Mëlçia është laboratori më i madh në organizmin e njeriut, i vendosur në zbrazëtirën e barkut nën brinjën e majtë, i mbrojtur me struktura muskulore-skeletore. Gjaku vjen prej dy burimeve, gjaku arterial dhe gjaku prej “qarkullimit të gjakut portal”, përmes të cilit gjaku prej zorrëve i pasur me të gjithë përbërësit e mirë dhe të këqij, të cilët i kemi konsumuar me ushqim shkon për përpunim në mëlçi. Po ashtu ky organ ka edhe furnizim të pasur limfatik. Pikërisht përmes këtyre kanaleve të gjakut dhe limfave qelizat tumore udhëtojnë prej një organi në tjetër dhe metastazojnë në mëlçi. Tumorët më të shpeshtë të mëlçisë janë metastazat prej organeve tjera, të cilat janë të sëmura prej kancerit. Në disa raste metastazat në mëlçi tregojnë ekzistimin e kancerit në ndonjë organ tjetër. Heqja radikale kirurgjike e ndryshimeve kanceroze të mëlçisë është terapia më efikase.
Metastazat prej zorrës së trashë dhe rektumit
Mëlçia është organ në të cilin më shpesh metastazojnë tumoret malinje të zorrës së trashë dhe rektumit, por edhe kancer të cilët kanë origjinë prej organeve tjera. Rreth 25% të pacientëve me kancer në zorrën e trashë në momentin e zbulimit të sëmundjes kanë edhe metastaza në mëlçi, 25% të tjerët do të fitojnë metastaza në mëlçi në 3 vitet e ardhshme. Për dallim prej metastazave prej tumoreve tjera gastrointestinale, ata të cilët kanë origjinë prej zorrës së trashë paraqiten si ndryshime individuale ose disa në numër, që mundëson heqjen e tyre kirurgjike. Për fat të keq, vetëm 20-30% të pacientëve të cilët kanë ndryshime metastaze mund të mjekohen me intervenim kirurgjik.
Zbulimi i metastazave të mëlçisë
Simptomat të cilat i ndjejnë pacientët nuk janë tipike për këtë sëmundje. Më shpesh vjen deri te zvogëlimi i peshës trupore, dobësi e përgjithshme, mundim, ndjenjë e pakëndshme në stomak, zverdhje. Por, pacientët e operuar prej kancerit duhet të paraqiten për kontrolle të rregullta kur bëhen ekzaminime laboratorike, eho-tomografike, si dhe procedura tjera radiologjike (tomografi kompjuterike, rezonancë magnetike, PET skanim) përmes së cilave vëzhgohet sëmundja.
Mjekimi kirurgjik
Heqja radikale kirurgjike e ndryshimeve të metastazës është terapia më efikase dhe e ofron rastin e vetëm për kurim të mundshëm, kuptohet në kombinim me mënyrat tjera për kurim. Sa pjesë prej mëlçisë do të hiqet varet prej numrit dhe madhësisë së ndryshimeve të metastazës. Për shkak të karakteristikave të veta anatomike, funksionale, mëlçia mund ta rigjenerojë indin deri në 80%. Mjekimi operativ mund të plotësohet me trajtim efikas të kimioterapisë, që të shkatërrohen edhe ndryshimet mikroskopike në organizëm.
Metastaza prej organeve tjera
Krahas metastazave prej kancerit së zorrës së trashë dhe rektumit, me kirurgji mund të mjekohen edhe metastazat prej kancerit së mushkërive, si dhe prej kancerit së gjirit dhe metastaza të tumoreve endokrine. Vlerësimi për operacionin e tumoreve të metastazës është multidisiplinore, por fjalën e fundit e ka kirurgu, i cili punon në këtë fushë. Kirurgjia e mëlçisë është specifike dhe punohet vetëm në qendrat të cilat disponojnë ekipe dhe pajisje të specializuara. Spitali klinik “Acibadem Sistina” në nivel të qendrave mjekësore botërore disponon me mjek eminent dhe aparate më të sofistikuara për kirurgji të mëlçisë. Përfitim i madh për trajtim të suksesshëm në mjekimin e metastazave ka edhe PET skanimi, i cili bëhet para fillimit të terapisë dhe prej rezultateve të fituara mund të shihet sa është përhapur kanceri.