Dhimbja e barkut është një problem i zakonshëm tek fëmijët. Zakonisht dhimbjet shfaqen për shkak të ndryshimit të ushqimit. Edhe pse prindërit shpesh janë në panik, duhet të dinë se në shumicën e rasteve dhimbja e barkut nuk është asgjë serioze. Por që të jeni të sikurt dhe të flini të qetë, gjëja më e mirë është që për çdo dhimbje të konsultoheni me mjekun pediatër. Në vijim do të lexoni shkaqet e dhimbjes së barkut:
Kapsllëku
Kapsllëku është një ndër shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së barkut tek fëmijët, veçanërisht tek fëmijët pak më të rritur. Manifestohet me dhimbje në pjesën e fundit të barkut. “Kapsllëku ëshfaqet si pasojë e ushqimeve të thata, frutave dhe perimeve të freskëta dhe fibrave bimore të pasura me kokrra. Nëse fëmija nuk mund të ketë jashtëqitje për disa ditë me rradhë dhe ka dhimbje barku, është mirë që ta vizitoni tek mjeku pediatër.
Infeksioni urinar
Infeksionet në traktin urinar janë gjithashtu një nga arsyet e shfaqjes së dhimbjes së barkut tek fëmijët. Më të shpeshta janë tek vajzat nga mosha 1-6 vjeç. Infeksioni urinar manifestohet me gjendje të sikletshme në kanalin urinar, por edhe me dhimbje dhe djegie gjatë urinimit. Gjithashtu, këta fëmijë ndjejnë nevojën për të urinur shpesh. Në rast se vëreni simptoma të tilla tek fëmija juaj, paraqituni tek mjeku pediatër i cili do të vizitojë fëmijën dhe do të kryej analizat e urinës dhe urinokulturës, në rast se do të vërehet prania e infeksionit urinar, do t’ju japë recetë me antibiotikë për shërimin e infeksionit dhe qetësimin e dhimbjeve të barkut.
Streptokoku në fyt
Streptokoku është infeksion i cili shkaktohet nga bakteria streptokok në fyt. Manifestohet me dhimbje fyti, ethe dhe dhimbje barku. Mund të shfaqen edhe të vjella dhe dhimbje koke. Është e nevojshme kryerja e brisit/mbjelljes në fyt, dhe në rast se rezultati tregon prani të bakteres streptokok, duhet të trajtohet me anë të antibiotikut.
Inflamacioni i apandesitit
Inflamacioni i apandesitit është shumë i rrallë tek fëmijët e moshës 3-5 vjeçare. Nëse fëmija juaj ka inflamacion të apandesitit, shenja e parë treguese është dhimbja abdominale konstante, më saktë në pjesën qëndrore përreth kërthizës, e cila gradualisht përqëndrohet në pjesën e poshtme të anës së djathtë. Nëse dhimbja zgjat për një kohë të gjatë, menjëherë duhet të paraqiteni tek mjeku. Trajtimi i vetëm është intervenimi kirurgjik.
Alergjia ndaj qumështit dhe produkteve të qumështit
Alergjia e produkteve të qumështit është reaksioni ndaj proteinës e cila është e pranishme tek qumështi, dhe manifestohet me dhimbje dhe ngërçe në pjesën e barkut, të cilat zakonisht shoqërohen me të vjella, diarre dhe shenja skuqjeje në lëkurë.
Shqetësimet emocionale
Shqetësimet emocionale, veçanërisht tek fëmijët në moshë shkollore, mund të shkaktojnë dhimbje të përsëritura në bark. Kjo gjendje është e rrallë tek fëmijët nën moshën 5 vjeçare, por mund të shfaqet në rast se fëmija përjeton stres të jashtëzakonshëm. “Simptoma e parë është dhimbja e cila shfaqet dhe zhduket në një periudhë 2 javore, e cila shpesh shoqërohet me situata tepër stresuese tek fëmija. Gjithashtu, fëmija mund të bëhet më i tërhequr. Në rast se vëreni një gjendje të tillë tek fëmija, përpiquni të gjeni se cili është shkaku dhe nëse fëmija ka përjetuar kohët e fundit një gjendje stresuese apo nëse është nën ndikimin e stresit (në shkollë ka për të kryer testim apo ndoshta apo ndoshta stresi ka të bëjë me sjelljen e bashkëmoshatarëve). Kërkoni ndihmë profesionale nga mjeku pediatër, i cili do t’ju ndihmojë që fëmija të bisedojë për problemet të cilat e shqetësojnë apo i shkaktojnë gjendje stresi.