Mbi 350 milion njerëz në botë të sëmurë nga diabeti

Sëmundja e sheqerit përhapet në mënyrë të pakontrolluar në të gjithë botën.  Sipas disa vlerësimesh, numri i të sëmurëve për momentin është rreth 387 milion njerëz, dhe në vitin 2035 ky numër pritet të rritet në 600 milion. Nga viti 2030, një nga dhjetë (1/10) të rritur do të vuajnë nga sëmundja e diabetit. Vitin e kaluar, në botë kanë vdekur rreth 5 milion njerëz nga sëmundja e diabetit dhe komplikimet e saj.  Sipas FND (Federata Ndërkombëtare e Diabetit), Maqedonia është një nga vendet me shkallë të lartë të kësaj sëmundje me rreth 10%.  Kjo do të thotë se në vendin tonë janë rreth 150.000 deri në 200.000 raste të diabetit.  Për pyetjet më të zakoshme rreth diabetit, biseduam me Prof. Dr. Çedomir Dimitrovski, endokrinolog.

Sëmundja e sheqerit përhapet në mënyrë të pakontrolluar në të gjithë botën.  Sipas disa vlerësimesh, numri i të sëmurëve për momentin është rreth 387 milion njerëz, dhe në vitin 2035 ky numër pritet të rritet në 600 milion. Nga viti 2030, një nga dhjetë (1/10) të rritur do të vuajnë nga sëmundja e diabetit. Vitin e kaluar, në botë kanë vdekur rreth 5 milion njerëz nga sëmundja e diabetit dhe komplikimet e saj.  Sipas FND (Federata Ndërkombëtare e Diabetit), Maqedonia është një nga vendet me shkallë të lartë të kësaj sëmundje me rreth 10%.  Kjo do të thotë se në vendin tonë janë rreth 150.000 deri në 200.000 raste të diabetit. Për pyetjet më të zakoshme rreth diabetit, biseduam me Prof. Dr. Çedomir Dimitrovski, endokrinolog.

Çfarë është sëmundja e sheqerit?

Sëmundja e sheqerit është pjesë e grupit të sëmundjeve kronike metabolike, e karakterizuar nga hiperglicemia (sheqeri i lartë në gjak). Sëmundja shfaqet atëherë kur qelizat beta të pankreasit nuk prodhojnë hormone insuline të mjaftueshme, ose atëherë kur muskujt, yndyra dhe qelizat e mëlçisë nuk reagojnë ndaj insulinës së prodhuar (rezistencë ndaj insulinës). Zakonisht, sëmundja e sheqerit ndahet në tip 1 dhe tip 2, diabet gestativ (diabet që shfaqet gjatë shtatzënisë) dhe disa lloje sëmundjesh më pak të zakonshme.

Cili është dallimi ndërmjet diabetit tip1 dhe tip2?

Diabeti tip 1 shfaqet tek personat më të rinj, nën moshën 40 vjeçare, dhe për kontrollin e tij është i nevojshëm trajtimi me insulinë. Diabeti tip 2 shfaqet tek personat më të mëshuar, të cilët janë mbipeshë, dhe mund të kontrollohet për një kohë të gjatë me anë të dietës diabetike dhe të tabletave. Ky lloj diabeti është progresiv dhe zakonisht pas një periudhe kohore edhe tek këta pacientë është i nevojshëm tratimi me insulinë.

A është mosha dhe mbipesha shkak për shfaqjen e diabetit tip2?

Është e vërtetë që mbipesha dhe mosha janë shkaqet kryesore të shfaqjes së kësaj sëmundje, por ekzistojnë edhe faktorë të tjerë rreziku siç është trashëgimia familjare e sëmundjes, përkatësia etnike dhe mënyra e jetesës. Tek mosha, përkatësia etnike dhe trashëgimia etnike nuk mund të reagojmë, por mund ta kontrollojmë mënyrën e jetesës. Kjo do të thotë se duhet të ushqehemi shëndetshëm, rrisim aktivitetin fizik, ta kontrollojmë stresin dhe të mos konsumojmë duhan.

Cilat janë të dhënat për diabetin tip1 në vendin tonë?

Nga të gjithë pacientët e prekur nga sëmundja e diabetit rreth 90% janë me tip 2, ndërsa 10 % janë me diabet tip 1. Në Maqedoni, të sëmurë me diabet tip 1 janë rreth 1500-2000 persona.

Cilat janë simptmat për shfaqjen e kësaj sëmundje?

Simtomat më të zakonshme mtë kësaj sëmundje janë urinimi i shpeshtë (veçanërisht gjatë natës), ndjenja e rritjes së etjes, rritja e oreksit, humbja e peshës trupore, lodhja, mpirja e gishtave të dorës dhe këmbëve, infeksionet e shpeshta.

Përse shumica e pacientëve me diabet tip2, nuk kanë diagnozë të hershme dhe nuk e dinë se janë të sëmurë?

Sepse një numër i madh i këtyre pacientëve janë asimptomatikë, sëmundja nuk shfaq simptoma. Diabeti tip 2 nuk je simptoma për vite me rradhë,  dhe mund të zbulohet rastësisht gjatë kryerjes së kontrolleve rutinë, ose kur të shfaqet ndonjë komplikim, siç është përshembull goditja në zemër apo në tru.

Si diagnostikohet diabeti?

Diabeti diagnostikohet në tre mënyra – me anë të përcaktimit të sheqerit në gjak  kur jeni të pangrënë (me stomak bosh), më pas me test të ngarkesës orale me glukozë, dhe me anë të metjes së hemoglobinës A1c (sheqeri i lidhur me hemoglobinën). Vlerat normale për A1C janë nën 5.7%, nëse vlera është 5.7% -6.5% atëherë është e mundur që pacienti të jetë në një gjendje paradiabetike, që do të thotë se ekziston mundësia që pacienti të vuaj nga diabeti i vërtetë. Pacientët me A1C mbi 6.5% jan ë të sëmurë nga diabeti.

A duhet që pacientit ti jepet menjëherë terapia e insulinës apo duhet ti jepet terapi me tableta? A varet terapia nga lloji i diabetit?

Në varësi të llojit të diabetit përcaktohet edhe dhënia e terapisë. Pacientët të cilët vuajnë nga diabet tip1 janë të varur nga insulina dhe gjithmonë duhet të trajtohen me insulinë, ndërsa pacientët me diabet tip2 mund të trajtohen me tableta, në shumë raste edhe me insulinë.

Cilat janë pasojat nga mostrajtimi i sëmundjes së diabetit?

Sëmundja e sheqerit shfaq dy lloje komplikimesh – akute dhe kronike.  Tek rastet akute, pasoja më e zakonshme është diabeti ketoacidoza dhe hipoglikemija (niveli i ulët i sheqerit në gjak). Komplikimet kronike shfaqen për shkak të mos rregullimit të sheqerit në gjak për një periudhë më të gjatë kohore, kjo shkakton komplikime mikrovaskulare (dëmtim të enëve të vogla të gjakut në sy, nervave dhe komplikime mikrovaskulare (dëmtim të enëve të mëdha të gjakut – infarkt në zemër, goditje në tru dhe gangrenë në gjymtyrët e poshtme).

Dr. Dimitrovski,  cila është këshilla juaj për pacientët me sëmundje të diabetit?

Fillimisht, duhet ti dëgjojnë këshillat e mjekëve të tyre, dhe ti përmbahen terapisë që i’u është dhënë, si dhe ta masin në mënyrë të rregullt nivelin e sheqerit në gjak në kushtet e shtëpisë. Më pas, pas çdo kontrolli tek mjeku, duhet ta masin peshën trupore dhe presionin e gjakut. Çdo 3-4 muaj të bëjnë përcaktimin e A1C, dhe një herë në vit të kryejnë kontroll të fundusit të syve, ekzaminim të plotë të këmbëve,  yndyrës në gjak, kreatinit në gjak dhe albuminës në urinë. Duke pasur parasyshë se një numër i madh i pacientëve përdorin terapi me insulinë dhe në të njejtën kohë drejtojnë automjete, në rastet e shfaqjes së hipoglikemisë (nivelit të ulët të sheqerit në gjak), aftësia e tyre për të drejtuar automjet bie ndjeshëm. Për këtë arsye do ti këshilloja:

  • Ta kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak para se ngasin automjet, madje edhe për distancet më të shkurtra, dhe në mënyrë të detyrueshme çdo dy orë gjatë distancave më të largëta.
  • Nëse niveli i sheqerit është nën 4.0 mmol / L të marrin karbohidrate me anë të gojës (psh. Pak sheqer ose glukozë në formë tablete) dhe ta shtyjnë udhëtimin (dhënien e makinës) për të paktën 45 minuta.
  • Nëse niveli i sheqerit në gjak është nën 5.0 mmol/L para se të ngasin automjet duhet të marrin një tabletë glukoze dhe më pas ta ngasin automjetin.
  • Në automjet duhet të mbajnë gjithmonë sheqer ose tableta glukoze, në mënyrë që ti trajtojnë simptomat e hipoglikemisë, në rast se ato shfaqen gjatë momentit kur jeni duke drejtuar automjetin.
  • Ta ndalojnë automjetin në rast se simptomat e hipoglikemisë zhvillohen më tepër, dhe të lejojnë që dikush tjetër ta drejtojë automjetin.

Shpërndaj