Mbroni veten dhe familjen tuaj nga helmimi me salmonella

Mënyra se si përgatitni ushqimin, kontakti me kafshët I cili mund të jetë burim kryesor i salmonelës dhe të ushqyerit me ushqim  me origjinë dyshuese, mund të jetë një nga arsyet kryesore për helmimin me salmonela.

Salmonela është një bakterie e cila sulmon sistemin e zorrëve dhe shkakton helmim nga ushqimi. Simptomat mund të jenë të lehta, porn ë disa raste helmimi është aq I rrezikshëm saqë mund të kërcënojë edhe jetën.

Lexoni këshillat tona se si duhet të mbroheni ju dhe familja juaj nga helmimi me këtë bakterie të rrezikshme.

Burimet e salmonelës

Burim I shfaqjes së salmonelës mund të jetë ushqimi  me origjinë shtazore si mishi, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit. Prodhimet e detit  janë gjithashtu një nga burimet e kësaj bakterie, por nuk është e thëne se ajo nuk gjendet tek frutat dhe perimet. Shumë shpesh, si burim kryesor I salmonelës është majoneza, akullorja dhe produkte të tjera të ngjashme, veçanërisht gjatë periudhës së verës nëse ato nuk ruhen në temperaturën e duhur.

Ushqimet të cilat janë të lara siç duhet dhe të përpunuara termikisht  janë të sigurta për tu konsumuar

Gjithmonë praktikoni që frutat dhe perimet para se ti konsumoni ti lani mirë. Shmangni ushqimet të cilat kanë pamje dhe shije të dyshimtë, veçanërisht duhet të shmangni ushqimet të cilat mund të jenë burim I salmonelës gjatë periudhës së epidemisë. Përpunimi i  duhur termik I ushqimit është mbrojtja ideale ndaj salmonelës.

Këshilla të dobishme  për mbrojtje

  • Lani thellësisht duart para dhe pas përgatitjes së ushqimit.
  • Frutat dhe perimet duhet ti lani nën ujë të rrjedhshëm, jo në enë me ujë.
  • Sigurohuni  që sipërfaqja në të cilën do të përgatitni ushqimin të jetë e pastër.

 Kafshët mund të jenë një burim i salmonelës

Fekalet e kafshëve janë të infektuara me salmonela  mund të jenë një mburim kryesor i infektimit. Patjetër duhet ti lani thellësisht duar pas çdo kontakti me kafshët. Kjo vlen veçanërisht për fëmijët të cilët nuk janë të disiplinuar përsa i përket larjes së duarve rregullisht.

Simtomat dhe trajtimi

Dhimbje barku, diareja dhe temperatura e lartë janë simptomat kryesore të helmimit me salmonela. Zakonisht shfaqen 12 deri në 72 orë pas konsumimit të ushqimit të infektuar. Trajtimi bëhet në varësi  të shkallës së simptomave, gjendjes së përgjithshme dhe moshës. Helmimi mund të jetë fatal, sidomos tek fëmijët e vegjël.

Shpërndaj