Si ta përgatisni tupin për sport gjatë muajve të verës?

Vera e gjatë dhe e nxehtë sjell momente të këndshme në plazh, por këtu është edhe dëshira dhe nevoja për një pamje të bukur dhe të shëndetshëm. Sporti i përditshëm mund të na ndihmojë për të arritur pamjen e dëshiruar, por gjatë stinës së verës sportet duhet të praktikohen me shumë kujdes.  Temperaturat e larta dhe rritja e lagështisë së ajrit në mjedisin e jashtëm ndikojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe mbi punën e muskujve. Kjo shkakton lodhjen kronike të sistemit muskulor dhe rrit rrezikun e lëndimeve gjatë sportit. Sigurisht që gjatë periudhës së verës duhet të keni kujdes dhe ta shmangni sindromin e mbinxehjes dhe dehidratimin kronik të organizmit.

Përgatitini trupin tuaj për një ekuilibër të përsosur

Konsumi i ushqimeve të lehta dhe pa yndyrë gjatë stinës së verës është parakushti kryesorë për përgatitjen e duhur të aktiviteteve sportive. Vëmendje duhet t’i kushtohet rehidratimit të trupit gjatë aktiviteteve sportive. Veçanërisht. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për sportistë profesionistë apo persona që merren me sport në mënyrë rekreative, duhet patjetër të shmanget mundësia e paraqitjes së dehidratimit. Është e nevojshme që ta merrni sasinë e lëngjeve të humbura gjatë aktivitetit sportiv. Kjo arrihet me matjen e peshës trupore para dhe pas aktivitetit sportiv. Ndryshimi i peshës trupore tregon sasinë e lëngjeve të humbura.  Gjatë dy orëve të para duhet të plotësoni rreth 90 -110% të lëngjeve të humbura dhe më pas edhe 25-40% të sasisë së humbur të lëngjeve gjatë gjashtë orëve të para pas aktivitetit sportiv. Gjatë aktivitetit sportiv është e nevojshme që të konsumohen sasi të vogla lëngjesh çdo 20 minuta, jo ujë por lëngje sportive (jo pije energjike) të cilat do ta plotësojnë humbjen e elektroliteve në organizëm.

Vishni rroba të lehta

Përdorimi i veshjeve që pengojnë avullimin e djersës shkakton rritjen e mbinxehjes në trup. Përdorimi i veshjeve të lehta dhe të pambukta nuk e akumulojnë nxehtësinë në trupin tuaj.

Kur dhe me çfarë sporti duhet të merreni gjatë stinës së verës?

Në këtë periudhë të vitit më tepër duam të merremi me sport në vende të hapura në natyrë për t’I shmangur palestrat sportive. Noti, ecja, çiklizmi dhe ushtrimet kondicione pranë lumit, liqenit apo detit, janë gjëra që ju mbushin vërtetë me energji. Por, sigurisht që këto gjëra duhet t’i praktikoni me shumë kujdes. Gjithmonë ushtroni gjatë orëve të para të mëngjesit, apo gjatë orëve më të vona të pasdites në mënyrë që ta shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit.

Këshilla të dobishme

Kryeni ushtrime në mënyrë të moderuar dhe asnjëherë mos e sforconi trupin tuaj. Vetëm në këtë mënyrë do të keni një jetë të shëndetshme dhe aktive. Me shumë rëndësi është edhe përgatitja e duhur para se të filloni të merreni me ndonjë lloj aktivitet sportiv. Në këtë mënyrë do ta mbroni trupin tuaj nga të gjitha pasojat negative dhe nga ritmi i parregullt dhe të mundimshëm. Një nga pasojat e përgatitjes së papërshtatshme janë lëndimet sportive të cilat do t’ju pengojnë që t’i kënaqeni aktivitetet sportive gjatë stinës së verës.

Shpërndaj