Nëntëdhjetë përqind e pacientëve me lupus janë gra.

Lupusi shfaqet atëherë kur sistemi imunitar nuk funksionon normalisht. Ky aktivitet jonormal i sistemit imunitar shkakton dëm të indeve. Nëse nuk diagnostikohet në kohë dhe nuk trajtohet në mënyrën e duhur, mund të shkaktojë dëmtime të organeve.  Simptomat e kësaj sëmundje autoimune janë të ndryshme tek pacientët, nga simptoma të lehta me ndryshime të shpeshta në lëkurë deri tek ato në gjendje të rrezikshme të cilat ndikojnë në funksionin e zemrës, të veshkave apo të sistemit nervor. Nga viti 1970 numri i personave me lupus është trefishuar, dhe shkaqet janë ende të panjohura.

Lupusi shfaqet atëherë kur sistemi imunitar nuk funksionon normalisht. Ky aktivitet jonormal i sistemit imunitar shkakton dëm të indeve. Nëse nuk diagnostikohet në kohë dhe nuk trajtohet në mënyrën e duhur, mund të shkaktojë dëmtime të organeve.  Simptomat e kësaj sëmundje autoimune janë të ndryshme tek pacientët, nga simptoma të lehta me ndryshime të shpeshta në lëkurë deri tek ato në gjendje të rrezikshme të cilat ndikojnë në funksionin e zemrës, të veshkave apo të sistemit nervor. Nga viti 1970 numri i personave me lupus është trefishuar, dhe shkaqet janë ende të panjohura.

 

Çfarë sëmundje është lupusi?

Lupus është sëmundje autoimmune  dhe shfaqet atëherë kur trupi e sulmon vetveten, qelizat e sistemit imunitar fillojnë ta sulmojnë lëkurën, veshkat dhe nyjet. Personat me lupus vuajnë nga inflamacioni  i nyjeve ose nga sëmundja e veshkave. Kjo sëmundje shpesh herë është e vështirë për tu diagnostikuar, sepse simtomat janë të ngjashme me sëmundjet e tjera. Por simptoma më karakteristike është skuqja e lëkurës në në fytyrë në formën e fluturës.

A janë simptomat e njejta për të gjithë pacientët?

Nuk ka dy raste të njejta me lupus.  Shenjat dhe simptomat mund të shfaqen papritur ose të zhvillohen ngadalë, mund të jenë të lehta ose të rënda, të përkohshme ose të përhershme. Shumica e pacientëve me lupus  kanë sëmundje të lehtë e cila karakterizohet me episode kur shfaqen simptomat, më pas gjendja përmirësohet madje edhe mund të zhduket për një kohë të shkurtër.

Cilat shenja dhe simptoma do të shfaqen, kjo varet nga sistemi i trupit i cili është sulmuar nga kjo sëmundje.

Zakonisht janë:

Lodhje dhe ethe

Dhimbje e nyjeve, ngurtësim dhe ënjtje

Skuqje në pjesën e hundës dhe faqeve në formën e fluturës

Lezione në lëkurë të cilat shfaqen ose përkeqësohen nga ekspozimi ndaj diellit (fotosensitive).

Gishtat të cilët shndërrohen në ngjyrë të bardhë ose të kaltërt të cilat janë të ekspozuara ndaj të ftohtit ose gjatë periudhave me stres.

Mungesë të ajrit

Dhimbje në kraharor

Tharje të syve

Dhimbje koke, konfuzion dhe humbje të kujtesës

Tek cilët pacientë shfaqet më së tepërmi?

Nëntëdhjetë përqind e pacientëve me lupus janë gra. Simptomat zakonisht shfaqen në moshën riprodhuese të grave, nga mosha 13 vjeçare deri në moshën 44 vjeçare. Kjo tregon mudësinë e lidhjes së hormoneve femërore me zhvillimin e sëmundjes. Gjithashtu është dhe një sëmundje gjenetike. Në një nga njëzetë raste lupusi trashëgohet tek gjenerata e parë.

Si ndikon ajo në organet e tjera?

Me zhvillimin e terapive të reja, sot, shumica e pacientëve me lupus kanë relativisht një jetë normale. Probleme me veshkat shfaqen tek gjysma e pacientëve me lupus. Gjithashtu, tek gjysma e pacientëve shfaqet zhvillimi i arteriosklerozës si dhe sëmundje të zemrës.  Tek një përqindje e vogël e pacientëve lupusi është një sëmundje serioze me morbiditet dhe mortalitet kur trupi nuk mund të përballet me infeksione të rënda, dëmtimin e veshkave dhe sëmundjet kardiovaskulare. Meqënëse lupusi mund të ndikojë tek disa organe vitale, siç janë veshkat, zemra, truri,  dhe të shkaktojë komplikacione të rënda, qasja multidisiplinare (monitorimi nga më shumë specialistë) ka në domethënie të rëndësishme për diagnostikimin në kohë dhe trajtimin e duhur.

Trajtimi i lupusit

Lloji i trajtimit varet nga disa faktorë, duke përfshirë moshën e pacientit, shëndetin e përgjithshëm, historinë mjekësore, organet të cilat janë të prekura si dhe peshën e sëmundjes. Lupusi është një gjendje e cila ka karakter të ndryshueshëm, ndryshon shpesh dhe prandaj janë shumë të rëndësishme kontrollet e rregullta tek mjeku.  Në rastet më serioze, trajtimi përfshin terapinë imunosupresive e cila përbëhet kryesisht nga steroide ( glukokortiroide) në kombinim me ilaçet citostatike.

 

Shpërndaj