Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Pasojat e ushqimit të shpejtë

Pesë sygjerimet më të këqija për drekën

Ka kohë që nuk keni ngrënë mëngjes shëndetshëm? Stomaku juaj ka filluar të protestojë kaq fortë saqë dhe kolegët tuaj mund të dëgjojnë? Keni një orë për të ngrënë drekë? Për çfarë do të vendosni? Sanduiç me mish? Pica në pjesë?

Mos nxitoni, dreka ju jep forcë për pjesën tjetër të ditës, për këtë arsye marrja e vendimit të duhur është vërtet e rëndësishme. Drekat me kalori të larta të përmendura më poshtë, ndoshta kanë shije vërtet të mirë, por nga ana tjetër mund t’ju fryjnë, t’ju dhurojnë dhimbje në stomak, t’ju shtojnë në peshë dhe të rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve. Për të pasur një drekë të shëndetshme , shmangni ushqimet e mëposhtme:

sistina

Pesë sygjerimet më të këqija për drekën

Ka kohë që nuk keni ngrënë mëngjes shëndetshëm? Stomaku juaj ka filluar të protestojë kaq fortë saqë dhe kolegët tuaj mund të dëgjojnë? Keni një orë për të ngrënë drekë? Për çfarë do të vendosni? Sanduiç me mish? Pica në pjesë?

Mos nxitoni, dreka ju jep forcë për pjesën tjetër të ditës, për këtë arsye marrja e vendimit të duhur është vërtet e rëndësishme. Drekat me kalori të larta të përmendura më poshtë, ndoshta kanë shije vërtet të mirë, por nga ana tjetër mund t’ju fryjnë, t’ju dhurojnë dhimbje në stomak, t’ju shtojnë në peshë dhe të rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve. Për të pasur një drekë të shëndetshme , shmangni ushqimet e mëposhtme:

 

1.       Pica: Përmban sasi tepër të madhe të natriumit

Një copëz picë mesatare me spec djegës, përmban rreth 680 miligram natrium, 12 gram yndyrë (5 gram yndyrë të ngopur) dhe 300 kalori. Por, kush është ai që do të hajë vetëm një copëz? Tre copëza të një pice të madhe përmbajnë 2000 miligram natrium, është pothuajse e barabartë me sasinë e natriumit që përmban një vakt I rekomanduar në ditë 2300 miligram natrium! Konsumimi I tepërt I natriumit mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut dhe sëmundje kardiovaskulare – një nga shkaqet kryesore të vdekjes në botë. Lëreni picën për një rast tjetër dhe relaksoni enët tuaja të gjakut.

2.       Burger dhe patate të skuqura. Me një madhësi EKSTRA!

Nëse ushqimi juaj I preferuar reklamohet me fjalët ‘ekstra’ apo ‘turbo’ atëherë largohuni nga  banaku i dyqanit. Një çizburger tipik I dyfishtë dhe me shumë patate përmban 900 kalori.Nëse e kombinoni atë me një pije të gazuar do të merrni 1200 kalori në një vakt! Për fat të keq, vazhdimisht konsumojmë ushqime me shumë kalori, yndyrë dhe natrium, labirint I vërtetë në trupin tuaj, I cili rrit rrezikun e shtimit të peshës, hipertensionit dhe diabetit.

3.       Kombinimi I sanduiçit të ftohtë. Vrasës TRIO

Mishrat në drekë zakonisht janë të ngarkuar me natrium, yndyrë të ngopur dhe komponime kancerogjene të njohura si nitrate dhe nitrite të cilat janë të njohura për rrezikun e shfaqjes së disa llojeve të kancerit. Rreth 10 gram mish I tymosur, pule,derri apo sallam me mish të gjelit të detit përmban 900 – 1100 miligram natrium. Kjo pa marrë parasysh djathin, bukën dhe erëzat. Përmbajtja e yndyrës së ngopur është 9 miligram në 100 gram sanduiç të ftohtë, kjo është rreth 50% e limitit të rekomanduar në ditë. Mos shmangni vetëm kastravecat, por të gjithë sanduiçin.

4.       Hot dog: Tepër yndyrë në bukë

Hot dog,  nuk ka asnjë anë pozitive. Një suxhuk përmban 35 gram yndyrë, nga të cilët 15 gram janë yndyra të ngopura  të ‘këqija’. Një hot dog siguron më tepër se gjysmën e dozës  së yndyrës të rekomanduar për një ditë dhe plotë 80 % të marrjes së yndyrës së ngopur të rekomanduar. Kolesteroli I lartë rrit LDL tuaj (ose kolesteroli i keq), rrit rrezikun për sëmundjet koronare të zemrës, mund të shkaktojë goditje në zemër ose në tru. Mos konsumoni tepër hot dog, në vend të tij kërkoni sanduiç me mish pule të pjekur në zgarë ose sallatë.

5.       Pula e skuqur. Largojeni atë nga lista

Vetëm një pjesë e skuqur e gjoksit të pulës, nga fast food –I juaj I preferuar, përmban 500 kalori dhe ndoshta më tepër, 34 gram yndyrë dhe 1200 miligram natrium. Këto shifra të tmerrshme duhet t’I frikësojnë të gjithë ata dashamirës të pulës së skuqur. Ushqimi I skuqur, shpesh është I mbushur me yndyrë dhe natrium – një ekip I përbërësve vdekjeprurëse. ‘ shpërfilleni’ mishin e skuqur të pulës dhe ushqimet e përmendura më lart.

Shpërndaj