Mamografia në moshën 40 vjeçare

Vetëkontrollet e shpeshta dhe kontrollet e rregullta mjekësore, ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe mundësinë e shërimit të tij të plotë. Dr. Maja Stojçevska Çapova, radiologe specialiste në “Acibadem Sistina” këshillon që çdo grua mbi moshën 30 vjeçare duhet të fillojë rregullisht me kryerjen e kontrolleve me ultratingull, ndërsa mbi moshën 36-40 vjeçare duhet të kryeni një herë në dy vjet kontroll mamografik të gjirit. Ky kufizim moshe vlen për ata persona të cilët nuk kanë asnjë rrezik në rritje.

Vetëkontrollet e shpeshta dhe kontrollet e rregullta mjekësore, ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe mundësinë e shërimit të tij të plotë. Dr. Maja Stojçevska Çapova, radiologe specialiste në “Acibadem Sistina” këshillon që çdo grua mbi moshën 30 vjeçare duhet të fillojë rregullisht me kryerjen e kontrolleve me ultratingull, ndërsa mbi moshën 36-40 vjeçare duhet të kryeni një herë në dy vjet kontroll mamografik të gjirit. Ky kufizim moshe vlen për ata persona të cilët nuk kanë asnjë rrezik në rritje.

Për mbartësit e gjeneve BRCA1 dhe BRCA2, si dhe për personat të cilët në familjen e tyre kanë pasur person të prekur nga kanceri i gjirit (dy ëse më shumë anëtarë të të njejtit trung familjar me kancer të gjirit, kancer ovarian apo të zorrës së trashë) duhet të fillojnë me kontrolle më herët se mosha e lartpërmendur. Për këta grupe të pacientëve, krijohet një kartelë personale kontrolli, në përputhje me rrezikun e llogaritur të pacientit.

Çfarë është mamografia?

Mamograf quhet aparati i cili prodhon rreze të buta. Ato janë rreze X me një dozë shumë të ulët të rrezatimit në krahasim me standardet e aparateve radiologjike, kanë një penetrim më të vogël, por janë veçanërisht të ndjeshëm dhe mund të zbulojnë madhësinë më të vogël të tumoreve të cilat nuk mund të dallohen me anë të prekjes dhe nuk shfaqin asnjë simptomë. Një përqindje e konsiderueshme e kancerit të gjirit, në fazën e tyre të hershme shfaqin vetëm mikrokalcifikate apo asimetri, entitete të cilat nuk janë të dukshme gjatë kontrollit me ultratingull. Mamografia është një metodë objektive, e cila e tregon plotësisht gjoksin dhe tashmë ky regjistrim në çdo moment mund të analizohet nga më shumë mjekë (opinion i dytë) pa i humbur informacionet e regjistrimit. Mamografia nuk mund të zëvendësohet me ultratingull, këto metoda në një periudhë të caktuar plotësojnë njëra-tjetrën. Studimet tregojnë se  tek gratë të cilat i përkasin moshës 50 vjeçare, gjatë kontrollit mamografik, mund të zbulohen 85% e ndryshimeve të cilat shkaktojnë kancer të gjirit, para se kjo masë të jetë mjaftueshëm e madhe për tu dalluar apo për tu ndjerë nga  vetë gratë. Madhësia mesatare e kancerit në momentin kur gruaja për herë të parë arrin t’i ndjejë është rreth 15 mm, ndërsa me anë të mamografisë mund të shihen që nga 2-3 mm.

Si bëhet regjistrimi?

Gjatë momentit të regjistrimit përdoret presion i matur/kontrolluar,apo e thënë ndryshe, gjiri shtypet ndërmjet dy pllakave, me qëllim që të zvogëlohet lëvizshmëria e artefakteve dhe të arrihet një pamje më e qartë, si dhe të zvogëlohet doza e rrezatimit.   Këshillohet që ky regjistrim të kryhet në gjysmën e parë të ciklit menstrual ( në këtë mënyrë shmanget mundësia e shtatzënisë së panjohur, si dhe kontrolli është më i rehatshëm). Doza e rezatimit e cila merret gjatë kontrollit mamografik, është e njejtë me dozën që merrni gjatë një fluturimi ndërkontinental. Gjithashtu, rekomandohet që në mëngjes, para planifikimit të kontrollit mamografik, të mos përdorni deordorant, pasi disa prej tyre mund të shkaktojnë artefakte (stimulojnë mikrokalcifikate të cilat mund të interpretohen gabimisht). Ekzistojnë më tepër parakushte për një mamografi cilësore, siç është aparati cilësor (i cila kontrollohet rregullisht), staf i cili është i trajnuar për të punuar me të, dhe sigurisht, doktorë me përvojë dhe të specializuar në fushën e diagnostikimit të kancerit të gjirit.

Qendra e gjirit në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është e vetmja qendër në të cilën mund të merrni një diagnozë dhe trajtim të plotë të sëmundjeve të gjirit, duke përfshirë edhe trajtimin kirurgjik, patohistologjinë, trajtimin onkologjik dhe radioterapeutik, si dhe kirurgjinë plastike dhe rekonstruktive. Pacientët trajtohen nga një ekip multidisiplinar, me shumë specialistë. Shqyrtimet kryhen në një atmosferë të këndshme, ndërsa marrëdhënia doktor – pacient është në nivelin më të lartë. 

 

Shpërndaj