Para se të filloni me vrapim, domosdoshmërish kontrolloni zemrën

Ushtrimi i rregullt është i shëndosh për zemrën tuaj. Por aktiviteti fizik gjithmonë duhet të jetë i përshtatur me moshën tuaj dhe të përshtatet me shëndetin tuaj. Dr. Ivan Trajkov, mjek kardiolog ju jep këshilla për çfarë duhet të kini kujdes kur përgatiteni  për ndonjë aktivitet më të madh.

Vrapimi është sporti më i mirë kardiovaskular

Vrapimi si aktivitet i rregullt fizik rekreativ paraqet baza themelore për përmirësimin e kondicionit te çdo individi i shëndoshë. Vrapimi në distanca më të gjata (mbi 5km), veçanërisht vrapimi në maratonë paraqet një sport që kërkon përgatitje adekuate fizike dhe mendore. Sipas mjekut Ivan Trajkov, vrapimi paraqet sporti më i mirë aerob dhe kardiovaskular për përmirësimin e punës së zemrës.

“Kur fillohet me vrapim, së pari duhet  të vlerësohet sa i madh është rreziku kardiovaskular dhe të përjashtohet ekzistimi i sëmundjes së zemrës. Kjo arrihet me kontrolle të rregullta rutine te mjeku kardiolog. Nëse përjashtohet ekzistimi i sëmundjes së zemrës, fillimi me sportin duhet të bëhet gradualisht, me rritjen gradual të gjatësisë së vrapimit, dhe njëkohësisht edhe rritja graduale e intensitetit të vrapimit. Kjo më mirë arrihet me ndjekjen e ritmit të zemrës (pulsi) përmes sensorëve të lëkurës. Në fillim duhet të mirëmbahet pulsi në rreth 60% të pulsit të lejuar për moshën, gjininë, peshën trupore të çdo individi”.

Zona e kuqe e pulsit

Nëse dëshironi, në një fazë tjetër ta rritni intensitetin e vrapimit duhet të përpiqeni që pulsi ta mbani në rreth 80 deri në 85% të pulsit të lejuar maksimal. “Nëse jemi mbi të kufi sportisti hyn në fazën e ashtuquajtur “zona e kuqe”. Kjo është zona e pulsit ku në mënyrë më të dobët shpenzohet oksigjeni dhe kalohet në fazën anaerobe, që do me thënë nga këndvështrimi i kondicionit organizmi vetëm lodhet, ndërsa nga ana e sportit nuk ka përparim”,

Kontrolle të domosdoshme para aktivitetit fizik

Kontrollet e rregullta kardiologjike para fillimit me sport janë bazë për rekomandimin e sportit më adekuat, veçanërisht të rekomandohet me çfarë intensiteti duhet të bëhet sporti. Ndoshta më të rëndësishme  janë kontrollet të rregullta periodike nëse individi ka filluar me sport disa muaj ose vite. Dr. Trajkov potencon se me kontrollet periodike do të zvogëlohet përqindja e ushtrimit të tepruar, veçanërisht ngarkimi i zemrës, që nuk është gjë adekuate e përgatitjes kondicione. Individët që nuk duhet të merren me sport të lartë aerob, siç janë shtigjet e gjata, janë personat me tension të gjakut të ngritur dhe të parregulluar, sëmundje të muskulit të zemrës ose sëmundje të sistemit valvular të zemrës.

Kini kujdes të mos alivanoseni

Përparimi në çdo sport nga një anë kërkon sport i rregullt, por nga ana tjetër kërkon përgatitje adekuate para, gjatë dhe pas çdo sporti. Ka një rregull, gjatë çdo sporti sportisti nuk duhet të ndiej uri ose etje. Në këto raste sportisti është në deficit 10-15% të ujit dhe kalorive, dhe në këto faza organizmi më shpejtë lodhet. Në çdo sport që zgjat më shumë se 30 minuta, sportisti duhet të konsumojë kalori     (karbon hidrate) në forma të ndryshme dhe lëngje izotonike për ndaljen e humbjes së elektroliteve përmes djersës, që paraqet mbrojtja themelore nga alivanosje.

Shpërndaj