Shtatzënia me rrezik të lartë

Shtatzënia është pjesa më e bukur е jetës së një gruaje. Gruaja shtatzënë në këtë periudhë duhet të jetojë në mënyrë normale dhe t’i kryejë detyrimet e saja të përditshme duke u kujdesur për veten  dhe frytin që e mbart. Por,  jo çdo shtatzëni nuk është e njëjte, që do të thotë se tek disa nëna apo foshnja mund të paraqiten komplikim, ose tek të dy se bashku.

Cilët janë faktorët për paraqitjen e shtatzënisë me rrezik të lartë?

Mosha e nënës është një nga faktorët më të shpeshtë për paraqitjen e shtatzënisë me rrezik të lartë. Në këtë grup marrin pjesë gratë shtatzëna nën moshën 17 vjeçare dhe gratë mbi moshën 35 vjeçare. Foshnja e tyre gjendet nën një rrezik më të madh të komplikimeve për dallim nga gratë shtatzëna që janë në vitet më të vona të adoleshencës dhe në  vitet e hershme të të tridhjetave. Rreziku për abort spontan dhe komplikime gjenetike rritet tek gratë që janë mbi moshën  40 vjeçare.

 

Çilat gjendje mund të shkaktojnë shtatzëni me rrezik të lartë?

Gjendjet mjekësore që mund të shkaktojnë komplikime gjatë shtatzënisë janë: tensioni i lartë i gjakut, problemet me frymëmarrjen, veshkat, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet autoimune, sëmundjet seksualsht të trasmetueshme  ose infeksionet kronike. Të gjitha këto gjendje mund të jenë rreziqe potenciale për nënën dhe fetusin. Faktorët me rrezik të lartë, gjithashtu mund të jenë edhe historia me aborte, probleme me shtatzëninë  e mëparshme ose ndonjë histori familjare me çrregullime gjenetike.  Nëse keni ndonjë nga këto gjendje mjekësore para se të vendoseni për një shtatzëni  është e nevojshme që të konsultoheni me gjinekologun tuaj.

Cilat janë problemet më të zakonshme në shtatzëninë me rrezik të lartë?

Problemet më të zakonshme që mund të paraqesin janë preeklamsia dhe diabeti gestacional.

Preeklamsia është gjendje që paraqitet vetëm gjatë shtatzënisë me tension të lartë të gjakut, me prezencën e rritur të proteinave në urinë dhe me ënjtje. Nëse nuk trajtohet dhe ndjeket mund të jetë fatale për nënën dhe për foshnjën. Megjithatë, me trajtim të duhur, shumica e grave tek të cilat është shfaqur preeklamisa gjatë shtatzënisë kanë lindur foshnje të shëndosha.

Diabeti gestacional është një lloji i diabetit që zhvillohet vetëm gjatë shtatzënisë, por përveç kësaj gjendjeje gratë shtatzëna mund të kenë shtatzëni të shëndoshë. Zakonisht, diabeti tërhiqet pas lindjes. Disa gra shtatzëna janë me rrezik të lartë, por një pjesë e grave  shtatzëna janë të ekspozuara ndaj rrezikut të zmadhuar të shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Komplikimet e shtatzënisë me rrezik të lartë janë këto:

Lindja e parakohshme: Fillon para javës së 37  të gestacionit nga shtatzënia. Edhe pse nuk mund të përcaktohet do të ndodhet lindja, sidoqoftë ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë mbi lindjen e parakohshme. Zakonisht bëhet fjalë për disa infeksione, shkurtim të qafës së mitrës ose shtatzëni të mëparshme me lindje të parakohshme.

Shtatzëni me binjakë paraqet rrezik nga lindja e parakohshme, paraqitja e diabetit gestacional ose rritja e tensionit të gjakut.

Placenta previa është një gjendje kur placenta mbulon cerviksin. Mund të shkaktojë gjakderdhje, veçanërisht kur gruaja ka kontraktime. Ekziston rrezik tjetër nëse placenta nuk tërhiqet dhe e mbulon qafën e mitrës gjatë shtatzënisë, për atë shkak mjeku duhet ta përfundojë shtatzëninë me prerje cezariane për të mirën e nënës dhe foshnjës.

Problemet fetale më shpeshtë mund të vihen re në ultrazë. 2% – 3% e foshnjave kanë probleme më të mëdha ose të vogla morfologjike dhe zhvillimore.

Si t’i parandalojmë dhe trajtojmë komplikimet e shtatzënisë?

Çdo grua, bile edhe të mos ketë probleme shëndetësore, para se të mbetet shtatzënë duhet ta vizitojë gjinekologun e saj. Ai do ta planifikojë shtatzëninë tuaj, do t’ju japë këshillë dhe do t’ju informojë si të silleni gjatë shtatzënisë me qëllim të parandalohen rreziqet e caktuara gjatë kësaj periudhe. Nëse planifikoni të mbetni shtatzëne dhe të keni një shtatzëni të shëndoshë, duhet t’i respektoni këto rekomandime.

  • Merrni suplemente me acid folik para dhe gjatë shtatzënisë
  • Kini kujdes me ushqimin dhe mbani peshën trupore normale
  • Bëni ushtrime në mënyrë të rregullt
  • Ndërpreni duhanin.
  • Kini kujdes me alkoolin.
  • Ndërpreni marrjen e barnave që më pare jua ka ndaluar mjeku
  • Vizitoni gjinekologun tuaj në mënyrë të rregullt

Nëse shtatëzënia juaj konsiderohet për shtatzëni me rrezik të lartë, atëherë në Repartin e shtatzënisë me rrezik të lartë, perinatologu së bashku me mjekët do t’ju ndihmojnë shtatzëninë ta kaloni pa komplikime.

 

Shpërndaj