Pamja e thonjve tuaj flet për shëndetin tuaj

Thonjtë janë një simbol plus i feminilitetit, bukurisë dhe stilit. Thonjtë e shëndetshëm dhe me shkëplqim, ndryshe nga thonjtë e hollë dhe të thyeshëm pa jetë dhe pa shkëlqim, reflektojnë shëndetin tuaj.  Shpesh, pamja e keqe e thonjve, sinjalizon sëmundje sistemike apo probleme me lëkurën. Jo të gjithë mund të kemi thonjë të lëmuar dhe me shkëlqim, por çdo gjë që ka të bëjë me pamjen normale të thonjve nuk duhet t’ju shqetësojë.  Vëreni me kujdes thonjt dhe lëkurën përreth tyre. Çdo shenjë që mund të jetë shfaqur papritmas, mund të jetë shfaqja e ndonjë sëmundje të caktuar  apo mungesë e ndonjë vitamine në trup.  Lexoni cilat janë gjashtë problemet më të shpeshta të cilat shpesh mund të shoqërohen me pamjen e dëmtuar dhe pa jetë të thonjve.

 Stresi

Ashtu sikurse stresi ndikon në cilësinë e flokëve, po ashtu ndikon edhe në vitalitetin e thonjëve të duarve dhe të këmbëve.  Zakonisht, stresi  manifestohet tek thonjtë  me shfaqjen e linjave anësore të bardha .

Melanoma

Shumë shpesh  kanceri I lëkurës (melanoma) jep shenja në pjesën poshtë thonjve,  shenja ngjyrë kafe apo  linja nën thonjë. Ajo çfarë mund t’ju shqetësojë është  shfaqja e tyre vetëm në një gisht.  Shikoni  me kujdes lëkurën  nën pllakën e thonjve të gishtave e cila gjithashtu mund të ndryshojë ngjyrë.

Artriti

Ciste të vogla të cilat shfaqen rreth ose tek kulikulat mund të jenë simtom i cili shoqërohet me artrit. Cistet janë beninje dhe mund të zgjidhen në mënyrë kirurgjike.

Psoriaza

Shfaqja e luspave dhe  njollave të kuqe në lëkurë të cilat janë simtoma të psoriazës  gjithashtu mund të sulmojnë thonjtë. Psoriaza tek thonjt ka pamje të verdhë-kuqe , humbje të ngjyrës, shfaqje të cepave, trashje të lëkurës nën thua.

Si të keni thonj të shëndetshëm dhe të fortë

Në shumicën e rasteve, ndryshimi I thonjve nuk paraqet alarm për shfaqjen e ndonjë sëmundjeje. Parandalimi I ndryshimeve të thonjve, të cilët shfaqen si rezultat I ndonjë sëmundje tjetër, nuk ekziston., por është tepër e rëndësishme që ti vëreni dhe të bisedoni me dermatologun tuaj.  Ushqimi i shëndetshëm dhe i ekuilibruar , konsumi i ujit dhe pirja e shumë lëngjeve, janë ato të cilat do të bëjnë që thonjt tuaj të kenë pamje të shëndetshëm. Marrja e  vitamins B dhe Zinkut, luan një rol të rëndësishëm për forcimin e thonjve.

Shpërndaj