Mitet rreth kafeinës

Kafeina është pjesë e jetës së përditshme dhe ritual me të cilin e fillojmë ditën. Ndërkohë që jeni duke përgatitur kafen e mëngjesit, lexoni disa mite rreth kafeinës të cilat do t’ju ndihmojnë të mësoni më tepër në lidhje me efektet e saj pozitive si dhe efektet negative kur e kaloni dozën e rekomanduar ditore.

Kafeina është pjesë e jetës së përditshme dhe ritual me të cilin e fillojmë ditën. Ndërkohë që jeni duke përgatitur kafen e mëngjesit, lexoni disa mite rreth kafeinës të cilat do t’ju ndihmojnë të mësoni më tepër në lidhje me efektet e saj pozitive si dhe efektet negative kur e kaloni dozën e rekomanduar ditore.

 

Kafeina shkakton pagjumësi

Trupi e absorbon shumë shpejtë kafeinën, si dhe për një kohë relativisht të shkurtër e eliminon nga organizmi. Mesatarisht, për 5-7 orë gjysma e kafeinës është e eliminuar nga organizmi. Pas 8 deri në 10 orë 75% e kafeinës është eliminuar. Prandaj, është më mirë që kafen ta pini në mëngjes, ose të paktën 6 orë para gjumit në mënyrë që të mos keni probleme gjatë fjetjes. Por, të gjitha organizmat janë të ndryshme, prandaj për disa persona, kafeina nuk lidhet me pagjumësinë, ndërsa për disa të tjerë, jo vetëm që pengon gjatë fjetjes, por, mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera si nervozitëm dhe probleme gastrointestinale.

Kafeina rrit rrezikun e osteoporozës, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit

Kur konsumohet në sasi të mëdha (më tepër se 750 mg në ditë) kafja mund të rrisë sekretimin e kalciumit dhe magnezit ndërmjet urinës. Studimet shkencore nuk kanë vërtetuar se kafeina mund të shkaktojë osteoporozën, veçanërisht nëse ju keni kalcium të mjaftueshëm.

Deri tani nuk është vërtetuar lidhja e kafes me presionin e lartë të gjakut, rritjes së nivelit të kolesterolit, rrahjet e parregullta të zemrës (aritmi). Tek personat të cilët janë të ndjeshëm ndaj kafeinës, është i mundur një përshpejtim i lehtë i pulsit dhe një rritje minimale e presionit të gjakut. Nëse keni presion të lartë të gjakut, ose çfarë do lloj problemi në lidhje me sistemin kardiovaskular, konsultohuni me mjekun tuaj në lidhje me sasinë optimale të kafeinës gjatë ditës.
Më shumë se 13 studime në të cilat kanë marrë pjesë 20.000 njerëz, kanë treguar se nuk ekziston asnjë lidhje me kafeinën dhe sëmundjet malinje. Përkundrazi, kafeina mund të ketë rol parandalues për shfaqjen e kancerit.

Kafeina mund të shkaktojë dehidratim

Është e mundur që kafeina të shkaktojë nevojën për urinim më të shpeshtë. Por, përveç kafeinës (kur pini pije me përmbajtje të kafeinës), merrni edhe lëngje të cilat e balancojnë sasinë e lëngjeve të cilat i humbni me anë të urinimit. Në këtë mënyrë, kafeina nuk mund të jetë shkak i dehidratimit.

Kafeina nuk ka një ndikim pozitiv për shëndetin

A jeni ju pjesë e atyre personave të cilët sapo zgjohen mendojnë për kafen?një numër i madh studimesh tregojnë se kafeina e ruan vigjilencën (zgjimin), rrit përqëndrimin dhe ju bën më energjik.

Disa studime tregojnë se kafja redukton dhimbjen e kokës. Një numër i vogël i dëshmive apo provave, tregojnë se kafeina zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjes Parkinson, sëmundjes së mëlçisë, të zorrës së trashë, diabetit ti 2 dhe demencës.

Pavarësisht avantazheve të treguara për kafeinën, gjithmonë duhet të keni parasysh se ajo i referohet konsumit në masë të matur të saj. Pija e dozës jashtë masës së rekomanduar, mund të shkaktojë efekte anësore.

Shpërndaj