Përdorni trurin
Personat të cilët janë mentalisht aktivë, janë më pak të prirur ndaj sëmundjes Alzheimer. Provoni këto teknika për trajnimin e trurit.
– Lexoni libra
– Dëgjoni ligjerata
– Dëgjoni radio
– Luani lojra kompjuterike
– Vizitoni Muzeume
– Mësoni një gjuhë të dytë
Mbani mend kur ishit të vegjël dhe i thonit fjalët mbrapsht?
Një studim bëri disa ushtrime të quajtura ‘neurobik’ të cilat e bëjnë trurin të mendojë në një mënyrë tjetër. Meqënëse shqisat tuaja janë çelësi për njohjen, përdorini atë me qëllim që të ushtroni trurin. Nëse shkruani me dorën e djathtë, mundohuni të shkruani me dorën e majtë. Përdorni rrugë të ndryshme për t mbërritur në vendin e punës. Mbyllni sytë dhe mundohuni t’a njihni ushqimin me anë të shijes dhe aromës.
Ushtroni që të mbani trupin në formë
Ushtroni, veçanërisht ushtrime kardio të tipit ecje dhe not. Me këto ushtrime përmirësoni dhe shëndetin mendor. Aktiviteti fizik, mund të rrisë furnizimin me gjak në tru dhe t’i përmirësojë lidhjet mes qelizave të trurit. Jini aktivë, kjo do t’a përmirësojë memorien tuaj, imagjinatën, madje edhe aftësinë për të planifikuar detyrat.
Mënyra e të ushqyerit shëndetshëm, përmirëson fuqinë e trurit
Bëjini favor trurit dhe hani ushqime të shëndetshme për zemrën dhe linjën. Shtimi i peshës në moshën e mesme rrit rrezikun e shfaqjes së demencës (sëmundje e cila prek memorien në një moshë më të rritur). Gjithashtu kjo sëmundje mund të shfaqet edhe nëse keni nivel të lartë të kolesterolit dhe presion të lartë të gjakut. Sugjerojmë:
– Konsumoni ushqim të pjekur në tavë ose në zgarë në vend që ta skuqni atë
– Gatuani me vajra të shëndetshëm, si vaj ulliri, vaj farash ose frutash të thata
– Hani fruta dhe perime të ndryshme
– Hani peshk
Bëni kujdes çfarë pini
Të gjithë e dimë se shumë pije alkoolike në një natë, mund të ndikojë në mënyrën tuaj të të folurit, të lëvizjes dhe sigurisht në kujtesën tuaj. Por, a e dini se alkooli mund t’ju lërë dhe pasoja të tjera të rënda dhe afatgjata? Konsumimi i tepërt i alkoolit gjatë gjithë jetës mund t’a ngjeshë pjesën ballore të trurit. Ky dëmtim mund të zgjasë përgjithmonë, madje edhe nëse hiqni krejtësisht dorë nga pirja e alkoolit. Limiti është si vijon: një gotë alkool në ditë për gratë dhe dy gota për meshkujt.
Lojrat me video e tranojnë trurin tuaj
Merrni komanduesin e videos në dorë. Disa studime tregojnë se video lojrat stimulojnë pjesët e trurit të cilat kontrollojnë lëvizjet, kujtesën, planifikimin dhe aftësitë e mira motorike. Disa thonë se video lojrat ju bëjnë më të mirë vetëm në video lojra. Megjithatë, pse të mos i lejojmë fëmijët të argëtohen?
Muzika ndihmon trurin tuaj
Falenderoni prindërit tuaj që ju kanë rekomanduar të merrni mësime të pianos apo të kitarës. Luajtja e instrumentëve në një moshë të re mund të reflektojë që edhe në moshë më të vjetër të keni mendim më të kthjellët dhe më të pastër. Luajtja e instrumentave është argëtuese dhe përmirëson funksionin mendor.
Shoqërohuni me miq të vërtetë
Studimet tregojnë se aktivitetet shoqërore përmirësojnë mendjen tuaj.
Jini të qetë
Stresi i tepërt mund t’a dëmtojë materien gri të trurit, e cila përmban qeliza të cilat akumulojnë dhe kryejnë procesin e informacionit.
Ja disa këshilla se si të qetësoheni:
– Merrni frymë thellë
– Gjeni diçka që do t’ju bëjë për të qeshur
– Dëgjoni muzikë
– Bëni Joga ose meditoni
– Gjeni dikë me të cilin mund të bisedoni
Përveç këtyre, këtu bën pjesë edhe gjumi. Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme që të mund të mendoni mirë gjatë ditës. Është shumë e rëndësishme që të jeni të ngopur me gjumë para se të filloni të merreni me ndonjë punë të re dhe më pas të bëni pushim përsëri. Në këtë mënyrë nuk do të jeni të lodhur dhe do të mund të fokusoheni më mirë në atë që bëni.