Ekspozimi i gjatë në ajër të ndotur, shpesh shkakton dëmtim në sistemin imunologjik, reproduktiv, nervor, kardiovaskular dhe veçanërisht në sistemin respirativ. Simptomat më të shpeshta ndaj të cilat ankohen njerëzit janë: irritimi në pjesën e hundës, të syve dhe të fytit, fishkëllimë dhe shtrëngim në pjesën e kraharorit, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje.
- Ndiqni rregullisht nivelin e ndotjes së ajrit, në rast se i kalon normat e lejuara, rekomandohet që të shmanget ekspozimi në ambiente të hapura.
- Gjëja më e mirë është që frymëmarrja të bëhet nëpërmjet hundës, sepse mukoza e hundës ka shumë qime dhe aty nadlohen grimtat më të mëdha,atë ngjiten nga lagështia e membranës së mukozës dhe qëndrojnë aty.
- Maskat të cilat kohët e fundit janë të disponeshme dhe shumë të njohura kohët e fundit, nuk janë shumë praktike sepse nuk ofrojnë mbrojtje të mirë. Poret e tyre janë shumë të mëdha dhe të depërtueshme, prandaj nuk duhet të mbështeteni në to. Në ras se vendosni ti përdorni, duhet të tregoni kujdes që maska të mos depërtojë grimca të dëmshme ajri më të mëdha se 2.5-3 mikronë, sepse grimcat më të dëmshme të ajrit janë me madhësi nga 2.5 mikronë.
- Siguroihuni që maska të përputhet mirë me fytyrën dhe të mos lejojë depërtimin e ajrit anash.
- Grupet më të prekura janë personat me sëmundje kronike të frymëmarrjes siç është astma dhe bronshiti kronik, si dhe pacientët me sëmundje kardiologjike. Këta pacientë, si dhe të gjithë personat e tjerë, këshillohen që të limitojnë daljet apo lëvizjet e tyre në natyrë, me qëllim që të thithin sa më pak ajër të ndotur.
- Tek grupet më të rrezikuara bëjnë pjesë edhe personat me sëmundje kronike, personat e moshuar, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël, të cilët gjithashtu duhet të ekspozohen sa më pak në ambientë të hapura, dhe pjesën më të madhe të ditës duhet ta kalojnë në ambiente të mbyllura.
- Në ato periudha të vitit kur grimcat janë më të përhapura, qëndroni në ambiente të mbyllura. Nëse niveli i grimcave të ndotura të ajrit është në rritje, mbajini dritaret mbyllur.
Çfarë janë grimcat PM 10 dhe PM 2.5 ?
PM 10 dhe PM 2.5 janë dy lloje grimcash, të cilat janë më të përhapura dhe janë elementët kryesore të ndotjes së ajrit. Shifrat tregojnë madhësinë e tyre në mikrometër. Këto grimca janë të vështira për tu filtruar dhe nëpërmjet mushkërive futen në të gjitha organet dhe në qarkullimin e gjakut. Sa më të vogla të jenë grimcat, aq më lehtë depërtojnë nëpër rrugët e frymëmarrjes, si dhe nëpërmjet qarkullimit të mushkërive, depërtojnë në qarkullimin sistemik. Ndotës të tjerë si dioksidi i squfurit, dioksidi i azotit dhe CO2 e ndotin më shumë mjedisin, si dhe ndikojnë në mënyrë lokale në pjesën e mushkër