Përpiqeni të flini tashmë për javë dhe muaj të tërë dhe çdo ditë pyesni veten se kur do të marrë fund gjithë ky makth. Derisa të filloni të veproni në drejtimin e duhur, dhe ti kushtoni seriozisht vëmendje këtij problemi, pagjumësia do të vazhdojë t’ju mundojë. Lexoni disa fakte dhe mite të cilat do t’ju ndihmojnë të mësoni të vërtetën rreth problemit me pagjumësinë.
Kryerja e ushtrimeve mund të ndihmojë
Fakt. Kryerja e ushtrimeve të rregullta janë mënyra më e mirë për të përmirësuar gjumin tuaj. Nëse keni problem me pagjumësinë, përpiquni të mos punoni deri natën vonë. E njejta gjë vlen edhe për kryerjen e ushtrimeve. Ushtrimet e mundimshme rrisin temperaturën e trupit dhe ju bëjnë vigjilent dhe energjik. Prandaj shmangni kryerjen e ushtrimeve 3-4 orë para se të flini.
Televizori dhe kompjuteri ju ndihmojnë për të fjetur
E pa vërtetë. Të shikuarit televizion dhe qëndrimi ulur para kompjuterit mundet vetëm t’ju stimulojë. Zëri dhe drita intensive zvogëlon nivelin e melatoninit i cili ju ndihmon për të fjetur. Këshilla më e mirë për të rritur nivelin e melatoninit është të dëgjoni muzikë të qetë dhe relaksuese para se të flini.
Alkooli ju ndihmon për të fjetur
E pa vërtetë. Nëse keni menduar se një gotë alkool para se të flini është formula për një gjumë të thellë, studimet kanë treguar se kjo nul është e vërtetë. Ky mendim vjen nga fakti se alkooli mund t’ju bëjë të përgjumur. Por me kalimin nëpër trupin tuaj, alkooli ju shkakton shqetësim në trup duke ju shkaktuar gjumë jo të mirë dhe mund të bëjë që të zgjoheni herët.
Tabletat për gjumë janë të sigurta
E pa vërtetë. Tabletat e sotme janë më të sigurta dhe më efektive se ato që përdoreshin në të kaluarën. Por, fakt është se ato ndihmojnë për të zvogëluar simptomat e pagjumësisë, por nuk e shërojnë atë. Ekziston dhe rreziku i shfaqjes së varësisë ndaj tyre. Prandaj, para se të përdorni çfarë do lloj tablete, konsultohuni me mjekun tuaj. Mënyra më e mirë për të kapërcyer pagjumësinë është që ta mënjanoni arsyen kryesore dhe të krijoni kushte për një gjumë të lehtë.
Mund ti zëvendësoni orët e humbura të gjumit
E pa vërtetë. Nuk mund t’i zëvendësoni plotësisht orët e humbura të gjumit. Fjetja një deri në dy herë në javë ose gjatë fundjavës vetëm sa ndryshon orën tuaj biologjike. Ky gjumë i parregullt mund të shkaktojë vështirësi edhe më të mëdha gjatë fjetjes. Mënyra bazë për të arritur kohën optimale të gjumit është që ta riktheni përsëri gjumin e rregullt.
Me kalimin e kohës mësoheni me më pak gjumë
E pa vërtetë. Të besuarit në këtë të pa vërtetë ju çon në probleme më të mëdha. Nuk është e vërtetë se trupi mund të mësohet pa gjumë, pasi çdo organizëm ka nevojë për të paktën 7-8 orë gjumë. Lodhja kronike mund të jetë shkaku i uljes së aktivitetit fizik, uljes së aftësisë së përqëndrimit në punë, mund të çojë deri në shfaqjen e mundshme të ndonjë aksidenti apo të shkaktojë dobësi në shëndet dhe ulje të imunitetit.
Ngrihuni nga shtrati nëse nuk mund të flini
Fakt. Qëndroni shtrirë rreth gjysëm ore deri në një orë, duke dëgjuar muzikë të qetë dhe ngadalë përgatiteni për të fjetur. Por, nëse ka kaluar më tepër vreme dhe ju akoma jeni zgjuar, mos qëndroni në shtrat, pasi do ta kaloni kohën vetëm duke parë orën.
Problemet me pagjumësinë do të zhduken vetë
E pa vërtetë. Nëse nuk e zbuloni arsyen kryesore e cila ju bën të zgjoheni gjatë natës (stresi, ilaçet, sëmundje, etj.) mos prisni që pagjumësia të kalojë vetë. Është koha që të bisedoni me doktorin tuaj, ky është hapi i parë përsa i përket shërimit të pagjumësisë.