Kur ënjtja është një shenjë serioze në menopauz?

Ekziston një numër i madh simptomash të cilat janë të zakonshme tek gratë gjatë menopauzës.  Mungesa e ciklit menstrual është si rezultat I ndryshimit të hormoneve, dhe ky ndryshim reflektohet tek një numër i madh  ndryshimesh në trupin e femrës. Njëra prej tyre është tendenca e ruajtjes së ujit në trup. Mos u frikësoni, bëhet fjalë për një gjendje e cila nuk shkakton çrregullime të mëtejshme, por është e rëndësishme të dini se kur duhet të bisedoni me mjekun tuaj.

Ekziston një numër i madh simptomash të cilat janë të zakonshme tek gratë gjatë menopauzës.  Mungesa e ciklit menstrual është si rezultat I ndryshimit të hormoneve, dhe ky ndryshim reflektohet tek një numër i madh  ndryshimesh në trupin e femrës. Njëra prej tyre është tendenca e ruajtjes së ujit në trup. Mos u frikësoni, bëhet fjalë për një gjendje e cila nuk shkakton çrregullime të mëtejshme, por është e rëndësishme të dini se kur duhet të bisedoni me mjekun tuaj.

Ilaçe natyrale që ndikojnë në reduktimin e ënjtjeve

Një numër i madh i grave të cilat i ndjejnë simptomat e mbajtjes së ujit në trup, fillojnë menjëherë me pirjen e diuretikëve. Por, diuretikët e shkatërrojnë kaliumin I cili është tepër I rëndësishëm për organizmin e njeriut , pasi mungesa e kaliumit mund të shkaktojë shfaqjen e osteoporozës. Në vend të përdorimit të ilaçeve, provoni që ti çlironi simptomat  në formë natyrale.  Majdanozi , hithra, luleradhiqja, janë pjesë e dhuratës që na jep natyra dhe luajnë një rol tepër të madh në çlirimin e ujit nga trupi. Studimet kanë treguar se 10-20 pika luleradhiqe në ditë, janë të mjaftueshme për reduktimin e ënjtjes në trup.  Nga ana tjetër, luleradhiqja  luan një efekt pozitiv mbi veshkat, gjendrat mbiveshkore, mëlçisë, si dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Përveç ilaçeve, tek gratë në këtë periudhë ndihmojnë edhe ushqimet si misri, asparagus, kastraveci, shalqini (bostani) dhe rrushi.  Në këtë periudhë mund të ndihmojë edhe çaji (veçanërisht caji i zi) dhe kafja, porn ë doza të limituara.

Megjithatë, këshilla më e mirë është  të reduktoni  ushqimet e kripura , ushqimet me erëza,  ushqime e shpejta,  dhe është mirë që të filloni të merreni me ushtrime dhe  aktivitete fizike të kontrolluara.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Edhe pse mbajtja e ujit në trup është një simptomë e zakoshme tek gratë gjatë menopauzës, e cila lehtë mund të vihet nën kontroll, ka situata në të cilat ju duhet patjetër ta informoni mjekun tuaj.  Zakonisht, ruajtja e ujit në trup, bën të ndiheni të fryera, dhe të vëreni fryerje të gishtave dhe të barkut. Është e rëndësishme që në këtë periudhë të mund ti dalloni ënjtjet e shkaktuara nga ky problem nga ato të cilat sinjalizojnë gjendje më serioze.  Nëse vëreni se ënjtjet shfaqen në duar dhe në këmbë dhe janë të pranishme për më shumë se dhjetë ditë dhe nëse këto ënjtje shoqërohen me dhimbje, duhet menjëherë të bisedoni me mjekun tuaj.  Ai do t’ju thotë nëse është e nevojshme që të përdorni ilaçe të caktuara të cilat ndihmojnë në çlirimin e ujrave/lëngjeve të tepërta në trup.

Menopauza është ajo periudhë e jetës në të cilën shfaqen një numër I madh ndryshimesh në trupin e  gruas.  Mos hezitoni të bisedoni me mjekun tuaj për çdo ndryshim  dhe informohuni për gjithçka që mund t’ju ndodhë në mënyrë që të reagoni në mënyrën e duhur dhe të mund ta ndiqni trupin tuaj. 

Shpërndaj