Përshpejtoni metabolizmin thjeshtë dhe lehtë

Një nga gjërat më të dëshiruara është djegia e shpejtë e kilogramëve pasi në këtë mënyrë shpejtë dhe lehtë do të mund të zvogëloni peshën tuaj trupore të tepërt. Përveç kilogramëve, trupi shpejtë do të lirohet edhe nga toksinat. Sado që të mundoheni ta ndryshoni metabolizmin tuaj, duhet të keni parasyshë se kjo varet kryesisht nga disa faktorë siç janë: gjinia, mosha, dhe predispozita gjenetike. Tek këta faktorë ju nuk mund të keni asnjë ndikim. Në vijim lexoni se çfarë mund të bëni për të përshpejtuar metabolizmin.

Një nga gjërat më të dëshiruara është djegia e shpejtë e kilogramëve pasi në këtë mënyrë shpejtë dhe lehtë do të mund të zvogëloni peshën tuaj trupore të tepërt. Përveç kilogramëve, trupi shpejtë do të lirohet edhe nga toksinat. Sado që të mundoheni ta ndryshoni metabolizmin tuaj, duhet të keni parasyshë se kjo varet kryesisht nga disa faktorë siç janë: gjinia, mosha, dhe predispozita gjenetike. Tek këta faktorë ju nuk mund të keni asnjë ndikim. Në vijim lexoni se çfarë mund të bëni për të përshpejtuar metabolizmin.

Rrisni masën e muskujve

Trupi vazhdimisht djeg kalori edhe kur ju qëndroni ulur. Kjo djegie është më e madhe tek personat të cilët kanë masë të madhe të muskujve. Do t’ju japim si shembull faktin i cili nxjerr në pah se indet e muskujve prej rreth 500 gram ‘harxhojnë’ 6 kalori në ditë për tu mbajtur, ndërkohë që i njejti ind yndyror ‘harxhon’ vetëm 2 kalori. Ky ndryshim i vogël nga pikpamja afatgjatë ka një dallim të madh. Me rritjen dhe forcimin e muskujve do të keni mundësi të rrisni normën e përshpejtimit të metabolizmit në nivel ditor, që sigurisht do të ketë efekt afatgjatë.

Pini ujë

Për të djegur kalori, organizmi ka nevojë për ujë. Në rast se trupi nuk është mjaftueshëm i hidratuar, shpejtësia e metabolizmit zvogëlohet. Studimet tregojnë se ata persona të cilët pijnë tetë gota ujë në ditë, djegin më tepër kalori se ata të cilët pijnë katër gota ujë në ditë. Për të qenë të hidratuar mjaftueshëm gjatë ditës, pini ujë ose pije të tjera pa sheqer para çdo vakti. Gjithashtu konsumoni fruta dhe perime të cilat janë të lëngshme për të patur në këtë mënyrë një hidratim më të mirë.

Shmangni pijet energjike

Pijet energjike përmbajnë sasi të mëdha të kafeinës, taurinës dhe aminoacideve të cilat e përshpejtojnë metabolizmin, por nga ana tjetër këto përbërës mund të shkaktojnë efekte anësore siç është rritja e presionit të gjakut, ankthi dhe probleme me gjumin. Për këtë arsye nuk rekomandohet konsumimi i tyre, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët.

Ndani vaktet

Kur hamë vakte me sasi më të mëdha në një distancë të madhe kohore, metabolizmi ngadalësohet ndërmjet vakteve. Vaktet e vogla por të shpeshta e mbajnë metabolizmin vazhdimisht ‘zgjuar’. Prandaj, mundohuni të hani më shpesh por me sasi më të vogla. Studime të shumta tregojnë se ushqimi me erëza vepron pozitivisht mbi metabolizmin, prandaj, mund të shtoni erëza në ushqimin tuaj.

Proteinat djegin më shpejtë kalori

Trupi djeg më tepër kalori gjatë tretjes së proteinave, ndryshe nga yndyrnat dhe karbohidratet. Balanconi ushqimin, duke që të mbizotërojë ushqimi me proteina siç është mishi i viçit, peshku, mishi i bardhë, vezët dhe ushqimi me kokrra. Reduktoni futjen e yndyrës .

Çaji jeshil djeg 17% më tepër kalori

Çaji jeshil e përshpejton metabolizmin për shkak të kombinimit të kafeinës dhe katehin polifenolit që gjendet tek çaji jeshil. Ushtrimet e kontrolluara të kombinuara me pirjen e rregullt të çajit jeshil nga 2 deri në 4 gota, përshpejton metabolizmin në atë mënyrë saqë trupi djeg 17% më tepër kalori.

Shpërndaj