Fakt është rritja e numrit të rasteve të reja të fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të cilat bëjnë pjesë në grupin e autizmit. Por, nën këtë diagnozë shpesh shfaqen edhe çrregullime të tjera neuro- zhvillimore siç janë: aftësitë e kufizuara intelektuale, çrregullimet specifike të mësuarit – disleksia, disgrafia, dispraksia apo çrregullim i koordinimit motorik, çrregullime të të fulurit dhe privime psiko-sociale.
Personat e prekur nga këto çrregullime shpesh kanë lëvizje stereotipe, të cilat kanë prirje për tu izoluar nga mjedisi përreth dhe kufizim të interesit ndaj botës së jashtme. Në vijim Dr. Aneta Demerxhieve, pediatre në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se si mund ti dallojmë fëmijët me autizëm.
Çfarë është autizmi?
Autizmi është një gjendje komplekse çrregullimi që zgjat përjetë. Quhet çrregullim zhvillimor sepse shenjat dhe simptomat e para shfaqen gjithmonë para tre viteve të para të jetës. Pikërisht në periudhën kur zhvillimi është më intenziv, pikërisht atëherë manifestohet me probleme gjatë komunikimit verbal dhe joverbal, ndërveprimit social me personat e tjerë dhe me sjellje të përsëritura në lidhje me rutinat dhe skemat apo modelet gjatë aktiviteteve të përditshme. Spektri autik i çrregullimeve sipas klasifikimit të ri përfshin çrregullimin në: ndërveprimin dhe komunikimin shoqëror si dhe në fushën e interesave ndaj aktiviteteve të personave të prekur.
Shenjat e hershme dalluese të autizmit
Shenjat e hershme apo shenjat e para të cilat duhet të ngjallin dyshime tek prindërit dhe ato të kërkojnë ndihmë mjekësore për fëmijën e tyre janë: në muajin e 6-të të lindjes foshnja nuk qesh, në muajin e 12-të të lindjes foshnja nuk përdorë rrokje (gu-gu, ga-ga), nuk tregon me gisht dhe nuk bën gjeste të caktuara, në muajin e 16-të akoma nuk përdorë fjalë të thjeshta, në muajin e 24-t nuk përdorë fraza të shkurtra me nga dy fjalë, nuk progreson dhe shpesh ka regres në zhvillim – fëmija ndalon përdorimin e fjalëve që ka njohur derimë tani dhe humbet aftësitë sociale të cilat ka arritur të fitojë. Një shenjë shumë alarmuese është mungesa e kontaktit me anë të syve. Sa më tepër rritet fëmija, gjithnjë dhe më tepër sillet sikur nuk i vëren personat përreth.
Kur mund të përcaktohet diagnoza?
Zakonisht diagnoza mund të përcaktohet në moshën 3 vjeçare edhe pse ekspertët thonë se me anë të një vëzhgimi të kujdesshëm, shenja të veçanta mund të dallohen që në muajin e 6-të të lindjes së foshnjës. “Flamurë të kuqë” të cilët sinjalizojnë nevojën për konsultim mjekësorë janë simptomat e mëposhtme: fëmija nuk reagon kur e thërrisni në emër, është i mërzitur dhe nuk di se çfarë dëshiron, ka zhvillim të vonuar apo mungesë të të folurit, nuk përshtatet me detyrat e përcaktuara nga prindi, në momente të caktuara sillet sikur është i shurdhër, nuk i tregon me gisht gjërat të cilat dëshiron ti marrë, ndolon përdorimin e fjalëve të cilat i përdorte më parë, sillet në mënyrë agresive si me të tjerët ashtu edhe me vetveten (ka inate apo zemërme të theksuara), ka sterotipe, është hiperaktiv, nuk bashkëpunon me askënd, vepron me inatë, nuk di të luaj me lodrat, nuk ju kthen buzëqeshje atëherë kur ju i drejtoheni me buzëqeshje, shmang kontaktin me sy, luan vetë dhe zakonisht është i fiksuar pas një lodre të vetme apo vetëm pas diçkaje, jeton brenda botës së vet, fëmija është tepër i lidhur me ritualet e jetës së përditshme dhe nëse ato humbasin apo pësojnë ndonjë çrregullim atëherë fëmija mërzitet tejmase – i vendos lodrat sipas rendit të caktuar, vishet gjithmonë sipas mënyrës apo stilit të vet, nëpër shtëpi lëviz sipas rrugës apo rutinës së përcaktuar mirë.
Trajtimi
Pasi prindi të ketë shfaqur dyshime dhe pasi mjeku pediatër dhe mjeku psikiatër për fëmijë të konfirmojnë diagnozën në bazë të ekzaminimeve serioze klinike, atëherë është e nevojshme marrja e trajtimit. Trajtimi i hershëm apo në kohë jep rezultate me përmirësim të ndjeshëm dhe bën që fëmija të arrijë të ketë një jetë të pavarur. Përmirësimi i komunikimit dhe ndërveprimit social do të thotë komunikim dhe njohje më e mirë. E gjithë kjo përmirëson gjendjen e ankthit dhe redukton sjelljet e përsëritura.