Rreziqet për shëndetin e gruas pas menopauzës

Menopauza është një periudhë e jetës së gruas kur ndërpritet cikli menstrual. Më parë kjo periudhë fillonte pas moshës 50 vjeçare të gruas, por sot, shumë gra të reja futen në këtë cikël. Menopauza është një proces i natyrshëm biologjik kur gruaja përfundon me pjellorinë (ovulacionin)por përsëri është e shëndetshme, vitale dhe seksualisht aktive.

Menopauza është një periudhë e jetës së gruas kur ndërpritet cikli menstrual. Më parë kjo periudhë fillonte pas moshës 50 vjeçare të gruas, por sot, shumë gra të reja futen në këtë cikël. Menopauza është një proces i natyrshëm biologjik kur gruaja përfundon me pjellorinë (ovulacionin)por përsëri është e shëndetshme, vitale dhe seksualisht aktive.

 Simptomat

Tek një numër i madh i grave shfaqen valë nxehtësie, paqëndrueshmëri emocionale (nervozizëm), pagjumësi, rënie të përqëndrimit, rënie të vitalitetit dhe ndjenjë depresioni. Në rast se keni ndonjë nga këto simptoma, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga gjinekologu juaj. Ai mund t’ju rekomandojë të ndryshoni stilin e jetës ose t’ju këshillojë të merrni terapi për zëvendësimin e hotmoneve.

Para se të shfaqet menopauza

Disa vite para se të shfaqet menopauza, tek një numër i grave shfaqen simptomat në vijim: çrregullim i ciklit menstrual (për një periudhë një, dy ose më shumë vjeçare), thatësi në zonën e vaginës, valë nxehtësie, djerësitje gjatë natës, pagjumësi, gjum me probleme, ndryshime të shpeshta të gjendjes së humorit, rritje të peshës trupore dhe metabolizëm të ngadalësuar, humbje të volumit të gjinjve, presion të paqëndrueshëm të gjakut. Në këtë periudhë, është e mundur edhe shtatzënia jashtëzakonisht e rrallë, gjithashtu, ekzistojnë raste dhe gjendje  të cilat mund të shkaktojnë menopauzë të parakohëshme si: kimioterapia, terapia me rrezatim, sëmundje gjenetike dhe autoimune, çrregullime të ushqimit (dieta ekstreme), përdorimi i disa ilaçeve të caktuara.

Kur duhet të shkoni tek gjinekologu?

Fakti që futeni në menopauzë nuk do të thotë se duhet t’i nndërprisni kontrollet e rregullta gjinekologjike. Veçanërisht duhet të kërkoni këshilla në rast se keni gjakderdhje në periudhën para futjes në menopauzë. Gjatë periudhës së menopauzës vezoret sekretojnë estrogjen, por ka një mungesë të hormoneve progesterone, të cilat rregullojnë ciklin normal të menstruacioneve dhe frytshmërisë. Kur niveli i estrogjenit është i ulët, rritet rreziku i kushteve të caktuara mjekësore, sikurse janë sëmundjet kardiovaskulare, osteoporoza, mosmbajtja e urinës, reduktimi i dëshirës për aktivitete seksuale. Kur niveli i estrogjenit është i lartë, rritet dhe shfaqja e gjakderdhjeve të parregullta të ndjekura me ndryshime histopatologjike të hiperplazës endometriale. Mbani mend, çdo gjakderdhje në menopauzë është abnormale dhe duhet të vizitoni gjinekologun tuaj.

Menopauza dhe osteoporoza

Gjatë periudhës së menopauzës, shpesh shfaqet edhe osteoporoza – sëmundje e kockave, ulet dendësia dhe cilësia e indeve të kockave. Osteoporoza është 4 herë më e shpeshtë tek gratë të cilat janë në menopauz. Thyerja e kockave tek këta persona mund të ndodhë edhe nga rënia apo përplasje të lehta si dhe nga ngritja e ndonjë peshe. Aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqimi i shëndetshëm, mund t’ju ndihmojë në uljen e rrezikut të të osteoporozës. Duke konsumuar shumë fruta dhe perime të cilat janë të pasura me vitamina (vitamin D2, D3) mund të parandaloni humbjen e dendësisë së kockës. Gjithashtu është e rëndësishme ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezeve të diellit. Hapi i parë për testimin e dendësisë së kockave është inçizimi me  Dexa scan. Ky inçizim i sofistikuar mundëson përcaktimin e saktë dhe preciz të dendësisë së indit kockor. Skani nuk është i dhimbshëm dhe zgjat 10-20 minuta. Dendësia e kockës tek gratë pas menopauzës reduktohet. Ky kontroll rekomandohet të kryhet një herë në dy vjet.

Kanceri i gjirit

Një nga faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit tek gratë është mosha.  Rreth 95 % e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit janë mbi moshën 40 vjeçare, ndërsa gjysma e tyre mbi moshën 61 vjeçare. Çdo grua në menopauzë duhet të bëjë kontrolle të detyrueshme mamografike të gjirit.

Kanceri endometrial dhe kanceri ovarian

Kanceri endometrial sipas numrit të regjistruar të pacientëve është një nga llojet më të shpeshta të kancerit të cilat shfaqen në popullatën femërore në menopauzë. Tek një numër i konsiderueshëm i grave  tek të cilat është shfaqur gjakderdhje pas menopauzës, janë diagnostikuar ndryshime endometriale nga parakancerogjene deri në kancerogjene.  Në periudhën e para menopauzës dhe menopauzës, rritet mundësia e shfaqjes së kancerit ovarian. Prandaj gjatë menopauzës gratë duhet të kryejnë kotrolle të rregullta gjinekologjike një herë në vit. Ky kontroll përfshin PAP testin dhe kontrollin me ultratingull. Pacientet të cilat marrin për një kohë të gjatë terapi kontraceptive kanë rrezik të ulët të kancerit ovarian dhe endometrial.

Sëmundjet kardiovaskulare

Sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundje karakteristike për popullatën mashkullore. Por pas moshës 50 vjeçare ky raport ndryshon , dhe sëmundjet e zemrës shfaqen si tek gjinia mashkullore ashtu edhe tek gjinia femërore.  Shkak për këtë është estrogjeni i cili luan një rol mbrojtës kur bëhet fjalë për shëndetin kardiovaskular të gruas.  Në menopauzë, kur niveli i estrogjenit bie, rritet reziku i këtyre sëmundjeve. Prandaj, gratë në menopauzë, duhet të bëjnë kujdes edhe për shëndetin e sistemit kardiovaskular, dhe duhet të fillojnë të kryejnë kontrolle të rregullta të zemrës, me anë të të cilave do të parandalojnë komplikime më serioze siç është sulmi në zemër.

Shpërndaj