Para se të filloni të vraponi, duhet detyrimisht të kontrolloni zemrën

Para fillimit të Maratonës së Shkupit Dr. Ivan Trajkov, kardiolog, ju këshillon se për çfarë duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë përgatitjes së aktiviteteve më të mëdha fizike.

Stërvitja e rregullt është e shëndetshme për zemrën tuaj. Por aktiviteti fizik duhet gjithmonë të jetë i përshtatur me moshën dhe shëndetin tuaj. Para fillimit të Maratonës së Shkupit Dr. Ivan Trajkov, kardiolog, ju këshillon se për çfarë duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë përgatitjes së aktiviteteve më të mëdha fizike.

Para fillimit të Maratonës së Shkupit Dr. Ivan Trajkov, kardiolog, ju këshillon se për çfarë duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë përgatitjes së aktiviteteve fizike më të mëdha .

Stërvitja e rregullt është e shëndetshme për zemrën tuaj. Por aktiviteti fizik duhet gjithmonë të jetë i përshtatur me moshën dhe shëndetin tuaj. Para fillimit të Maratonës së Shkupit Dr. Ivan Trajkov, kardiolog, ju këshillon se për çfarë duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë përgatitjes së aktiviteteve më të mëdha fizike.

Vrapimi është sporti më i mirë kardiovaskular

Vrapimi si një aktivitet i rregullt fizik është baza më e mirë për të përmirësuar aftësitë kondicionale tek çdo individ i shëndetshëm. Vrapimi në distanca të gjata (mbi 5 km), veçanërisht vrapimi gjatë maratonës, përfaqëson  një sport i cili ka nevojë për një përgatitje adekuate fizike dhe mendore.  Sipas Dr. Ivan Trajkov, vrapimi është sporti më i mirë aerobik  për përmirësimin e performancës së zemrës.

“Para se të filloni të vraponi, fillimisht duhet të përcaktohet rreziku kardiovaskular, si dhe të përjashtohet prania e sëmundjes së zemrës. Kjo arrihet me anë të kontrolleve të rregullta rutinë tek mjeku kardiolog. Nëse përjashtohet prania e sëmundjes së zemrës, fillimi i sportit duhet të jetë gradual, duke rritur gradualisht gjatësinë e vrapimit. Kjo arrihet më mirë me anë të ndjekjes së rrahjeve të zemrës (pulsit) nëpërmjet sensorëve në lëkurë. Fillimisht, pulsi duhet të mbahet rreth 60% bazuar në atë që është e lejuar në bazë të moshës, gjinisë dhe peshës së çdo individi.

Zona e kuqe e pulsit

Nëse dëshironi që të rrisni fazën e intensitetit të vrapimit, duhet të përpiqeni që pulsin ta mbani rreth  80-85% nga  maksimumi i pulsit të lejuar. Nëse jeni mbi këtë kufi, atëherë sportisti ka hyrë në të  ashtuquajturën “zona e kuqe”. Kjo është zona e pulsit  në të cilën oksigjeni konsumohet më pak dhe kalohet në fazën anaerobe, që do të thotë se përsa i përket kondicionit, organizmi mundohet dhe lodhet më tepër, dhe përsa i përket anës sportive nuk keni asnjë përmirësim.

Kontrollet e detyrueshme para aktivitetit fizik

“Kontrollet e rregullta kardiologjike para fillimit të aktivitetit sportiv, janë baza për rekomandimin e llojit të sportit me të cilin duhet të merreni, si dhe për përcaktimin e intensitetit të aktivitetit sportiv.  Këto kontrolle periodike  të rregullta kardiologjike janë akoma më të rëndësishme për personat të cilët kanë filluar të merren me sport disa muaj apo disa vite më parë.  Dr. Trajkov theksoi se me kontrollet periodike do të reduktohet përqindja e mbingarkesës së zemrës e cila nuk është adekuate me gjendjen e përgatitjes së organizmit.  Individët të cilët nuk mund të merren me sporte të rënda aerobike, siç është vrapimi në distanca të gjata,  janë personat të cilët kanë presion të lartë apo të parregullt të gjakut, sëmundje të muskujve të zemrës, sëmundje të caktuara të sistemit të valvulës së zemrës ”.

Bëni kujdes të mos rrëzoheni

Progresi në çdo sport, nga njëra anë kërkon sport të rregullt, por nga ana tjetër kërkon përgatitje adekuate para, gjatë dhe pas çdo lloj sporti.  Ka një rregull, gjatë sportit, sportisti nuk duhet të ndjej uri ose etje. Në raste të tilla, personi në fjalë ka 10-15% mungesë të ujit dhe kalorive, dhe në një fazë të tillë, organizmi shteron më shpejt. Çdo sport që zgjat më shumë se 30 minuta, sportisti duhet të marrë kalori (karbohidrate) në forma të ndryshme, lëngje isotonike , për parandalimin e humbjes së elektroliteve nëpërmjet djersës, e cila është një mbrojtje themelore të kolabimit.

 

 

Shpërndaj