Infeksionet fungale (të mykut) në këmbë, shpesh shfaqen gjatë periudhës së verës, dhe mjekët rekomandojnë që të mbahet një nivel i lartë higjenik dhe gjithmonë të vishni çorape sa herë që të provojnë këpucë të reja. Dermatovenerologët shpjegojnë se infeksionet fugale në këmbë transmetohen gjatë kontaktit me lëkurën e infektuar, apo gjatë kontaktit me objekte të kontaminuara si peshqiri, këpucët dhe seti i pasterilizuar i pedikyrit.
Ambienti i nxehtë dhe i lagësht në të cilin këmba është e ekspozuar gjatë stinës së verës për shkak të këpucëve të mbyllura dhe djersitjes së tepërt, është mjedisi ideal për shfaqjen dhe shumimin e infeksioneve fungale. Një ndër faktorët e rrezikut është kur njerëzit ecin zbathur nëpër vende me lagështirë. Ambientet si pishinat, saunat, WC-të publike, janë vendet në të cilat përhapen më shpesh këto infeksione – u shpreh Dr. Vesna Pljakoska, dermatovenerologe në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.
Mjekët shpjegojnë se ndonjëherë nuk mund të përcaktohet burimi i saktë i shfaqjes së infeksionit fungal, pasi simtomat mund të shfaqen pas një periudhe të gjatë, prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm në përzgjedhjen e kozmetikës dhe të përdorni set të sterilizuar pedikyri.
Për shkaqe higjenike, kur të provoni këpucë të reja, gjithmonë vishni çorape – shprehet Dr. Vesna Pljakoska. Ajo shpjegon se shfaqet edhe infeksion mikotik, zakonisht tek sportistët, pasi këmbët e tyre janë të nënshtruara ndaj ekspozimit të vazhdueshëm ndaj djerësitjes së tepërt. Simptomat e zakonshme të infeksioneve fungale tek këmbët janë: skuqje, kruarje, çarje ndërmjet gishtave, ndjesi pickimi, rrjepje të lëkurës. Infeksioni fungal mund të përhapet edhe tek thonjtë të cilët e ndryshojnë formën dhe ngjyrën e tyre dhe mund të shoqërohen edhe me një erë karakteristike. Ajo çfarë është e rëndësishme, sikurse me çdo sëmundje tjetër, është vendosja e saktë e diagnozës, e cila gjendet me anë të kontrollit klinik nga doktor i specializuar dhe me anë të shqyrtimeve të caktuara mikrobiologjike.
Sipas mjekëve, pacientët nuk duhet të vendosin vetë që të trajtohen me kremra dhe preparate të ndryshme, sepse me trajtimin e gabuar, gjendja mund të përkeqësohet më tepër.
Në praktikën e përditëshme, pacientët blejnë kremra me mëndjen e tyre, dhe ndonjëherë kjo gjë rezulton me sukses. Por shpesh, këto kremra e mbulojnë pamjen klinike reale, duke e komplikuar dhe duke e zgjatur më tepër trajtimin. Pacientët asnjëherë nuk duhet të përdorin terapi orale me mëndjen e tyre, për shkak të shfaqjes së efekteve anësore të rënda – u shpreh Dr. Pljakoska.
Ruajtja e higjenës kundër shfaqjes së infeksioneve
Dermatovenerologët këshillojnë që ti kushtohet vëmendje higjenës së këmbëve, për të parandaluar shfaqjen e infeksioneve fungale, trajtimi i të cilave, në varësi të pamjes klinike, mund të zgjasë deri në tre-katër muaj. Këmbët dhe thonjtë duhet të jenë të pastra dhe të thata, dhe pas çdo larje apo banje, duhet ti thani ato tërësisht edhe nëpërmjet gishtave.
Këpucët e mbyllura të zëvendësohen me këpucë të hapura, pasi në këtë mënyrë këmba do të mund të ajroset, dhe nuk duhet të vishni këpucë të ngushta, këpucët gjithmonë duhet të jenë të rehatshme, të përpunuara nga material cilësor dhe natyral të cilët nuk e krijojnë dhe as nuk e ruajnë lagështinë. Nëse gjatë ditës keni veshur këpucë dhe ju janë djerësitur këmbët, para se ti vishni ato përsëri lërini që të ajrosen të paktën 24 orë. Përdorni sprej antifungal ose pudër për të absorbuar djerësën e këmbëve – shprehet Dr. Pljakoska.