Lexoni përmbajtjen e ushqimit para se ta blini atë

Etiketat nuk janë gjërat e vetme të cilat i vërejmë kur zgjedhim një produkt.  Etiketë e vogël, me gërma të imëta e ngjitur në një vend jo shumë të dukshëm, është shumë normale që të mos vërehet aspak.  Shumë prej nesh, shpesh nuk kuptojmë se çfarë shkruhet në të, dhe nuk dime se si ti kuptojmë përmbajtjet ushqyese të produktit. Shumë të tjerë, shpesh nuk janë të interesuar për të ditur se çfarë shkruan në etiketë. Por, etiketa është vendi ku në fakt ju mund të lexoni se çfarë do të konsumoni.  Cilët janë përbërësit, sa sheqer përmban, dhe shumë informacione të tjera të rëndësishme lidhur me produktin. Nuk duhet harruar se në etiketë keni të shkruar edhe informacione rreth temperaturës për ruajtjen e produktit në mënyrë  që ju të krijoni kushtet për ruajtijen e tij.

Informohuni

Në etiketë nuk do të lexoni se cila është sasia e rekomanduar e marrjes së sheqerit dhe yndyrës, por me siguri do të mund të lexoni se cila është sasia e sheqerit dhe yndyrës që përmban ky produkt.

Sheqerërat shtesë

Sheqerërat shtesë shtohen gjatë përgatitjes së produktit. Këtu bëjnë pjesë: sheqeri, shurupet, ëmbëlsues kalorikë dhe lëngje frutash të koncentruara. Nëse prania e tyre është më e vogël se 0.5 gram në etiketë mund të shkruhet 0 gr.

Studimet më të fundit rekomandojnë që personat e rritur dhe fëmijët mbi moshën 4 vjeçare, nuk duhet të shtojnë sheqer në ushqimin e tyre më shumë se 50 gram në ditë.  Për fëmijët nën moshën 4 vjeçare, doza e rekomanduar është maksimum 25 gram në ditë.

Është e rëndësishme që të dini se përdorimi i tepërt i ushqimeve të ëmbla edhe pse nuk përmbajnë suplemente shtesë të sheqerit, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj. Zëvendësojini këto ushqime me ushqime që përmbajnë fibra.

Lexoni përbërësit

Nëse dëshironi  të konsumoni ushqim të shëndetshëm, atëherë zgjidhni  ushqime të papërpunuara, sa më pak të përpunuara. Product më i shëndetshëm është ai, përbërësit e të cilit i njihni, të cilat organizmi i fëmijës tuaj mund ti përpunojë. Lista e gjatë e përbërësve shpesh është shenjë e cila tregon se ky product nuk është I mirë për fëmijën tuaj. 

Shpërndaj