësore e pacientit është kritike.  Në departamentin e kujdesit intenziv gjendet edhe një dhomë  me sistemin e presionit negativ. Kjo dhomë është projektuar për izolimin e pacientëve të infektuar të cilët paraqesin rrezik për përhapjen e infeksionit. 

Shpërndaj