SI NDIKOJNË ÇRREGULLIMET NË FUNKSIONIN E GJËNDRËS TIROIDE MBI ORGANIZMIN

Java ndërkombëtare për rritjen e ndërgjegjes për sëmundjet e gjëndrës tiroide shënohet çdo vit në periudhën nga 25 deri 31 maj. Qëllimi i shënimit të kësaj jave është ngritja e vetëdijes tek qytetarët për shëndetin e gjëndrës tiroide që është shumë e rëndësishme për funksionimin e organizmit, zbulimin e hershëm të sëmundjeve të gjëndrës tiroide, parandalimin dhe trajtimin.

Specialistët e mjekësisë nukleare, Dr. Liljana Muratovska dhe Dr. Biljana Crcareva, Mr. Sci, thoë se sëmundjet e gjëndrës tiroide janë ndër sëmundjet më të sheshta të gjëndrave endokrine dhe përfaqësojnë problem që përhapet në nivel global. Këto sëmundje prekin milionë njerëz mbarë botën, ndikojnë në përditshmërinë e tyre, ulin produktivitetin, ndryshojnë cilësinë e jetës dhe shkaktojnë komplikime të tjera shëndetësore.

“Kjo gjëndër në formën e fluturës apo mburojës është e vendosur në pjesën e përparme të qafës dhe është përgjegjëse për sekretimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin. Dy hormone të rëndësishme prodhohen në gjëndrën tiroide, trijodotironina (T3) dhe tiroksina (T4). Punën e tyre rregullon hormoni i tretë i cili sekretohet në hipofizën në tru dhe quhet hormon tireostimulues (TSH). Sekretimi i hormoneve është i rregulluar mirë, ndërsa problemet ndodhin kur gjëndra prodhon pak ose më shumë hormone të tiroides. Niveli i tyre optimal ndikon mbi zemrën, mushkëritë dhe sistemin nervor, organet e tretjes, por është gjithashtu shumë i rëndësishëm për funksionimin e drejt të sistemit riprodhues, pra të hormoneve seksuale. Për shkak të këtij ndikimi, problemet me funksionimin e tiroides mund të jenë një nga shkaqet e mundshme për stertilitet. Pamundësia për të mbetur shtatzënë është një nga sinjalet për ta vizituar mjekun dhe për të kontrolluar funksionimin e gjëndrës tiroide”, thotë Dr. Muratovska.

Dr. Crcareva thotë se gjëndra tiroide na dërgon sinjale kur diçka nuk funksionon siç duhet. Megjithatë, simptomat siç janë lodhja, ankthi, depresioni ose obeziteti janë dukuri të shpeshta edhe tek njerëz të cilët nuk kanë probleme tiroide, prandaj shpesh herë nuk merren parasysh.

„Nëse simptomat e funksionit të çrregulluar të gjëndrës tiroide nuk trajtohen mund të shkaktojnë komplikime serioze. Me një analizë të thjeshtë të hormoneve tiroide mund të tregohet nëse simptomat janë rezultat e çrregullimit të funksionimit të gjëndrës tiroide. Sëmundja më se shpeshti avancohet gradualisht. Shpeshherë simptomat në fillimin nuk manifestohen për një përudhë të gjatë, ndërsa shumë nga simptomat i përshkruhen sëmundjeve të tjera si për shembull menopauzë ose plakja e organizmit. Në stadiumit e hershëm të sëmundjes në mënyrë paradoksale është pranishme tensioni, nervozizmi dhe pagjumësia. fazën e mëvonshme të sëmundjes shfaqen simptoma si lodhje, rraskapitje, përgjumje, ndjeshmëri ndaj të ftohtit, ngjirje e zërit, kapsllëk, shtim në peshë (pavarësisht apetitit të zvogëluar), djersitje e reduktuar, ndjesi mpirjeje në lëkurë dhe humbje e dëgjimit. Të sëmurët vërejnë ngadalësim në lëvizjen, harresë, mungesë vullneti, si dhe fryrje të fytyrës e cila bëhet pa mimikë. Lëkura bëhet me ngjyrë të zbehtë në të verdhë, e thatë, e ftohtë dhe me zbokth. Flokët dhe thonjtë bëhen të “ashpër” dhe të brishtë. Mund të paraqiten çrregullime menstruale, sterilitet te meshkujt dhe femrat, ndërsa te fëmijët hipotiroidizmi mund të jetë shkaktar i pubertetit të hershëm ose të vonuar”, shpjegon Dr. Crcareva.

Dihet se funksioni i shtuar i gjëndrës tiroide është dhjetë herë më i shpeshtë te gratë sesa te burrat, dhe kjo më së shpeshti ndodh në periudhën nga 20 deri në 40 vjeç. Megjithatë, ky çrregullim mund të paraqitet në çdo periudhë të jetës. Kur gjëndra tiroide është tepër aktive dhe prodhon më shumë hormone, flasim për hipertireozë. Si pasojë e kësaj gjendjeje ndodh përshpejtimi i metabolizmit dhe simptomat janë: humbje në peshë, ankth dhe djersitje e shtuar. E kundërta e kësaj gjendjeje, kur ka mungesë të prodhimit të hormoneve dhe ulje të funksionit të kësaj gjëndre të rëndësishme, quhet hipotiroidizëm. Atëherë metabolizmi ngadalësohet, ndërsa simptomat kryesore janë: lodhje, shtim në peshë dhe depresion.

Mjekët apelojnë se diagnostikimi i hershëm është më i rëndësishëm për një trajtim të suksesshëm të sëmundjeve të gjëndrës tiroide dhe nëse zbulohet në kohë dhe fillohet me terapi adekuate, personat me funksion të çrregulluar të gjëndrës tiroide mund të kenë jetë normale.

 Mjekët apelojnë se diagnostikimi i hershëm është faktori kyç për një trajtim të suksesshëm të sëmundjeve të gjëndrës tiroide dhe nëse ajo zbulohet me kohë dhe fillohet me terapi adekuate, personat me funksion të çrregulluar të gjëndrës tiroide mund të kenë një jetë plotësisht normale.

Shpërndaj