Njollat e bardha tek thonjtë

Pyetje: Tek thonjtë më shfaqen njolla të bardha.  Përse ndodh kjo dhe çfarë duhet të bëj?

Përgjigje:  Një mendim i pranuar përgjithësisht në lidhje me shfaqjen e njollave të bardha tek thonjtë ështe reduktimi i kalciumit. Traumat e vogla të thonjve siç është përplasja/lëndimi  shkaktojnë ndryshime në disa pjesë të thonjve të cilat janë të dukshme si dekolorimet domethënë disa parrafshtësi në sipërfaqen e tyre. Ka raste kur arsyeja e shfaqjes së njollave të bardha ndodh për shkak të mangësisë së kalciumit, por janë jashtëzakonisht të rralla dhe kanë të bëjnë me mungesë të madhe të kalciumit, të shkaktuara nga sëmundje të tjera. Nëse personi është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka mungesë vitaminash, por përsëri ka njolla të bardha tek thonjtë, kjo gjendje nuk ka të bëjë me mungesën e kalciumit dhe nuk ka nevojë për trajtim.

Dr. Vesna Pljakoska, dermatologe në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”

Shpërndaj