Mos u bëni viktima të ngjyrës së bronztë

Doktorët janë të njëzëshëm -  Solari nuk ka anë të veta pozitive. Sipas mjekëve, rrezatimi në solar, është më i rrezikshëm madje edhe nga marrja e rrezeve të diellit në mesditë, atëherë kur rrezet e diellit janë më të forta. Mos harroni, solari është shkaktar i plakjes më të hershme të lëkurës, si dhe i kancerit në lëkurë!  Sipas një studimi të kryer, në të cilin ishin përfshirë 4000 persona, është vërtetuar  se për personat të cilët bëjnë solar para moshës 35 vjeçare, rreziku për shfaqjen e melanoma malinjë është madje 75% më i lartë. Ka një supozim të gabuar se solari është një mënyrë e shëndetshme për ti dhënë ngjyrë trupit tuaj.

Doktorët janë të njëzëshëm –  Solari nuk ka anë të veta pozitive. Sipas mjekëve, rrezatimi në solar, është më i rrezikshëm madje edhe nga marrja e rrezeve të diellit në mesditë, atëherë kur rrezet e diellit janë më të forta. Mos harroni, solari është shkaktar i plakjes më të hershme të lëkurës, si dhe i kancerit në lëkurë!  Sipas një studimi të kryer, në të cilin ishin përfshirë 4000 persona, është vërtetuar  se për personat të cilët bëjnë solar para moshës 35 vjeçare, rreziku për shfaqjen e melanoma malinjë është madje 75% më i lartë. Ka një supozim të gabuar se solari është një mënyrë e shëndetshme për ti dhënë ngjyrë trupit tuaj.

Intensiteti i rrezeve UV të solarit është 15 herë më i lartë se rrezet e diellit mbasdite, ndërkohë që ju e dini dhe vetë se sa të dëmshme janë rrezet e diellit në mesditë. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre rrezeve UV  dëmton qelizat e ADN –së duke rritur rrezikun e kancerit në lëkurë. Malinja melanoma i cili në të shumtën e rasteve përfundon në mënyrë fatale, ky lloj i kancerit është më i zakonshëm tek personat  e moshës 15-35 vjeçare. Vetëm në Britaninë e Madhe, çdo vit sëmuren më shumë se 9000 persona, nga të cilët më shumë se 1800 persona pësojnë vdekjen nga kjo sëmundje e rrezikshme. Përgjatë një dekade të vetme numri i solareve në Austri rritet 600 herë. Me futjen e legjislacionit në vitin 2008 dhe publicitetin negativ kundrejt kësaj industrie, numri i solarimit në Melburn është ulur deri në 51%. Në vitin 2009 Agjensia Ndërkombëtare e Kërkimeve  mbi kancerin  (IARC) rrezet UV i shpalli si rreziku më i lartë i kancerit, dhe i listoi në kategorinë ‘ kancerogjene për njerëzit’. Dëmi që shkaktojnë rrezet UV nuk mund të vërehet menjëherë.  Ai akumulohet me kalimin e kohës.  Sa herë që bëni solar, dëmtoni lëkurën tuaj dhe rritni mundësinë e zhvillimit të kancerit.

Cilët persona nuk duhet të bëjnë solar?

Nëse nuk mund të hiqni dorë nga përdorimi i solarit, duhet të dini se jo të gjithë janë të përshtatshëm mër marrjen e këtyre rrezeve. Personat tepër të bardhë duhet të jenë shumë më të kujdesshëm se ata të cilët kanë një ton më të errët në trup, dhe duhet ta përshtatni dhe llogarisni mirë kohën e qëndrimit të marrjes së këtyre rrezeve.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorin solar ata persona që:

–          Janë më të vegjël se 16 vjeç

–          Kanë lëkurë tepër të bardhë dhe të ndjeshme

–          Digjen shumë lehtë nga dielli

–          Kanë shumë lunare (nishanë)në trup

–          Kanë patur kancer në lëkurë në të kaluarën

–          Përdorin ilaçe të cilat rrisin ndjesinë e rrezeve UV

Përdorimi i duhur i solarit

Nëse ju vendosni ti injoroni rreziqet, dhe përsëri të filloni të bëni solar,duhet ti përmbaheni në mënyrë rigoroze rregullave të mëposhtme:

–          Para se shkoni në solar, duhet të bëni piling që ti largoni të gjitha qelizat e vdekura dhe papastërtitë që ndodhen në lëkurë.

–          Duhet të hiqni të gjithë grimin.

–          Me ndihmën e një eksperti vlerësoni llojin e lëkurës tuaj dhe kohën e qëndrimit në solar, përveç llojit dhe gjendjes së lëkurës tuaj, kohëzgjatja e qëndrimit në solar varet edhe nga cilësia e solarit.

–          Kontrolloni higjenën e solarit.

–          Mbroni sytë me syze të dizajnuara për përdorimin e solarit.

–          Nëse ndieni tepër vapë, dobësi, kruarje në disa pjesë të trupit, apo ndjesi shpimi me gjilpërë, ndaloheni menjëherë marrjen e rrezeve.

–          Tridhjetë minuta pas kryerjes së solarit, duhet të bëni dush dhe të aplikoni krem hidratues në lëkurë.

–          Nuk duhet të dilni në diell të njejtën ditë kur keni kryer solar.

Plotësoni humbjen e lëngjeve me ujë ose me pije të tjera freskuese.

Shpërndaj