Me eCO2 mund të trajtohet çdo pjesë e trupit. Lazeri eCO2 ndikon në mënjanimin e rrudhave, linjave të holla të lëkurës, përmirëson pamjen e lëkurës, cilësinë e lëkurës, mbyll poret e zgjeruara dhe ndikon në tërheqjen dhe forcimin e lëkurës. Trajtimi me eCO2 jep efekt veçanërisht tek të gjitha llojet e shenjave ndër të cilat edhe shenjat e shkaktuara nga aknet.
Lazeri eCO2 është gjenerata më e re e lazerit të fraksionimit të dioksidit të karbonit, i cili kombinon teknologjinë e pjesshme me efektin e thellë ablativ të lazerit CO2. Trajtimi quhet ablativ sepse krijohen plagë mikroskopike për krijimin e kolagjenit të ri në lëkurë. Në krahasim me sistemet e ngjashme të lazerit CO2, lazeri eCO2 shkakton dëm më të vogël tek fibrat kolagjene në dermën retikulare.
Kolagjeni i ri krijohet 48 orë pas trajtimit
Pas 48 orësh nga momenti i trajtimit, procesi i ripërtërimit të shtresës sipërfaqësore të lëkurës është i plotë. Keratinocitet e reja lëvizin ngadalë nga shtresa themelore drejtë sipërfaqes së epidermës duke e normalizuar shtresën sipërfaqësore të lëkurës. Në të njejtën kohë, shtyllat mikroablative mbushen ngadalë me kolagjen të ri. Rritja e kolagjenit të ri e përmirëson në mënyrë të vazhdueshme lëkurën gjatë 3-6 muajve të ardhshëm. Tipari më i rëndësishëm i trajtimit me lazerin eCO2 është fakti që trajtimi prek 20% të lëkurës, nga ku 80% e saj mbetet e paprekur në atë zonë në të cilën bëhet trajtimi. Kjo fototermolizë selektive e sigurt e kombinuar me efektin kirurgjik ablativ të lazerit është shkak i arritjes së efektit klinik dermatit në krahasim me sistemet e tjera të lazerit. Lazeri eCO2 është një armë e fuqishme në trajtimin e shumë gjendjeve të lëkurës – rrudhat, shenjat, poret e zgjeruara, strive, siringomave (kokrra dhjamore mbi lëkurë), nishanët dhe rritjeve virale mbi lëkurë. Janë të reduktuara efektet anësore të tilla si rreziku i depigmentimit dhe shenjave, skuqjet afatgjata pas trajtimit dhe nevoja për të shmangur ekspozimin ndaj rrezeve të diellit për një periudhë të gjatë. Procesi i shërimit pas trajtimit është i shpejtë. Lazeri i ri i pjesshëm ablativ eCO2 ndikon në heqjen e rrudhave, linjave të holla në lëkurë, përmirëson pamjen e lëkurës, mbyll poret e zgjeruara dhe ndikon në tërheqjen dhe forcimin e lëkurës.
Shenjat
Zskonisht lazeri eCO2 përdoret në trajtimin e shenjave me origjinë të ndryshme. Tek shenjat përdoret energji më e lartë e rrezes. Me efektin ablativ të lazerit mbi lëkurë, indi i tepërt mënjanohet në mënyrë kirurgjike. Lazeri kalon dy herë përgjatë shenjës. Shumica e pacienttëve kanë përmirësim të ndjeshëm pas trajtimit të parë. Ndonjëherë janë të nevojshme 2-3 trajtime përsa i përket ndryshimeve në lëkurë. Intervali kohorë ndërmjet trajtimeve është 4-6 javë.
Terapia me lazerin eCO2 ka avantazhe të mëdha në krahasim me metodat klasike. Gjithësesi, është e nevojshme që trajtimi të jetë profesional. Gjithmonë gjatë përdorimit të kësaj metode duhet të merret parasyshë një nga rregullat bazë “non nocere” që do të thotë – fillimisht të tregohet kujdes në mënyrë që të mos dëmtohet pacienti.
Aknet
Aknet janë një gjendje e cila shfaqet në moshën e adoleshencës, por pasojat e kësaj gjendje shqetësojnë çdo moshë. Shenjat e shkaktuara nga aknet duhet të vlerësohen në mënyrën e duhur në mënyrë që të jepet terapia e duhur. Në vitin 2007 Goodman & Baron sygjeruan një klasifikim global të shenjave të akneve në katër faza. Faza e parë përbëhet nga hiperpigmentime dhe hipermakulat të cilat janë tepër të dukshme. Faza e dytë përbëhet nga atrofi e lehtë ose nga hipertrofia, por mund të mbulohen me preparate kozmetike. Faza e tretë përbëhet nga akne të kontrolluara atrofike ose hipertrofike të cilat nuk mund të mbulohen lehtë me anë të makiazhit (make-up) dhe mund të dallohen nga një distancë prej 50 cm. Sipas studimeve përkatëse, lazeri ablative eCO2 është trajtimi ideal për fazën e tretë të shenjave të shkaktuara nga aknet. Rezultatet fillestare të terapisë janë inkurajuese. Arrihet një përmirësim tepër i dukshëm në statusin dermatologjik gjatë përdorimit të eCO2. Dhimbja tek pacienti nuk ndihet aspak ose është minimale (para trajtimit aplikohet anestezi lokale). Është e mundur që të shfaqen efekte anësore afatshkurtra siç është shfaqja e skuqjes, ënjtjes dhe ndjesisë të djegies.
Stritë
Lazeri shkakton dhimbje nën sipërfaqen e lëkurës në formën e cilindrit të cilat organizmi i nxjerr nga lëkura, dhe në këtë mënyrë mënjanohet indi lidhës i vjetër dhe i dëmtuar. Efektet nga trajtimi mund të vërehet pas 5-10 ditësh. Në muajt në vijim rezultatet përmirësohen pasi edhe më tej krijohet indi lidhës i ri.
Pigmentimi
Me eCO2 mënjanohen pigmentimet nga lëkura të cilat janë shfaqur si pasojë e ndikimit të diellit. Mund të trajtohet çdo lloj pjesë e trupit e cila ka pigmentim. Lazeri kalon mbi zonën e pigmentuar, ndërkohë që zona e shëndetshme përreth nuk dëmtohet. Trajtimi nuk është i dhimbshëm. Të nevojshme janë tre trajtime. Avantazhi më i madh është se me eCO2 mund të mënjanohet pigmentimi në pjesën e duarve dhe të dekoltesë dhe nuk kërkon kohë për shërim, ndryshe nga trajtimet e tjera ku shërimi është i dhimbshëm, afatgjatë dhe me rezultate të dobëta.
Rrudhat përreth syve
Trajtimi ideal është pas moshës 30 vjeçare, ku rrudhet rreth syve bëhen më të theksuara për shkak të humbjes së elasticitetit të lëkurës. Lazeri i mënjanon rrudhat në mënyrë mekanike duke rritur elasticitetin e lëkurës. Zona në të cilën kryhet trajtimi është rreth syrit dhe kapakut të poshtëm, i cili përmirëson dhe rifreskon ndjeshëm pamjen e të gjithë syrit, duke e zhdukur pamjen e lodhur të syve. Trajtimi parashikohet që të eliminoj rrudhat e imëta dhe ato mesatarisht të mëdha, si dhe mënjanimin e ngjyrës së errët poshtë syve.
Efektet anësore nga trajtimi me lazerin eCO2
Deri tani nuk janë vërejtur efekte anësore serioze nga aplikimi i lazerit eCO2. Lazeri eCO2 nuk duhet të aplikohet tek pacientët të cilët momentalisht janë duke përdorur terapi antikoagulante, pacientët të cilët kanë infeksion aktiv në lëkurë, çrregullim imunologjik, për gratë shtatzëna dhe pacientët të cilët kanë karcinom në lëkurë në zonën në të cilën do të trajtohet me lazer. Në rast se tek pacienti shfaqen shenja keloide dhe në rast se merr retinoide gjatë 6 muajve të fundit, nuk rekomandohet aplikimi i lazerit eCO2. Lazeri eCO2 është një mjet i sigurtë dhe efektiv përsa i përket rinimit të lëkurës me rikuperim të pjesshëm të lazerit. Operatori lejon trajtimin minimalisht invaziv të kombinuar me ablatim më agresiv të indit në rast se është e nevojshme. Për shkak të ndikimit të fortë të dritës së diellit, nuk rekomandohet trajtimi me lazerin eCO2 gjatë stinës së verës.