Shumica e fëmijëve nisjen në shkollë e pranojnë në mënyre të qetë dhe adaptohen shumë shpejtë, por një numër të caktuar fëmijësh, veçanërisht ata që nuk kanë shkuar në kopsht, në mënyrë të vështirë pranojnë ndryshimin e ri. Shpjegon defektologu Sonja Jordanova- Cacanovska.
Çfarë nënkuptohet me gatishmëri ose pjekuri të fëmijës për të nisur në shkollë??
Është koha për ta regjistruar fëmijën në klasën e parë të shkollës? A pyetni nëse fëmija juaj është e gatshme për t’u përballuar me sfidën shkollë? Bisedoni me prindër të tjerë për të zgjidhur ndonjë prej dilemave tuaj, por megjithatë ende nuk jeni të sigurt a është fëmija juaj e përgatitur mjaft për plotësimin e detyrave shkollë?
Nisja në shkollë është hap i madh për fëmijët e vegjël. Shumë fëmijë fillimin e pranojnë në mënyrë të qetë dhe adaptohen shumë shpejtë, por disa fëmijë, veçanërisht ata që nuk kanë shkuar në kopsht, ndryshimin e ri pranojnë në mënyrë të vështirë. Shkolla paraqet ndryshim i madh si për fëmijën ashtu edhe për ju. Me nisjen në shkollë ndryshohet ritmi ditor i fëmijës dhe bëhet pjesë nga një mjedis të strukturuar, në të cilin ekzistojnë rregulla dha obligime që duhet të respektohen. Në shkollë fëmija nuk duhet vetëm të mësoje por edhe të adaptohet ndaj shumica e fëmijëve të tjerë, ndaj personit të panjohur (mësuesja) dhe ndaj disiplinës së caktuar shkollore.
Gatishmëria për shkollë është kombinim nga aftësi të ndryshme, shkathtësi, shprehi, njohuri, d.m.th përvojën dhe njohurinë që fëmija i ka arritur në moshën parashkollore. Suksesi i fëmijës nuk varet vetëm nga gatishmëria e tij dhe përkushtimi juaj, por edhe nga puna e shkollës, përkatësisht nga mësuesi. Detyra e shkollës është që ta shfrytëzojë gatishmërinë e fëmijës përmes mësimit, dhënies së ushtrimeve të caktuara, nxitjes së interesave të fëmijëve.
Faktorët prej të cilëve varet gatishmëria ose pjekura për shkollë
Është e domosdoshme që fëmija të jetë i zhvilluar fizikisht për të përballuar me jetën shkollore. Këtu më se pari bëhet fjalë për kalimin e përditshëm të rrugës nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas. Në shkollën fëmija duhet të jetë i qetë disa orë, dhe ky është ngarkim i madh për muskujt e tij të shpinës. Nëse këto muskuj nuk janë të zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme, vjen deri në pozitën e uljes në mënyrë të parregullt dhe deri në shtrembërim të kurrizit. Zhvillimi i motorikes së mirë dhe kontrollit vizomotorik mundësojnë mbajtjen e drejtë të lapsit, kontroll mbi presionin e lapsit gjatë ngjyrosjes ose gjatë shkrimit, aftësi për të vizatuar figura të caktuara gjeometrike, njeri. Për çdo nxënës më të rëndësishmet janë organet shqisore.
Për të njohur me botën rreth vetes, shqisat e shikimit dhe shqisat e dëgjimit duhet të zhvillohen mirë. Dëgjimi mundëson ta dëgjojë të folurin e njerëzit, të kyçet në komunikim të përshtatshëm. Të folurit është një nga kushtet thelbësore të qarkullimit njerëzor, në transmetimin e përvojave të mësimit. Fëmija duhet ta kuptojë të folurin e bashkëbiseduesit dhe pa vështirësi t’i tregojë mendimet dhe nevojat e tij. Nëse fëmija juaj ndryshon zërin me një zë tjetër, nuk i shqipton të gjithë tinguj, nuk i shqipton mirë fjalitë, ka vështirësi gjatë zbulimit të shkronjës inciale të fjalës së dhënë ose nëse ekziston problem që ju brengos, vizitoni logopedin që do të ju japë këshillë se si ta përgatitni fëmijën tuaj për nisjen në shkollë.
Mendimi është funksioni më i lartë psikik i fëmijës dhe i të rriturve. Zhvillimi intelektual u mundëson të gjejë zgjidhje gjatë përballimit me problemet e ndryshme shkollore dhe situatat dhe për t’i marrë njohuritë e shumta në shkollë. Përveç mendimit të zhvilluar, për shkollim të suksesshëm është e nevojshme që të ekzistojnë edhe funksione të zhvilluara psikike, veçanërisht ndjenjat dhe emocionet. Ndjenjat janë veçanërisht të rëndësishme për jetën sociale të fëmijës. Nga fëmija pritet që të reagojë në mënyrën e përshtatshme gjatë shkurtimit e dëshirave dhe nevojave dhe të ketë ndërtuar kontroll i pers hatashëm emocional.
Nga gjithë kjo vërehet se gatishmëria e fëmijës për në shkollë është shumë komplekse dhe se nuk ekziston fëmijë që do t’i zhvillojë të gjitha shkathtësi me të njëjtën shpejtësi. Këtë duhet ta marrin parasysh prindërit ose mësuesit dhe nëse ndonjë fëmijë ka nevojë nga plotësimi i kushteve shtesë me qellim për t’u mundësuar adaptim përkatës, para fillimit të vitit shkollor është e nevojshme të bëhet strategji e mirë me të cilën do të mundësohet realizimi i kushteve, me qëllim të ulet stresi te fëmija dhe prindërit.
Përgatitni fëmijën tuaj para nisjes në shkollë. Mos u brengosni nëse fëmija nuk i ka mësuar shkronjat dhe numrat dhe mos insistoni t’i mësoni për shkak se fillon në klasën e parë. Detyra juaj është që ta inkurajoni t’i pranojë ndryshimet e reja. Ndani përvojë pozitive nga nisja juaj në shkollë. Mos krijoni pamje ideale për shkollën dhe përgatitni fëmijën se ekzistojnë edhe obligime që duhet t’i kryejë. Mos i përsëritni vazhdimisht çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet gjatë qëndrimit në shkollë. Mos u dëshpëroheni nëse në fillim të vitit shkollor fëmija juaj nuk i respekton rregullat e sjelljes së mirë. (ngritët gjatë mësimit, qan dhe nuk e pranon kryerjen e detyrave të dhëna nga mësuesja). Pranoni sjelljen e ndryshueshme në fillimin dhe mos i jepni detyra shtesë me qëllim që më shpejtë t’i kryejë detyrat shkollore. Mos harroni çdo ditë ta mbështesni fëmijën tuaj dhe t’i tregoni se e doni, se është i vlefshëm, pa dallim të suksesit të tij në shkollë.
.