Shtatë çrregullime të trupit të shkaktuara nga stresi

Stresi është i përditshëm, diçka që nuk mund të shmanget nga stili i shpejtë dhe modern i të jetuarit.  Edhe pse shpesh dëgjojmë se stresi është negativ, në disa situatë të jetës mund të jetë i dobishëm, sepse paraqet një motivim për të përfunduar detyra të caktuara për një afat të caktuar. Stresi është i dëmshëm atëherë kur zgjat më tepër kohë dhe nuk mund ta kontrolloni.  Në shumë raste stresi nuk është shkak që të mund të shfaqet një gjendje e caktuar, por mund të jetë shkak për përkeqësimin e simptomave të saj.  Në vijim do të lexoni se cilat janë reaksionet të cilat mund ti shkaktojë organizmit.

 Muskujt dhe nyjet

Stresi mund të shkaktojë dhimbje dhe ngërç të muskujve, si dhe simptoma të artritit, fibromyalgia si dhe gjendje të tjera. Dhimbja e muskujve mund të shfaqet për shkak të faktit se stresi zvogëlon kufirin e qëndrueshmërisë së dhimbjes.

Zemra dhe mushkëritë

Rritja e nivelit të hormonit të stres – kortizolit mund t’i përkeqësojë simptomat e sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive. Gjendjet të cilat lidhen me ndikimin e dëmshëm të stresit janë sëmundjet e zemrës, sulmi në zemër, presioni i lartë i gjakut dhe astma.

Lëkura dhe flokët

Studime të shumta e lidhin stresin me përkeqësimin e simptomave të ekzemës dhe të psoriazës së lëkurës. Probleme të tjera lidhur me lëkurën janë skuqja dhe kruarja , djersitja e tepruar madje edhe rënia e flokëve.

Sistemi i tretjes

Stresi ndikon negativisht edhe në sistemin e tretjes, duke filluar nga simptomat më të thjeshta siç janë gazrat , dhimbje, fryerje, diarre, kapsllëk, mund të jetë edhe shkak i shfaqjes së sindromit të nervozizmit të zorrës së trashë dhe kthimin e përmbajtjes nga stomaku në ezofag (GERB).

Supet, koka dhe nofullat

Stresi shkakton gjendje të quajtura ‘Trekëndëshi i tensionuar’ i cili përfshin spazam (ngërç) tek supet, qafa dhe nofullat. Përveç kësaj mund të shfaqet edhe dhimbje e tensionuar e kokës, shtrëngim i qafës dhe i supeve.

Sistemi imun

Sistemi i fortë imunitar është i nevojshëm për mbrojtjen ndaj sëmundjeve.  Stresi ndikon në reduktimin e imunitetit, prandaj jeni më të ndjeshëm ndaj gripit dhe ftohjes.  Gjithashtu, stresi lidhet edhe me shfaqjen e sëmundjeve autoimune siç është lupusi, dhe përkeqëson simptomat e sëmundjeve inflamatore të fshikëzës së urinës.

Shëndeti mendor

Depresioni dhe ulja e entuziazmit për aktivitete të cilat keni dëshirë ti bëni, janë efektet kryesore negative të stresit mbi shëndetin mendor. Përsonat nën ndikimin e stresit,  kanë reduktim të oreksit, dhe reduktim të dëshirës për të kryer ushtrime dhe të meren me sport, gjë kjo e cila i përkeqëson simptomat.

Shpërndaj