MRI – Imazhi i rezonancës magnetike të gjirit

Rezonanca magnetike është një test joinvaziv i cili përdoret nga mjekët për diagnostikimin e sëmundjeve. Punon në parimin e një fushe të fortë magnetike, radiofrekuencës dhe prodhon imazhe të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe strukturave të brendshme. Me anë të kësaj procedure, mjekët mund të shqyrtojnë të gjitha pjesët e trupit dhe të përcaktojnë praninë e sëmundjeve të caktuara. Sipas Dr. Maja Stojçevska Çapova, radiologe, rezonanca magnetike jep informacione të sakta për gjirin, të cilat nuk mund të arrihen me anë të ultratingullit dhe mamografisë, por gjithësesi, deri tani, nuk konsiderohet si zëvendësuese e tyre, por përdoret si një mjet shtesë.

Rezonanca magnetike është një test joinvaziv i cili përdoret nga mjekët për diagnostikimin e sëmundjeve. Punon në parimin e një fushe të fortë magnetike, radiofrekuencës dhe prodhon imazhe të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe strukturave të brendshme. Me anë të kësaj procedure, mjekët mund të shqyrtojnë të gjitha pjesët e trupit dhe të përcaktojnë praninë e sëmundjeve të caktuara. Sipas Dr. Maja Stojçevska Çapova, radiologe, rezonanca magnetike jep informacione të sakta për gjirin, të cilat nuk mund të arrihen me anë të ultratingullit dhe mamografisë, por gjithësesi, deri tani, nuk konsiderohet si zëvendësuese e tyre, por përdoret si një mjet shtesë.

Skrining me ndjeshmëri maksimale

Rezonanca magnetike është një mjet i shkëlqyer për shqyrtimin e kaqncerit të gjirit. Ndjeshmëria e kësaj metode në zbulimin e indeve malinje varion nga 97-100%  ndryshe nga metodat standarde siç janë mamografia dhe ultratingulli, ku ndjeshmëria në varësi të shumë faktorëve siç është dendësia e gjirit, mund të zbresë madje deri në 47%. Në rritjen e rrezikut bën pjesë edhe  prania  e kancerit të gjirit tek dy apo më shumë të afërm të të njejtës linjë familjare, shfaqja e kancerit të gjirit në moshë të hershme nën  moshën 45 vjeçare tek  një nga anëtarët të cilët bëjnë pjesë në linjën e parë të familjes,  prania e një anëtari të familjes me kancer të gjirit,  me kancer të zorrës së trashë apo me kancer të vezoreve. Me rritje rreziku konsiderohen pacientët të cilët më parë kanë pasur kancer të gjirit, apo gjendje parakanceroze të gjirit. Doktori juaj, mund ta shikojë historinë tuaj familjare, të njihet me faktorët e tjerë shtesë të rrezikut, dhe t’ju këshillojë se çfarë plani personal duhet të ndiqni për kontrollet preventive.

Diagnostikim i anomalive

Ndonjëherë, anomalitë të cilat janë zbuluar me anë të mamografisë dhe ultratingullit, më tej mund të analizohen edhe me anë të rezonancës magnetike.  Një pjesë e konsiderueshme e tyre, për shkak të kufizimit të këtyre teknikave, mund të shfaqin kokrra apo gjendra të rreme(për shkak të mbivendosjes së hijeve nga pozicioni mamografik, asimetria, shtrembërimi). Me anë të këtij ekzaminimi, mund të përcaktohet ekzistenca reale e vatrave të dyshimta, si dhe nëse është e nevojshme që të bëhet biopsia.

MRI pas kimioterapisë

Tek disa pacientë, trajtimi i kancerit të gjirit nis me anë të kimioterapisë. Kjo është një metodë jo adjuvante  ( terapi e cila e lehtëson dhe rrit efikasitetin e trajtimit  kryesor) e cila përdoret tek rastet e pacientëve me kancer në fazë të avancuar. Pacientet me sëmundje të avancuar lokale, marrin kimioterapi  para trajtimit kirurgjikal të planifikuar,  me qëllim për ta lokalizuar dhe zvogëluar tumorin, si dhe  për të mundësuar sigurinë e operacionit të mundshëm kirurgjik. Pacientet me sëmundje të avancuar, trajtohen me kimioterapi sistemike.  Në këto raste, rezonanca magnetike përdoret si mjet për monitorimin e përgjigjes apo reagimit të kimioterapisë së kryer. Ajo jo vetëm që mund të bëjë një analizë të saktë të dimensioneve të tumorit (nëse është zvogëluar apo jo) por mundëson edhe analizën e qëndrueshmërisë së indit malinj (ekzistojnë mjete për analizimin e aktivitetit biologjik të tumorit).

Rezonanca magnetike për implantimin e silikoneve

Rezonanca magnetike është metoda e vetme me anë të së cilës mund të tregohet (shihet) implanti, kjo është edhe arsyeja përse përdoret gjatë analizimit të tyre (të çara, ruptura, etj).

MRI 3 tesla  vetëm në “Acibadem Sistina”

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është vënë në punë aparati i rezonancës magnetike me 3 tesla. Teknologjia e fuqishme e ndërtuar në aparat, bën të mundur që të arrihen imazhe më të qarta për një periudhë kohore dy herë më të shpejtë, dhe në të njejtën kohë zbulohen ndryshimet më të vogla tek indet. Cilindri është më i madh, i cili mundëson një rehati më të madhe për pacientët gjatë kohës së regjistrimit.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura