Si ndikojnë zakonet e jetës në lëkurë

Lëkura juaj është mbulesa e jashtme e cila e mbron të gjithë trupin tuaj, por kjo nuk është e gjitha. Ajo është gjëja e parë e cila ju përfaqëson nga jashtë. Kur ju jeni të shëndetshëm, lëkura juaj është e bukur dhe e shkëqyer. Zgjedhjen e bëni ju vetë, çdo ditë, prandaj bëni kujdes.

Lëkura juaj është mbulesa e jashtme e cila e mbron të gjithë trupin tuaj, por kjo nuk është e gjitha. Ajo është gjëja e parë e cila ju përfaqëson nga jashtë. Kur ju jeni të shëndetshëm, lëkura juaj është e bukur dhe e shkëqyer. Zgjedhjen e bëni ju vetë, çdo ditë, prandaj bëni kujdes.

 Nëse doni që të keni lëkurë të bukur, bëni kujdes me ushqimin. Merrni doza më të larta të vitaminës C, dhe reduktoni konsumin e yndyrërave dhe karbohidrateve. Ndryshimi i ushqimit tuaj, do të ndikojë pozitivisht në pamjen e lëkurës tuaj. Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C dhe D, antioksidantë, minerale, selen. Ato do t’ju ndihmojnë për ta mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli. Do t’ju ndihmojnë edhe në parandalimin e shfaqjes së rrudhave dhe ndryshimeve të lëkurës.

Çdo pjesë e trupit ka përfitime nga kryerja e ushtrimeve, duke përfshirë edhe organin më të madh, lëkurën. Aktiviteti sportiv përmirëson qarkullimin, e ushqen lëkurën, rrjedhën e lëndëve ushqyese, prodhimin e kolagjenit. Gjithmonë pas kryerjes së ushtrimeve, duhet ta lani fytyrën, në mënyrë që djersa të mos i bllokojë poret.

Sa më shumë që të flini, aq më e bukur do të jetë lëkura juaj. Studimet kanë treguar se 7-8 orë gjumë në ditë e mbajnë trupin tuaj në formë të mirë. Gjumi, pushimi dhe relaksimi, do ti fshijnë rrathët e errëta rreth syve, lëkurën e zbehur dhe sytë e fryrë.

Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell sepse 90% e dëmtimit të lëkurës janë për shkak të diellit. Sa më gjatë të ekspozoheni në diell, aq më tepër rrisni mundësinë e shfaqjes së kancerit të lëkurës. Aplikoni në trup krem për mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Me kalimin e moshës, lëkura ndryshon. Trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm kolagjen dhe elastin, duke filluar kështu shfaqja e rrudhave dhe e dëmtimit të këkurës.

Çdo gjë që është e tepruar është e dëmshme, po kështu edhe alkooli, duhani, kafja dhe çaji. Çdo ditë lëkura juaj është në kontakt me tymin e duhanit, shkarkimet e gazrave të makinave, të cilat ndikojnë plus në dëmtimin e lëkurës. Të ftohtit dhe ndryshimet e mëdha të temperaturave, janë shkak i tharjes dhe skuqjes së lëkurës.

Shpërndaj