Herën tjetër kur do të doni ta mbani përbrenda teshtitjen, mendohuni mirë para se të vendosni për një hap të tillë. Mund të përbëjë problem për shëndetin tuaj.
Me mbylljen e hundës apo të gojës , ndoshta dë të arrini ta frenoni teshtitjen, por një hap i tillë mund t’i lëndojë daullet tuaja të veshit, sinuset apo të shkaktojë infeksion në vesh. Teshtitja është shumë e fortë. Shfryerja (nxjerrja) e fortë e ajrit nga gjoksi mund të nxjerrë mukus me shpejtësi deri në 100 milje në orë.
Disa njerëz fillojnë të teshtijnë për shkak të alergjive të stinës së pranverës. Një nga simptomat e alergjisë është teshtitja disa herë me rradhë. Ndonjëherë, njerëzit i dëmtojnë daullet e tyre të veshëve apo sinuset, sepse e kontrollojnë teshtitjen e fortë. Disa të tjerë teshtijnë për shkak të ftohjes. Është atëherë kur krijohet një sekrecion i verdhë në hundë si shenjë e infeksionit, dhe gjëja më e mirë është ta lejoni atë të shkarkohet nga hunda. Me frenimin e teshtitjes mund ta shtynë këtë infeksion drejt veshit të mesëm dhe në këtë mënyrë të merrni infeksion dhe aty.
Teshtima është një refleks mbrojtës. Kjo do të thotë se ndonjë ngacmues është futur në hundë dhe trupi juaj do ta mbajë atë largë sinuseve dhe mushkërive. Kur teshtini, trupi juaj lirohet nga bezdisjet e padëshiruara. Ka disa mendime të pavërteta të cilat thonë se me frenimin e teshtitjeve të forta mund të provokoni goditje në tru, apo dëmtim të veshkave.
Një këshillë të fundit: lejojeni trupin tuaj të bëjë atë që ka nevojë, dhe mos e frenoni teshtitjen. Vetëm mbuloni gojën dhe hundën.