Përse vitamina D është e rëndësishme për shëndetin tuaj

Me siguri që edhe ju do të pajtoheni  me faktin se do të ishte shumë mirë që vetëm me marrjen e një vitamine , të mund të ndërtoni kocka të forta dhe të luftoni kundër sëmundjeve malinje, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe depresionit. Ose thjeshtë t’ju ndihmojë në reduktimin e peshës suaj të tepërt? Një nga vitaminat që vepron pozitivisht ndaj kushteve të lartpërmendura është vitamina "D" të cilën trupi ynë e merr me anë të diellit, por mund ta marrim edhe nëpërmjet ushqimit, si dhe nëpërmjet suplementeve të ndryshme në ushqim.

Me siguri që edhe ju do të pajtoheni  me faktin se do të ishte shumë mirë që vetëm me marrjen e një vitamine , të mund të ndërtoni kocka të forta dhe të luftoni kundër sëmundjeve malinje, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe depresionit. Ose thjeshtë t’ju ndihmojë në reduktimin e peshës suaj të tepërt? Një nga vitaminat që vepron pozitivisht ndaj kushteve të lartpërmendura është vitamina “D” të cilën trupi ynë e merr me anë të diellit, por mund ta marrim edhe nëpërmjet ushqimit, si dhe nëpërmjet suplementeve të ndryshme në ushqim.

Vitamina D forcon kockat

Duke filluar që nga fëmijëria dhe deri në moshë të rritur, vitamina “D” është drejtpërdrejtë përgjegjëse për forcimin e kockave. Ajo e ndihmon trupin për të absorbuar kalciumin nga ushqimi. Për personat të cilët kanë rritje rreziku për shfaqjen e frakturës në kocka, është e domosdoshme marrja e vitaminës “D” çdo ditë për ta parandaluar atë. Fëmijët kanë nevojë për vitaminë “D” për të ndërtuar kocka të forta dhe të shëndetshme dhe për të parandaluar raketizmin.

Vitamina D dhe skleroza multiple

Për vite me rradhë, dyshojnë në lidhjen ndërmjet ndikimit të diellit, nivelit të vitaminës “D” dhe sklerozës multiple. Një studim i fundit ka treguar se shkak i shfaqjes së kësaj sëmundje autoimune është çrregullimi gjenetik i cili ndodh për shkak të mungesës së vitaminës “D”. Megjithatë, ende nuk ekziston asnjë provë shkencore se vitamina “D” ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e sklerozës multiple.

Vitamina D dhe reduktimi i peshës trupore

Studimet kanë treguar se shpesh personat të cilët janë mbipeshë, kanë nivele të ulëta të vitaminës “D” në organizëm.  Yndyrërat e “robërojnë” vitaminën “D” duke bërë të mundur reduktimin e shfrytëzimit të saj nga ana e organizmit.  Nuk është bërë e ditur nëse mbipesha trupore shkakton reduktimin e vitaminës “D” apo nëse bëhet fjalë për një process të kundërt. Një hulumtim I kryer në një grup të vogël njerëzish me mbipeshë trupore, ka treguar se futja e vitaminës “D” në ushqim  ka efekt pozitiv në uljen e peshës trupore.

Vitamina D dhe depresioni

Vitamina “D” luan rol në zhvillimin dhe funksionimin e trurit. Tek personat me depresion janë gjetur nivele të ulëta të vitaminës “D”. megjithatë, deri tani studimet nuk kanë treguar se dhënia e suplementeve të vitaminës “D” ndihmon në uljen e simptomave të depresionit.

Filloni ditën me vitaminë D

Niseni ditën me një mëngjes të pasur me vitamina dhe minerale. Qumështi i pasur me vitaminë “D”, lëngu i portokallit, drithërat, buka dhe disa lloje të caktuara të kosit, janë një burim i shkëlqyeshëm i kësaj vitamine.

A keni mungesë të vitaminës D?

Faktorët që rrisin rrezikun e absorbimit të pamjaftueshëm të vitaminës D

Mosha mbi 50 vjeç

Lëkura e errët

Mbipesha

Kryerja e operacionit Bypass në stomak

Alergjia ndaj qumështit dhe intolerance ndaj laktozës

Sëmundjet e mëlçisë

Sëmundjet e sistemit të tretjes

Simptomat e mungesës së vitaminës D

Numri më i madh i personave me mungesë të vitaminës “D”, nuk kanë simptoma.Tek disa persona mund të shkaktojë osteomalacia – kocka të buta të shoqëruara me dhimbje të kockave dhe dobësi  të muskujve. Tek fëmijët, mungesa e vitaminës “D”, mund të shkaktoj problem skeletore  dhe deformim të kockave. 

Shpërndaj