Përse uji është pija ideale?

Uji rregullon temperaturën e trupit, mbart lëndë ushqyese dhe oksigjen si dhe ndihmon për nxjerrjen e lëndëve  toksike nga trupi. Megjithatë, shumica prej nesh nuk marrin sasinë e nevojshme të ujit gjatë gjithë ditës. Në vijim do të lexoni disa këshilla se si të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës, veçanërisht gjatë stinës së verës.

Uji rregullon temperaturën e trupit, mbart lëndë ushqyese dhe oksigjen si dhe ndihmon për nxjerrjen e lëndëve  toksike nga trupi. Megjithatë, shumica prej nesh nuk marrin sasinë e nevojshme të ujit gjatë gjithë ditës. Në vijim do të lexoni disa këshilla se si të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës, veçanërisht gjatë stinës së verës.

Sasia e mjaftueshme e ujit për të cilën  trupi ynë ka nevojë gjatë ditës  është  ajo të cilën e keni shpenzuar me anë të urinimit, djerësitjes dhe frymëmarrjes. Pirja e  8-10 gotave me ujë në ditë është e mjaftueshme. Duke marrë parasyshë edhe konsumimin e frutave dhe perimeve në ditë, ato duhet të përbëjnë  4 gota lëng në ditë, dhe në këtë mënyrë ju mbetet të konsumoni plus 4-6 gota ujë në ditë.

Si mund ta dimë nëse kemi marrë ujin e mjaftueshëm në organizëm?

Përsa i përket konsumit të mjaftueshëm të ujit, këtë gjë mund ta vërejmë edhe me anë të urinimit. Mesatarisht urinojmë 4-8 herë në ditë, megjithatë kjo nuk vlen për të gjithë në mënyrë të barabartë.  Mundohuni që të vëreni ngjyrën dhe erën e urinës. Nëse urina ka ngjyrë të hapur  dhe nuk mbanë erë, në këtë mënyrë do të kuptoni se keni konsumuar ujin e mjaftueshëm. Në rast se urina ka ngjyrë të errët dhe mbanë erë amoniaku, kjo tregon se organizmi juaj ka nevojë për më tepër ujë dhe lëngje. Ndonjëherë nëse konsumoni panxhar apo asparagus, urina juaj mund të ketë ngjyrë të kuqe apo të  çuditshme, prandaj nuk duhet të frikësoheni, por mundohuni të mbani mend se çfarë keni konsumuar.

Është e vërtetë se uji mund ta përshpejtojë metabolizmin tonë, atëherë kur duam të humbasim kilogramët e tepërt. Për të përshpejtuar metabolizmin është e nevojshme që të konsumohet 2.5 litra ujë në ditë. Hulumtimet kanë treguar se nëse rrisi konsumin e ujit deri në 1.5 litra në ditë, përgjatë një viti do të digjni 17.400 kalori, të cilat nëse i konvertojmë në kilogramë janë 2.25kg.

Sa ujë duhet të pini kur jeni duke bërë stërvitje?

Është mëse normale që gjatë stinës së verës dhe gjatë momentit kur jeni duke kryer ushtrime të konsumoni më tepër ujë.  Gjëja më e mirë është që të pini 2-3 gota ujë para se të filloni kryerjen e ushtrimeve. Në këtë mënyrë do të jeni të sigurtë se nuk do të dehidratoheni gjatë orës së stërvitjes.  Gjatë stërvitjes pini një gotë me ujë dhe pasi të keni përfunduar konsumoni edhe 2-3 gota ujë. 

Shpërndaj