Nëse keni pamje të mirë të flokëve, nuk është e rëndësishme se si jeni veshur. Kjo moto është pranuar përgjithësisht nga njerëzit. Kjo më tepër është pranuar nga gjinia femërore, sepse për gratë, flokët janë detaji më i rëndësishëm për pamjen e tyre fizike, ndryshe nga meshukujt të cilët edhe po të mos kenë flokë, e pranojnë këtë fakt si diçka normale. Ndërsa personat me flokë të dendur kërkojnë mënyra për ti holluar ato dhe të mos duken sikur sapo të jenë ngritur nga krevati, ndërsa ato të cilët kanë problem me rënien e flokëve mundohen të gjejnë mënyrën se si ta mbulojnë apo ta fshehin rrallimin e flokëve. Për ta maskuar këtë problem, njerëzit kërkojnë mënyra të ndryshme duke filluar nga mënyra e të krehurit të flokëve në një stil ndryshe deri tek blerja e disa fijeve të flokëve artificiale apo parukeve.
Ndërsa disa të tjerë në mënyrë të dëshpëruar mundohen ti ruajnë ato pak flokë që i’u kanë mbetur duke pyetur në vende të ndryshme dhe duke përdorur gjëra të ndryshme mbi flokë pa marë parasyshë se çfarë janë ato.
Kur njerëzit kanë problem, përpiqen në mënyra të ndryshme për të bërë diçka për flokët. E lyejnë kokën me vaj ulliri, hudhër, madje disa të tjerë arrijnë deri aty saqë mundohen të gjejnë në pozicion të veçantë për të fjetur, zakonisht të shtrirë barkas dhe me fytyrë në jastëk, apo përdorin rrjetë mbrojtëse në kokë, me mendimin se në këtë mënyrë flokët do të bien më pak. Ka dhe raste të tjera, për të stimuluar rritjen e flokëve përdorin dhe acide të kombinuara me disa preparate ptë hudhrës, dhe përfundojnë me plagë dhe djegie në kokë. Disa i presin flokët deri në zero me besimin se në këtë mënyrë do t’ju shtohen flokët, që është vetëm një iluzion – u shpreh Dr. Andrej Petrov, dermatolog në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, i cili shpjegoi se me çfarë rastesh tragjikomike përballet në ordinancën e tij. Ai shtoi se humbja e flokëve është shumë e zakonshme në praktikën e përditshme dermatologjike, dhe pothuajse çdo ditë në spital ka të paktën një rast për konsultim dhe ndihmë.
Ndërkohë që disa preparate të vjetra mund të jenë të dobishme, disa të tjera mund të jenë tepër të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Hudhra është një ilaç i dobishëm popullor, në bazë të së cilës janë bërë shumë preparate mjekësore. Edhe ne si mjekë e rekomandojmë. Përdorimi i ilaçeve të ndryshme të pakualifikuara dhe acideve mund të jenë shumë të rrezikshme dhe iund të shkaktojë djegie të rënda si dhe helmim. Nga ana tjetër, këto pasoja mund të japin efekt të kundërt, krejtësisht rënie e flokëve, shpjegoi dermatovenerologu Petrov.
Ai është i bindur se nëse procesi i rënies së flokëve fillon, nuk mund të ndalohet. Veçanërisht nëse shkaku është gjenetik apo hormonal. Edhe pse doktor Petrov thotë se shkak për rënien e flokëve mund të jetë edhe faktori i imunitetit si rezultat i infeksioneve dhe inflamacioneve, apo si pasojë e disa ilaçeve të caktuara, shkaku më i zakonshëm i rënies së flokëve në fakt është stimulimi hormonal i kushtëzuar gjenetikisht. Androgjenet apo hormonet mashkullore lidhen me sipërfaqen e flokëve dhe me receptorë special të quajtura 5 alfa reduktaza tip 2, mbi të gjitha tek flokët e përhershëm. Edhe tek burrat edhe tek gratë ndodhë miniaturizimi (reduktimi) i gjendrës së flokut, praktikisht zhdukja e flokëve. Edhe tek meshkujt edhe tek femrat ky lloj i rënies së flokëve mund të trajtohet me sukses. Është e rëndësioshme që të theksohet, sepse ka disa lloje të caktuara të humbjes së flokëve të cilat i përkasin origjinës imunologjike (alopetia areata) të cilat është e vështirë për ti trajtuar, sepse arsyet janë të paqarta, shpjegoi Petrov.
Për të parandaluar humbjen e flokëve apo për të rikthyer flokët në kokë, një nga mënyrat më të suksesshme të trajtimit është mbjellja e flokëve me ndihmën e metodës FUE, e cila veçanërisht rekomandohet për rastet e humbjes së flokëve nga stimulimi hormonal. Kjo është një metodë e suksesshme e provuar. Me metodën FUE, në fakt, kryhet mbjellja apo transferimi i flokëve nga një pjesë në një pjesë tjetër të kokës së vetë pacientit, të cilat më pas nuk mund të bien për shkak se në këtë sipërfaqe nuk ndodhet receptori specifik 5 alfa reduktaza duke lidhur vende për hormone androgjene, tregon Dr. Petrov, në lidhje me mënyrën se si kryhet mbjellja e flokëve.
Në mënyrë që metoda të jetë e sukseshme dhe të kryhet transplanti i flokëve, dr. Andrej Petrov thotë se duhet të ketë mundësinë për të marrë flokë nga e ashtuquajtura zona dhuruese në pjesën e poshtme të kokës në qafë. Gjatë lindjes njerëzit kanë rreth 5 milion folikula të flokëve. Ekzistojnë tre lloje të flokëve. Flokë terminal të cilët gjenden në kokë, në sqetull dhe mjekër të cilat janë nën ndikimin e hormoneve androgjene. Duhet që kandidati potencial të ketë mjaftueshëm flokë në pjesën mbrapa të kokës (mbi qafë) që të mund të merren nga aty dhe të mund të mbjellen në pjesën e kokës në të cilën mungojnë flokët, dhe në të njejtën kohë të mos prishet pamja e kësaj pjese të kokës nga e cila merren flokët. Mosha ideale për transplantin e flokëve është nga 25 deri në 35 vjeç, edhe pse ka raste të pacientëve të moshës 18 dhe 75 vjeçare, shtoi dr. Petrov.
Avantazi i kësaj metode në krahasim me trajtime të tjera të transplantimit të flokëve siç theksoi Dr. Andrej Petrov, është se metoda FUE nuk lë shenja postoperative. Për 7 deri në 10 ditë shërohet plotësisht plaga e pjesës dhuruese nga ku janë marrë flokë për kryerjen e mbjelljes. Përveç kësaj, intervenimi është krejtësisht pa dhimbje, dhe kryhet me anestezi lokale. ‘metoda kryhet me ndihmën e një gjilpëra mekanike rrotulluese (më e vogël se 1 milimetër) me anë të së cilës hiqen flokët në pjesën e qafës, dhe më pas me një instrument Punch, krijohen vrima në zënën ku do të kryhet mbjellja, zakonisht në pjesën e përparme të kokës, pasi aty bien më tepër flokët. Flokët e transplantuar kanë një jetëgjatësi prej 6 muajsh, pastaj bien, dhe në vend të tyre rriten flokë natyralë terminalë me një jetëgjatësi pre 2 deri në 4 vjet, sikurse të gjitha flokët e tjera në kokë. Me këtë metodë mundësohet arritja e shkallës së dendësisë mesatarisht 50 deri në 60 njësi folikulare një centimetër. Intervenimi zgjat 5 orë, shpjegoi dr. Petrov.
Kjo metodë kryhet edhe tek gratë. Por, megjithatë, shpjegoi dr. Petrov, është pak e parehatshme tek gratë për shkak të kohës që merr procedura në rritjen e flokëve, meqenëse gratë mbajnë flokë të gjata, ndryshe nga burrat të cilët zakonisht mbajnë flokë të shkurtra. Prandaj, për gratë, një nga metodat më të njohura të cilën e përdorim edhe ne është PRP- përdorimi i plazmës së pasur me trombocide e cila në një mënyrë të veçantë injektohet në lëkurën e kokës , e cila përdoret për stimulimin e rritjes së flokëve – shtoi dermatovenerologu i Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’.
Është normale rënia e 100 fijeve të flokëve në ditë
Çdo ditë bien nga 50 deri në 100 fije floku. Kjo është diçka normale. Veçanërisht gjatë muajit gusht dhe shtator, por nëse intensiteti i rënies së flokëve rritet dhe çon deri në reduktimin e ndjeshëm të flokëve, deri në shfaqjen e lëkurës së dukshme të kokës,
duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nga dermatolog.
Më tepër problem kanë burrat në krahasim me gratë
‘Alopecia androgjenetike siç quhet ndryshe humbja e flokëve, shfaqet tek 30% e meshkujve të cilët i përkasin moshës mbi 30 vjeçare, dhe tek 50% e meshkujve të cilët i përkasin moshës mbi 50 vjeçare. Përsa i përket femrave me problemin e humbjes së flokëve përballen 6-12% e tyre nga mosha 20 deri në moshën 30 vjeçare, dhe 55% mbi moshën 70 vjeçare. Edhe pse ky problem i prek të dy gjinitë, gjithësesi, tek meshkujt ky problem shfaqet më tepër. Por kur shfaqet tek femrat, ka pasoja më serioze psikologjike. Kjo ndodh për faktin se tek meshkujt rënia e flokëve është pranuar si diçka normale, ndërse humbja e flokëve tek femrat mund të pasohet me probleme më të mëdha në jetën , mjedisin dhe komunikimin e përditshëm’ – theksoi dr. Petrov.