Shpëtojini dhëmbët me apikotomi

Çfarë është apikotomia?

Apikotomia është një kirurgji e vogël orale me anë të së cilës hiqet maja e rrënjës së dhëmbit ku është shfaqur procesi patologjik. Zakonisht bëhet fjalë për pamjen e një cisti apo granulome. Ky intervenim bëhet atëherë kur të jenë kryer të gjitha modalitetet e terapisë endodontike për trajtimin e proceseve inflamatore të cilat janë të lokalizuara tek indet e kockave përreth rrënjës së dhëmbit. Prandaj nuk duhet të frikësoheni kur stomatologu do t’ju thotë se duhet të bëni apikotomi, në këtë rast, ju keni një arsye më shumë për të buzëqeshur pasi ende ekziston mundësia për të shpëtuar dhëmbin tuaj.

                                                                                                      Stomatologët në spitalin klinik “Acibadem Sistina” fillimisht këshillojnë që pacienti të kryej filmim të dhëmbëve (radiografi) që do të shërbejë për planifikimin e apikotomisë. Ky intervenim bëhet me anë të anestezisë lokale, duke bërë të mundur që pacienti të mos ndjejë aspak dhimbje.

Procedura nis me anë të prerjes së mukozës së dhëmbit dhe me anë të tërheqjes së indit të butë përreth dhëmbit, duke mundësuar arritjen tek rrënja dhe më pas pastrohet e gjithë kjo pjesë deri tek rrënja, duke e shkurtuar disa milimetra majën e rrënjës.

Gjendjet më të zakonshme të cilat i nënshtrohen kësaj ndërhyrje janë:

–          Trajtimi i pasukseshëm endodontik

–          Fraktura e rrënjës së dhëmbit

–          Sistem i lakuar i kanalit

Sa kohë zgjat apikotomia?

Në varësi të zonës apo dhëmbit ku do të kryhet intervenimi, si dhe në varësi të karakteristikave anatomike të dhëmbit, apikotomia mund të zgjasë nga 30-60 minuta.  Mendohet se kjo ndërhyrje mund të zgjasë më pak në rast se kryhet në pjesën e përparme (tek dhëmbët e parë), dhe më tepër përsa i përket dhëmbëve të tjerë.

Për çfarë duhet të kujdeseni pas kryerjes së intervenimit?

Pas përfundimit të apikotomisë, mund të shfaqet dhimbje dhe ënjtje në zonën ku është kryer intervenimi. Prandaj këshillohet që të bëni kompreso me ujë të ftohtë, të përdorni analgjezikë dhe antibiotikë spias rekomandimit të mjekut tuaj stomatolog. Është e mundur që të reduktohet ndjeshmëria e indeve të buta përreth dhëmbit dhe të shfaqet gjakderdhje, e cila, në rast se  zgjat për shumë kohë, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj stomatolog. Pas përfundimit të këtij intervenimi, duhet të konsumoni ushqime të buta dhe të lëngshme, pasi ushqimet e forta mund ta irritojnë vendin ku është kryer apikotomia, duke shkaktuar për një kohë më të gjatë ënjtjen dhe dhimbjen. Shmangni konsumin e alkolit dhe larjen agresive të dhëmbëve. Penjtë e intervenimit hiqen pas 7-10 ditësh, dhe pas kësaj periudhe të gjitha simptomat postoperative duhet të zhduken.  

Shpërndaj