Lëndimet më të shpeshta gjatë skijimit

Të reshurat e dëborës janë magnet për t’u kënaqur për të gjitha gjeneratat. Ata që me të vërtetë e duan borën, i gëzohen dhe kënaqen në atë. Por, para së të lëshohemi në sportet dimërore, së pari duhet ta dimë si të mbrohemi prej lëndimeve të mundshme.  

Të reshurat e dëborës janë magnet për t’u kënaqur për të gjitha gjeneratat. Ata që me të vërtetë e duan borën, i gëzohen dhe kënaqen në atë. Por, para së të lëshohemi në sportet dimërore, së pari duhet ta dimë si të mbrohemi prej lëndimeve të mundshme.  

Edhe pse skijimi sot është sport i cili është i kapshëm gjatë gjithë vitit, megjithatë, i njëjti bëhet veçanërisht atraktiv dhe interesant me ardhjen e dimrit dhe borës. Të reshurat e borës janë magnet për t’u kënaqur të gjithë, prej më të vegjëlve deri më të moshuarit, prej sportistëve rekreativ (skiatorëve, snoubordistët, biatlonët…) deri te sportistët profesionist. Të gjithë që me të vërtetë e duan borën, i gëzohen dhe kënaqen pafund, po jo gjithmonë dinë edhe si të mbrohen prej lëndimeve të mundshme.

PJESËT E RRËSHQITSHME, RREZIK PËR TË GJITHË

Duhet të keni kujdes që mos të lëndoheni jo vetëm kur rrëshqitni me skija, snoubord ose me sajë por edhe kur kënaqeni në natyrë duke shëtitur nëpër shpatet me borë. Terreni i rrëshqitshëm është rrezik potencial për secilin. Fëmijët, foshnjat, të rriturit, të gjithë duhet të jenë prezent dhe të kënaqen në shpatet me borë. Malet, qendrat për skijim, duhet të shfrytëzohen në mënyrë maksimale, ndërsa skiatorët qoftë rekreativ ose profesionistë, duhet të kujdesen si për veten ashtu edhe për sigurinë e tjerëve.

Shmanguni lëndimeve gjatë skijimit

Të gjithë që kënaqen në këtë sport para së gjithash duhet të kenë kujdes dhe të mbrohen vetë. Gjatë skijimit shpesh pësojnë nyejt e gjurit dhe ligamenti talofibular, ndërsa gjatë rënies mund të ndodhin edhe lëndime më të rënda të kokës, ekstremiteteve dhe boshtit. Pasojat mund të jenë të frikshme, për fat të keq ndonjëherë fatale. Nuk duhet të anashkalohen edhe lëndimet e kockave, muskujt dhe shumë shpesh ligamentet. Kini kujdes edhe ndaj lëndimeve të meniskut, palcës kockore të gjurit, si dhe lëndimit (këputjes) së ligamentit kruciat. Disa janë të shoqëruara me dhimbje, ënjtje dhe ndjenjën e jo stabilitetit në periudhën pas përfundimit me rekreacion, derisa gjatë lëndimit të ligamentit kruciat dhimbja është e drejtpërdrejtë, e fuqishme, e shoqëruar me ënjtje, gjegjësisht derdhje në gju, që paraqitet menjëherë pas lëndimit.  Shpesh ndodh gjatë skijimit të lëndoni edhe ndonjë pjesëmarrës në idilën dimërore. Mu për këtë krahas pajisjes adekuate dimërore, pajisja për skijim, si dhe mjetet mbrojtëse, duhet të jemi të vetëdijshëm edhe për mundësitë personale teknike-taktike.

KËNAQUNI, POR MOS E TEPRONI

Skijimi është sport në të cilin duhet të dini si të kënaqeni, në asnjë moment mos e sillni në pikëpyetje sigurinë personale dhe të tjerëve. Sporti është diçka që duhet të gjithë ta praktikojmë, ndërsa në dimër, megjithatë, skijimi është zgjidhja numër një, por me vërejtjen se duhet të dimë të mbrohemi.  

PRP metoda është trajtim revolucionar i kyçeve

Për jetë më të gjatë të kyçeve tona, PRP (Platelets Rich Plasma) metoda paraqet trajtim revolucionar i kyçeve me plazmë të gjakut personal të pasuruar me trombocite. Me ndihmën e kësaj metode për një kohë të shkurtër regjenerohet indi i dëmtuar në kyç. Trajtimi është i padhembshëm dhe efikas dhe pothuaj nuk ka reagime të padëshiruara pasi që përdoret gjaku personal i pacientit. Nëse vjen deri te lëndimi më serioz, Qendra spinale në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” mundëson trajtim kirurgjik dhe konzervativ të gjitha gjendjeve, sëmundjeve dhe lëndimeve të boshtit. Secili pacient fiton qasje multidisiplinore prej më shumë specialiteteve në fushën e traumatologjisë, neuro-radiologjisë, neurokirurgjisë, neuro-fiziologjisë, ortopedisë, anestezionit, onkologjisë, radioterapisë dhe fiziatrisë. 

Shpërndaj