Kur duhet të bëni filmim të dhëmbëve

Një numër i madh i sëmundjeve të dhëmbëve dhe indeve përreth, nuk mund të zbulohen nëse nuk bëjmë radografi të dhëmbëve. Gjithçka që nuk mund të shihet me anë të këntrollit të thjeshtë stomatologjik, mund të shihet pikërisht me anë të kësaj procedure, duke filluar nga gjendja e dhëmbëve, rrënjët, vendosja e nofullës deri në përbërjen e përgjithshme të eshtrave të fytyrës. Ky mjet i rëndësishëm diagnostikues, ndihmon për përcaktimin e  pranisë dhe përcaktimin e sëmundjeve parodentale (mishrat), karies, absceset  dhe shumë shfaqje të tjera jonormale siç është cisti, tumoret si dhe për të treguar vendndodhjen e saktë të dhëmbëve të dëmtuar si dhe dhëmbëve të cilët nuk janë të zhvilluar plotësisht.

Radiografia është e rëndësishme për gjetjen e diagnozës

Pikërisht me dagnostikimin dhe trajtimin në kohë të dhëmbëve mund të kurseni kohën, paratë dhe momentet tuaja të pakëndshme. Nëse keni kancer të fshehur, radiografia mund t’jua shpëtoj jetën. Aparatët radiografikë bashkëkohorë sot lëshojnë një sasi shumë të vogël të rrezatimit.

Sa shpesh duhet të kryhet?

Sipas gjendjes së gojës dhe dhëmbëve tuaj, stomatologu duhet të vendosë nëse duhet të bëni fotografim të dhëmbëve. Sot, shumë shpesh kryhen fotografime dixhitale panoramike, me anë të të cilës stomatologu arrin të ketë një pamje të plotë të të gjitha dhëmbëve, gojës si dhe të kokës, qafës, nofullave, nyjeve dhe të sinuseve. Shpeshherë kjo procedurë stomatologjike përdoret edhe tek fëmijët e vegjël dhe adoleshentët, atëherë kur duam të shohim se si shkon procesi i rritjes së dhëmbëve , apo nëse ndonjë dhëmb është i bllokuar dhe rritet me vështirësi. Tek pacientët e rritur përdoret për të gjetur fushat e prishjes së dhëmbëve të cilat nuk mund të jenë të dukshme gjatë kryerjes së kontrollit normal, abscese, infeksione si dhe  para se të vendoset implant.

Fotografimi panoramik – standardi i artë

Fotgrafimi panoramik  3D sot është një standard i artë për planifikimin dhe përcaktimin e llojit të implantit i cili i përshtatet mësëmiri pacientit në të gjitha qendrat stomatologjike botërore. Kjo foto është e domosdoshme  për sigurinë e vendosjes së saj tek dhëmbët. Kjo teknologji e fuqishme mundëson pamje panoramike 3D me diagnozë të saktë për një kohë shumë të shkurtër. Në këtë mënyrë, stomatologu, ka mundësi të reagojë deri në thellësi të nofullës, ka mundësi ta përcaktojë trashësinë dhe dendësinë e kockës së dhëmbit  si dhe të zbulojë disa keqformime të caktuara të dhëmbëve.

Pamja panoramike 3D është e detyrueshme kur pacienti ka problem me dhëmbët e impaktuar (të cilët nuk mund të dalin apo rriten), dhëmbë të shtrembëruar apo kur pacienti ka problem me strukturën e dhëmbëve.

Shpërndaj